Tifozët në Gjermani kanë protestuar për javë të tëra në ndeshjet e futbollit kundër planeve të Shoqatës Gjermane të Futbollit (DFB) dhe Ligës Gjermane të Futbollit (DFL) për të lejuar investitorët e huaj të hyjnë në Bundesligë.
Plani ishte të mundësonte hyrjen e investitorëve të rinj në ligë për të gjeneruar të ardhura shtesë përmes lidhjes së një partneriteti strategjik me investitorë të jashtëm në fushën e marketingut. Drejtuesit e futbollit gjerman kërkuan ndryshimin e statutit, teksa u fol edhe për privatizimin e klubeve, por kjo ide hasi në rezistencë të ashpër të tifozëve.
Në këtë mënyrë u ndërprenë dhjetëra ndeshje dhe sot u konfirmua se drejtuesit e Ligës Gjermane të Futbollit (DFL) hoqën dorë nga ideja që donin të mundësonin privatizimin. Kështu tifozët arritën të fitojnë një betejë të madhe dhe tani po festojnë që i shpëtuan klubet e tyre nga privatizimi i huaj.