Pak ditë pas vrasjes në mënyrë makabre, me therrje në fyt nga bashkëshorti të vajzës nga qyteti i Tropojës, bashkëqytetar të saj kanë organizuar një protestë homazh të titulluar “Kundër dhunës- Pro jetës”. Dhjetra banorë, kryesisht vajza e gra, por edhe shumë të rinj e prindër, kanë sensibilizuar njerëzit në mënyrë që t’i thonë “Ndal dorës që vret”.
Të pranishmit në këtë protestë kanë ndezur qirinj dhe kanë vendosur tufa me lule pranë fotografisë së Elidonës, ku kanë thënë se, të gjithë duhet të reflektojnë për jetën që është dhuratë e Zotit dhe pronë e askujt.
“Lutjet tona shkojnë për ty që e deshe jetën aq shumë dhe i thure ëndrrat me të bukura për të. Ishe një engjëll në tokë, tani je një engjëll në qiell. U prehsh në paqe bukuroshe. Ngushëllimet e të gjithëve ne, shkojnë për familjen tënde të mrekullueshme, për babin tënd Halil Demiraj, çika e babit”. Këto janë pankarta që miq dhe shokë të viktimës, kanë bërë.

Ja disa nga shkrimet e dedikuara Elidonës:

“E bukura dhe e ëmbla Elidona Demiraj”

“Lutjet tona shkojnë për ty që e deshe jetën aq shumë dhe i thure ëndrrat me të bukura për të. Ishe një engjëll në tokë, tani je një engjëll në qiell. U prehsh në paqe bukuroshe. Ngushëllimet e të gjithëve ne, shkojnë për familjen tënde të mrekullueshme, për babin tënd Halil Demiraj, çika e babit.

Vrasja nga Arben Rrexha
Vetëm pak ditë pas vrasjes makabre në Londër, ku një shqiptar me emrin Arben Rexha theri me thikë bashkëshorten e tij, Elidona Demiraj po shqiptare dhe ajo ndërroi jetë, ka reaguar familja e saj duke e konsideruar vrasjen si makabre dhe dhëndërrin kriminel që i morri jetën vajzës në moshë fare të re. Babai i Elidonës, Halil Demiraj ka reaguar në rrjetin social “Facebook” pas ngjarjes duke treguar detaje nga martesa e vajzës së tij Elidona me Arben Rexhën. Halili është me origjinë nga Tropoja dhe thotë se vajza e tij është diplomuar në Universitetin e Shkodrës e cila u fejua me burrin vrasës në vitin 2013, por ai njihej me emrin Lulzim Qeleposhi, ndërkohë që në Britaninë e Madhe ai njihej me emrin Arben Rexha, që sipas babait të Elidonës ai e privoi vajzën e tij nga shumë gjëra në jetë.Arben Rexha e goditi bashkëshorten e tij në një apartament në Islington, të Londrës, të dielën e fundit të muajit janar.
Elidona Demiraj, që ra viktimë e bashkëshortit të saj u gjet me një plagë në fyt të shkaktuar nga thika dhe vdiq në vendin e ngjarjes. Elidona, sipas autoriteteve kishte rreth dy muaj që jetonte në një bllok pallatesh në rrugën “Graham” në Londër dhe sipas komshinjve çifti nuk kishte probleme me njëri-tjetrin.Statusi në FB, i babait
“Me hidhërim të madh njoftojmë për vdekjen e vajzës tonë Elidona Demiraj, por me një respekt të madh për të gjtihë shokët, miqtë, shqiptarët brenda e jashtë kufijve. Në mënyrë të vecantë, familjarët, komshinjtë e vajhzës time që në muajt e fundit të jetës së saj i qëdnruan afër Elidonës, për dhimbjen dhe ngushëllimet që na dërguan me rastin e ndarjes në mënyrë tragjike nga jeta të vajzës tonë të pafajshme.Për ata që nuk e njohin, Elidona sapo mbaroi shkollën e mesme në Tropojë u diplomua në Universitetin Luigj Gurakuqi në Shkodër dhe në muajin tetor të vitit 2013 u fejua me Lulzim Qeleposhin, por që në Angli njihej me emrin Arben Rexha.
Ajo u martua para tre muajsh, kur ky bashkëshort vrasës e mori në Angli, ky kriminel që jo vetëm e privoi vajzën nga dashuria dhe lumturia, por i hoqi asaj edhe buzëqeshjen e ëmbël që për 25 vite nuk i mungoi asnjëherë në fytyrën e saj. Ai i mori edhe jetën në kulmin e rinisë. Uroj që rasti i vajzës time të mos i trokasë në derë askujt e askund”.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Vritet shqiptarja në Angli nga bashkëshorti