Sipas banorëve, kanali i grumbullimit të ujërave është lënë i hapur dhe nuk janë bërë fare kanalizimet e duhura, çka ka bërë që çdo ditë ata të kërkojnë shërbim shëndetësor pasi infeksionet që përhapen, sidomos në këtë periudhë kur temperaturat kanë arritur deri në 38 gradë celcius, shkaktojnë pasoja të rënda.
Por jo vetëm kaq, në ditët kur bie shi e gjithë sasia e ujërave që grumbullohen në këtë kanal futet brenda banesave, pasi perimetri i kanalit është shumë i vogël, në krahasim me sasinë e ujit që futet brenda tij.
Ata i kanë bërë apel kryeministrit Edi Rama dhe ministrisë së shëndetësisë që të ndërhyjnë në mënyrë emergjente, pasi situate sa vjen e rëndohet.
Lidhur me ankesat në bashkinë Kamëz, banorët thonë se kanë qenë të herëpashershme, por deri tani askush nuk ka dëgjuar kërkesat e tyre.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)