
Vrasja e 25-vjeçarit Klodjan Rashës ka sjellë protesta dhe në disa qytete të vendit tonë përveç Tiranës.
Në Elbasan, vetëm 3 persona dolën në protestë përpara Drejtorisë së Policisë, mes tyre një fëmijë i vogël me pankartë në duar, "Nuk dua të kem frikë nga policia".
Ndonëse pak në numër, kjo është një protestë simbolike ku këta 3 persona janë solidarizuar me qindra protestues në Tiranë.
Ato kërkojnë të ketë drejtësi dhe kërkojnë largimin e Ministrit të Brendshëm.
Ndërkohë në Gjirokastër të rinjtë e FRPD-së kanë ndezur qirinj në përkujtim të 25-vjeçarit Rasha. Qirinjtë janë ndezur në shkallët hyrëse të godinës së Bashkisë.
Pasi është mbajtur 1 minutë heshtje, të rinjtë dhe 2 gra vendase kanë apeluar për ndëshkimin e autorëve të kësaj ngjarje dhe kërkuan dorëheqjen e Ramës dhe Lleshajt.
Lajmi kryesor:
Mbi 4 orë protestë te Ministria e Brendshme e Kryeministria! U vihet flaka pemëve të Krishtlindjeve, sulmohen institucionet dhe shkatërrohen zbukurimet! Disa qytetarë marshim paqësor gjatë orës policore









