Protestë në Dibër/ Banorët: Duam ujë! Nëse nuk zgjidhet problemi, bojkotojmë zgjedhjet

Banorët e fshatit Brezhdan në Bashkinë e Dibrës kanë protestuar  përpara Bashkisë. Shkak është bërë mungesa e ujit të pijshëm. Banorët kërcënojnë se nëse kërkesat e tyre nuk merren parasysh do të bllokojnë rrugën kryesore, madje do të bojkotojnë edhe zgjedhjet e ardhshme.

Një tjetër shqetësim për banorët e Brezhdanit janë kanalet e ujërave të zeza që derdhen rrugëve të fshatit. Përmes këtij fshati, kalon një kanal vaditës i cili fillon që prej llixhave të Peshkopisë dhe ku derdhen ujërat e zeza,e deri tek mbetjet spitalore.

Fshati më i madh i Dibrës me mbi 80 familje vuan mungesën e ujit të pijshëm, ndërsa furnizohen me ujë vetëm 1 orë në ditë.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Dronë misteriozë shihen mbi tri baza amerikane në Britani

Dronë misteriozë shihen mbi tri baza amerikane në Britani