Kukes - Rruga Gjegjan- Përbreg mbi 3 km ka dëmtime të strukturës, çarje të këmbëve të urave dhe plasaritje të asfaltit.

Banorët kërkojnë nga ana e institucioneve vendore por edhe ato qendrore ndërmarrjen e të gjitha hapave ligjorë për ndalimin e lëvizjes së kamionëve të kompanisë  “Trade Minerals Al” dhe rikonstruksionin e këtij aksi rrugor.

Banorët e Gjegjanit kërcënuan me bllokim të akseve nacionale nëse nuk do të ketë reagim nga bashkia e Kukësit dhe ministria e Infrastruktrës dhe Energjisë.  

Rruga e ndërtuar në vitin 1974 ishte projektuar për mjete të tonazhit deri 25 ton, ndërkohë sot kalojnë kamionët me tonazh 45 ton.

Lajmi ne perditesim...