Protestë në Durrës, Basha: Rama
e Meta manipuluan hetimin e 'Doshit'

Protestë në Durrës, Basha: Rama<br />e Meta manipuluan hetimin e 'Doshit'
DURRES - Pavarësisht se Prokuroria e Përgjithshme ka dalë në një qëndrim zyrtar duke rrëzuar versionin e një atentati të mundshëm ndaj deputetëve Tom Doshi dhe Mark Frroku, për Partinë Demokratike hetimi është i manipuluar. Kështu është shprehur Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha në protestën e opozitës në Durrës ku akuzoi Kryeministrin Edi Rama dhe Kreun e Kuvendit Ilir Meta se kanë manipuluar hetimin për çështjen “Doshi”.

Në fjalën e tij përpara qindra qytetarëve, Kreu i PD Basha tha se dyshja Rama-Meta ia doli që të manipulojë hetimin e çështjes Doshi dhe kjo sipas tij tregon për kapjen e vendit nga oligarkët e krimit.

Sipas Bashës ligji për hetimin e kësaj ngjarje u shkel me të dyja këmbët për aq kohë sa Meta nuk u dorëhoq, ndërsa atentati u mbajt i fshehur për 6 muaj nga Kryeministri dhe Ministri i Brendshëm. Por kreu i demokratëve theksoi se kjo nuk do të mbyllet këtu, duke e cilësuar këtë si sprovën më të madhe për vendin.

“Ndërkohë që iu premtojnë shqiptarëve, Rama dhe Meta janë përfshirë në një skenar vrasje, për pazare, për tendera. Rama dhe Meta ia dolën që me pushtetin që kanë të manipulojnë hetimin. Kam pasur këto ditë takime me zyrtarë të lartë të Europës. Të gjithë shprehin habi si kryetari i Kuvendit nuk dha dorëheqjen për t’i hapur rrugë hetimit. Si në çdo përplasjesh kriminale, banda më e fortë mbizotëron për momentin. Ligji u shkel me dy këmbë, pasi kryeministri dhe Ministri i Brendshëm heshtën për 6 muaj. Dhe Ilir Meta që nuk iu përgjigj thirrjes së qytetarëve për të iu dorëhequr. Por kjo është më e vogla e të keqes. Ata ia dolën që të manipulojnë hetimin. Kjo çëshjte nuk ka për t’u mbyllur. Kjo është sprova më e madhe për vendin dhe për shqiptarët. Rama-Meta nuk ka sy të ju shohë as veshë të ju dëgjojë. Por e kanë gabim se Durrësi është në këmbë, Shqipëria është në këmbë. E vërteta e madhe që shqiptarët e panë nuk fshihen dot. Sado të përpiqen Rama dhe Meta shqiptarët e dinë se krimi qëndron në zyrat e tyre, krimi është mentori dhe bosi i tyre.” tha në fjalën e tij kreu i PD Basha përpara qytetarëve durrsakë.Fjala e kryetarit të Partisë Demokratike, në protestën e Durrësit

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Gara mbarëkombëtare, mbyllet pas 8 ditësh festivali i shahut në Vlorë! Risia e sezonit, presidenti Dervishaj: Ka vajza shumë të talentuara

Gara mbarëkombëtare, mbyllet pas 8 ditësh festivali i shahut në Vlorë! Risia e sezonit, presidenti Dervishaj: Ka vajza shumë të talentuara