Protestë kundër Albin Kurtit në Kosovë! Ish-luftëtarët e UÇK-së: Kryeministër, mos na e shkel gjakun! Dorëhiqu ose kërko falje

Protestë kundër Albin Kurtit në Kosovë! Ish-luftëtarët e UÇK-së: Kryeministër, mos na e shkel gjakun! Dorëhiqu ose kërko falje

Protesta në Kosovë

KOSOVË- Marre”, “Dorëheqje”, “Kërko falje”, “Mos shkel gjakun e dëshmorëve” ishin disa nga parullat e mbajtura në protestën kundër kyreministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Ka qenë një deklaratë e kreut të qeverisë së Kosovës për Oliver Ivanoviq, ish liderin e vrarë të serbëve të Kosovës ajo çka ka nxitur qytetarët të dalin në protestë.  Berat Beqiri, njëri nga organizatorët dhe fëmijë dëshmori, deklaroi se nuk do t’i harrojnë kurrë lëvdatat që Kurti ia bëri politikanit të vrarë, Oliver Ivanoviq.

“Kryeministër mos na shkel në gjak, stop devijimit të historisë. Nuk duam të bëhemi pjesë e fajit dhe tradhtisë. Më shumë kujdes dhe përgjegjësi ndaj historisë. Deklaratat e pamatura dhe të rrezikshme, ofendimet si ky i Kurtit do të pasohen me protestat tona. Durimin e popullit po e cilësoni si injorant dhe paaftësi. Nuk jemi as injorant dhe as të paaftë, dhe ne do t’iu kërkojmë llogari publike. Populli që ti e ke ofenduar, duron ndoshta, por nuk harron e as nuk falë kurrë. Ne fëmijëve të dëshmorëve kursena larg politikave dhe larg çdo gjëje. Mos na fyeni në ndërgjegjen dhe plagët tona. Albin dorëhiqu ose kërko falje”, deklaroi Beqiri.

Edona Gashi, vajzë dëshmori dhe organizatore e protestës, ka thënë se Kurti po i mbron kriminelët kurse nuk po i përmend heronjtë e Kosovës.

“Ivanoviq ka qenë shef i Rojeve të Urës, dhe organizator i paramilitarëve që ka pamundësuar jetën e shqiptarëve të Mitrovicës. Ka marrë pjesë në masakrën e Kovaçëve, dhe ku mbi 1 milionë shqiptarë janë dëbuar si pasojë e krimeve të Serbisë. Sot këtu jam ardh si një fëmijë që 24 vjet nuk e di se çfarë ndjenje është me thirr emrin babë. Dhe me pyet kryeministrin se çka po i pengon atij UÇK-ja dhe lufta jonë. Po e lartëson një kriminel dhe nuk po i përmend heronjtë tanë. A i vjen turp që një kriminel lufte e quajti hero dhe gjakun e dëshmorëve e ka shkelur me atë deklaratë? Po dua me pyet kryeministrin a të vjen turp me dalë para fëmijëve të dëshmorëve? Kryeministër a të vjen turp t’i hapësh edhe njëherë plagët? A të vjen turp t’u dalësh përballë grave kosovare të dhunuara nga kriminelët serbë? A ki turp për atë deklaratë? Prandaj kërko falje kryeministër. Edhe pse e di që ti nuk je në lëkurën tonë”, tha Gashi.

Çfarë tha Kurti?

Një deklaratë e kryeministrit Kurti për politikanin Oliver Ivanoviq, kishte nxitur shumë reagime. Në një video të publikuar në facebook me rastin e 5-vjetorit të vrasjes së Ivanoviqit, Kurti deklaroi se politikani serb kishte punuar për tolerancë ndër-etnike.

“Oliver Ivanoviq ishte një person i përkushtuar për të luftuar për interesat e komunitetit dhe qytetit të tij. Ai e bëri këtë duke qenë i hapur, i sinqertë, gjithmonë i mprehtë në çështjet me rëndësi, por edhe i respektueshëm edhe ndaj atyre me të cilët nuk ishte dakord. Do të dëshiroja që kujtimi i tij të mbetet i gjallë, kujtimi i tij si një njeri që punoi për një të ardhme të qëndrueshme dhe për një Kosovë shumetnike”, tha Kurti.

Kush ishte Oliver Ivanoviç:

Oliver Ivanoviq, ishte një politikan serb i Kosovës. Ivanoviq shërbeu si Sekretar Shtetëror i Ministrisë për Kosovë dhe Metohi nga viti 2008 deri në vitin 2012 dhe gjithashtu ishte anëtar i Qendrës Koordinuese për Kosovë dhe Metohi nga viti 2001 deri në vitin 2008. Ai u vra nga autorë të panjohur më 16 janar 2018 në Mitrovicën e Veriut. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:20
‘Albin, dorëhiqu ose kërko falje’, Detaje nga protesta e fëmijëve të dëshmorëve kundër Kurtit në Kosovë

1674476466_jkjkdfjkd.JPG

Është mbyllur protesta e fëmijëve të dëshmorëve të UÇK-së, e thirrur kundër deklaratave që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pati për ish-politikanin serb, Oliver Ivanoviq.

Protesta nisi nga sheshi “Zahir Pajaziti” për të përfunduar afër objektit të qeverisë, ku u vendosën të gjitha pankartat që protestuesit po mbanin në duar gjatë gjithë kohës.

“Marre”, “Dorëheqje”, “Kërko falje”, “Mos shkel gjakun e dëshmorëve” ishin disa nga parullat në këtë protestë, raporton gazeta Nacionale.

Berat Beqiri, njëri nga organizatorët dhe fëmijë dëshmori, deklaroi se nuk do t’i harrojnë kurrë lëvdatat që Kurti ia bëri politikanit të vrarë, Oliver Ivanoviq.

“Kryeministër mos na shkel në gjak, stop devijimit të historisë. Nuk duam të bëhemi pjesë e fajit dhe tradhtisë. Më shumë kujdes dhe përgjegjësi ndaj historisë. Deklaratat e pamatura dhe të rrezikshme, ofendimet si ky i Kurtit do të pasohen me protestat tona. Durimin e popullit po e cilësoni si injorant dhe paaftësi. Nuk jemi as injorant dhe as të paaftë, dhe ne do t’iu kërkojmë llogari publike. Populli që ti e ke ofenduar, duron ndoshta, por nuk harron e as nuk falë kurrë. Ne fëmijëve të dëshmorëve kursena larg politikave dhe larg çdo gjëje. Mos na fyeni në ndërgjegjen dhe plagët tona. Albin dorëhiqu ose kërko falje”, deklaroi Beqiri.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arbëri: 23/01/2023 10:09

    Këta idiota nuk janë asgjë tjeter përveq ”luftëtar té rrejshëm” e tani të nxitur në protest me pages nga Qatar armiqsore…!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Shqiptari dhunon gruan dhe djalin e mitur në Itali

Shqiptari dhunon gruan dhe djalin e mitur në Itali