Porti i Durrësit/ Berisha: Po kryhen vjedhje përmes Bitcoin! Një ekspert konverton kriptomonedhën në para cash për të ndërtuar kulla

 

Sali Berisha ka përmendur cështjen e mashtrimeve me Call Center duke e lidhur me projektin e portit të Durrësit. Sipas tij, një ekspert i specializuar merret me konvertimin e Bitcoin në para cash për të ndërtuar kullat apo pallatet e portit. Po ashtu zbulon skemën se si bëhet mashtrimi i qytetarëve.

“Sipas të gjitha burimeve, këto call-centera janë nën mbrojtjen e Edi Ramës. Që të informojmë saktë qytetarët, ka nisur një hetim i madh i call-centerave, që me telefonatat e tyre, orientojnë drejt investimeve qytetarë europianë. Veprimtari kjo e palejuar në Europë. Por nëse ky hetim nga SKAP-i i partisë vazhdon, janë nën mburojë të plotë, call-centerat që kryejnë një veprimtari të tmerrshme kriminale, të një lloji tjetër, një grabitje monstruoze e qytetarëve europianë në Gjermani, Spanjë, Itali, etj. Kjo grabitje bëhet me bitcoin. Këto qendra nuk kontrollohen as nga SPAK dhe nga askush.
Famëzi Amant Josifi, është kreu i meduzës i kësaj afere. 

Këta kanë një aplikacion që u thonë se duhet të blini bitcoin dhe ta vendosin në këtë kuletë dixhitale. Qytetarët e blejnë, e vendosin në këtë kuletë dixhitale, kujtojnë se e kanë këtu, por nuk e kanë. Këto bitcoin përfundojnë të gjitha në Emiratet e Bashkuara Arabe.  Është një ekspert i specializuar vetëm në konvertimin e Bitcoin në para cash për të ndërtuar kullat apo pallatet e portit. Ky nuk është i vetëm. Bitcoin përfundojnë të depozituara në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe këto që disponon rrjeti Rama-Josifi.

Tani këta janë të qetë se qeveria na mbron, dhe SKAP-i i partisë nuk hyn dot këtu, nuk ka punë këtu. Dhe sa është gjer më tani vjedhja që u është bërë qytetarëve? 2.2 miliardë euro. Në Tiranë kanë zbritur hetues nga disa vende, por ata po pengohen nga SKAP-i i partisë, që heton vetëm krahun tjetër të call-centerave, që duhet të zhduket dhe të mbetet vetëm këto që mbushin kuletat dixhitale të këtij rrjeti, me bitcoin që ua vjedhin qytetarëve europianë”, tha Berisha.


Lajmi kryesor:

Berisha: Protestë më 6 dhjetor, ditën kur liderët e BE vizitojnë Tiranën! Të paraqesim para Europës problemet e shqiptarëve në mënyrë paqësore


/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen