TIRANË- Protesta që u thirr pas vrasjes nga ana e policisë të të riut Klodjan Rasha degjeneroi në dhunë ndaj disa institucioneve shtetërore.Si pasojë mbetën të plagosur 9 policë ku njëri prej tyre do të operohet në sy dhe rrezikon ta humbë atë, gjatë përplasjeve u lënduan edhe dy protestues. Protestuesit nuk kursyen as pemën e Krishtlindjeve të kryeminsitria të cilën e dogjën dhe më pas e rrëzuan, nuk kursyen as zbukurimet të vendosura në rrugë dhe në fund iu drejtuan qendrës ku dëmtuan dhe i vunë flakën edhe pemës së madhe në mes të kryeqytetit. Fillimisht të rinjtë goditën e sende të forta policët dhe thyen xhamat e godinës së Ministrisë së Brendshme dhe më pas rreth një ore protestuesit u spostuan te Kryeministria

Godina fillimisht ishte e rrethuar me policë të pa mbrojtur me veshjet speciale që nuk u kursyen nga protestuesit. Më pas të rinjtë sulmuan me sende të forta godinën e Kryeministrisë dhe tentuan të hynin brenda. Në këtë moment erdhën forcat e ndërhyrjes së shpejtë të cilët larguan përkohësisht protestuesit duke përdorur spraj dhe gaz lotsjellës.Pas qëndresës së policisë protestuesit ashpërsuan aksionin dhe filluan të hiqnin gurët e bulevardit të cilat iu a hodhën në trup efektivëve. Në këtë moment policia ndërhyri me gaz lotsjellës duke shpërndarë turmën e cila pas pak minutash ndryshoi shënjestër dhe iu drejtua përsëri ministrisë së brendshme.

Por më parë ndodhi dhe një tjetër incident ku protestuesit sulmuan dhunshëm dy makina policie. Ndërkohë që policia fillimisht u gjend e papërgatitur për një rikthim te ministria e brendshme që këtë radhë iu thyen xhamat nga ana e bulevardit. Policie në këtë moment ndërhyri përsëri me gaz lotsjellës duke i larguar nga ky objektiv. Në këtë moment protestuesit filluan të dëmtojnë të gjithë zbukurimet e vendosura me rastin e festave në sheshin Skënderbej duke i vënë flakën dhe pemës së Krishtlindjeve. Shënjestra e fundit e protestuesve ishte drejtoria vendore e policisë së Tiranës. Ku dhe aty pati disa përplasje ku policia përdori gaz lotsjellës ndërsa protestuesit dogjën disa kosha me plehra.  Nga bilanci i kësaj dhunë u plagosën 9 policë, 2 protestues, ndërsa një efektiv është më rëndë ku rrezikon të humbasë syrin dhe pritet t'i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale te Spitali Francez .

Në fund gjatë orës policore, disa qytetarë zgjodhën të bëjnë një marshim paqësor nga Kryeministria deri te banesa e të viktimës Klodjan Rasha.  

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:42
Nis marshimi paqësor i disa qytetarëve nga Kryeministria te banesa e Klodjan Rashës (VIDEO)

Disa qytetarë në orën 22:30 kanë nisur një marshim paqësor nga Kryeministria deri te banesa e të viktimës Klodjan Rasha. Marshimi ka nisur pikërisht gjatë orës policore gjatë të cilës u vra dhe i riu.

Ora 22:02
Pas mbylljes së protestës për vrasjen e Klodjan Rashës, bilndohen dyert e kryeministrisë

1607547776_Screenshot9.jpg

Pas qetësimit të protestës qytetare përpara Kryeministrisë për vrasjen e Klodjan Rashës disa punonjës kanë blinduar dyert e këtij institucioni.

Nga protesta, dyert e kryeministrisë u shkelmuan dhe thuajse u shkatërruan.

Ora 21:38
Simpatizantë të PD-së homazhe për Klodjan Rashën! Marshojnë në rrugët e Fierit

Protestë simbolike për vrasjen e Klodjan Rashës janë zhvilluar dhe mbrëmjen e sotme në qytetin e Fierit.

Disa qytetarë, me pankarta nëpër duar dhe me qirinj kanë marshuar në rrugët e qytetit.

Të rinjtë janë nisur në drejtim të prefekturës së qytetit. Mes tyre ka përfaqësues nga PD, Luan Baçi dhe anëtarë të FRPD-së.

Qytetaret fierake kane zgjedhur gjysmë orëshin para mbylljes së orës policore që përkon në orën 22:00 , për të kërkuar zbardhjen e ngjarjes së 25 vjeçarit i cili u vra nga një polic me pretendimin se kishte thyer orën policore dhe nuk ju bind urdhërit për të ndaluar.

Ora 20:31
VIDEO-Foto/Çfarë mbeti pas protestës për vrasjen e Klodjan Rashës

Nisi si një protestë për të kërkuar drejtësi për viktimën Klodjan Rasha, i cili u vra një ditë më parë nga një efektiv policie, por që pas elementëve dhe veprimeve simbolike, pati tensionime ku disa protestues vendosen të thyenin dhe prishnin gjithçka u dilte para. Ajo që mbeti pas largimit të protestuesve janë objekte të thyera, zbukurime të prishura dhe objekte që iu vu flaka por që u fikën në kohë.

 

Ora 20:21
Protestuesit te Drejtoria e Policisë, mbërrin autoboti me ujë

1607541627_boti.jpg

Pas zhvendosjes së protestuesve te Drejtoria e Policisë Tiranë dhe në rrugën Myslym Shyri, ka mbërritur edhe një autobot me ujë, i  cili po shuan flaket nga koshat e mbeturinave, që u ndezën pak më parë nga protestuesve.

Ora 20:08
Protestuesit zhvendosen te Drejtoria e Policisë Tiranë, djegin kazanët e plehrave (VIDEO)

Protestuesit janë zhvendosur para Drejtorisë së Policisë Tiranë, ndërkohë që i kanë vënë flakën edhe disa kazanëve të plehrave në rrugë.

Ora 20:05
Vrasja e Klodjan Rashës/ Dhjetra të rinj në Vlorë dhe Lushnje marshojnë në rrugët e qyteteve (VIDEO)

Pas Elbasanit dhe Gjirokastrës, edhe qytetarë të Vlorës dhe Lushnjes kanë dalë në rrugë në formën e protestës për vrasjen e 25-vjeçarit Klodjan Rashës.

Në Lushnje disa përfaqësues të PD-së dhe LSI-së kanë marshuar drejt Komisariatit të Policisë dhe Bashkisë së Lushnjes.

Gjithashtu ata kanë ndezur qirinj në dyert e këtyre institucioneve si dhe kanë mbajtur 1 minutë heshtje për 25-vjeçarin.

Ndërkohë dhe në Vlorë, dhjetra qytetarë me pankarta nëpër duar po marshojnë në rrugët e qytetit.

Me pankarta nëpër duar ata thërrasin për dorëheqjen e Ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj.

Ora 19:46
Pasi i vunë flakën perdes së Ministrisë së Brendshme, shkatërruan zbukurimet në shesh, protesta zhvendoset te Drejtoria e Policisë (VIDEO)

Pasi i vunë flakën perdes së Ministrisë së Brendshme, shkatërruan zbukurimet në shesh, protesta zhvendoset te Drejtoria e Policisë! Protestuesit janë shpërndarë në zona të ndryshme të kryeqytetit. 

1607538944_Screenshot14.jpg

Ora 19:45
Protestuesit zhvendosen në qendër, i vendosin flakën pemës së Krishtlindjeve

Pasi kanë "pushtuar" sheshin Skënderbej, disa protestues kanë djegur pemën e Krishtlindjes në qendër. Kjo pasi ata kanë hequr dhe kanë dëmtuar disa prej zbukurimeve të pemës.

1607547224_16075463421607542817429646d7fd944303b8a86e2c0c8a34c6.jpg

Ora 19:28
Protestuesit zhvendosen në shesh, prishin zbukurimet për festat e Vitit të Ri dhe pemën e madhe (VIDEO)

Protestuesit janë zhvendosur në shesh, ku siç shihet në pamjet që sjell Report Tv kanë prishur zbukurimet për festat e Vitit të ri. Pas pemës te Kryeministria, protestuesit kanë prishur edhe pemën në shesh. 

Ora 19:19
Protestuesit rikthehen te Ministria e Brendshme, thyhen xhamat dhe objekt përreth! I vihet flaka njërës prej perdeve, policia i shpërndan me gaz lotsjellës

1607538125_Screenshot11.jpg

Një pjesë e protestuesve janë rikthyer sërish te Ministria e Brendshme, ku protestuesit kanë nisur të thyejnë çdo xham dhe objekt tjetër rreth saj. Disa prej tyre hapin një nga dritaret e ministrisë, i vihet flaka njërës prej perdeve.

Policia përdor gaz lotsjellës për të shpërndare turmën e protestuesve.

Ora 19:12
Protestuesit sulmojnë dy makinat e Policisë të parkuara në Bulevard, i thyejnë xhamat! (VIDEO)

Disa protestues kanë qëlluar makinat e policisë duke i thyer xhamat dy prej tyre. Ato kanë qenë të parkuar në Bulevard. Policët kanë larguar me shpejtësi dy prej tyre, ndërsa një makinë tjetër është sulmuar më shumë pasi në atë momente brenda nuk kishte asnjë polic. Disa protestues kanë ndërhyrë, duke e ndalur sulmin ndaj makinave dhe kanë lejuar policin që ta largojë.

1607537694_Screenshot7.jpg

Ora 19:03
Hidhet gaz lotsjellës nga tarraca e Kryeministrisë, shpërndahet turma e protestuesve (VIDEO)

Hidhet gaz lotsjellës nga tarraca e Kryeministrisë, shpërndahet turma e protestueve

Ora 18:56
Protestuesit ulen këmbëkryq në shesh, disa vijojnë të gjuajnë me gurë ndaj policisë

1607536622_Screenshot1.jpg

Pas tensionimeve dhe përplasjeve me policinë, protestuesit në mënyrë simbolike janë ulur këmbëkryq në shesh para Kryeministrisë, ndërsa disa prej tyre vijojë të hedhin gurë dhe pllaka në që i shkulin nga Bulevardi duke gjuajtur në drejtim të Policisë.

Ora 18:53
Protestë simbolike me 3 persona në Elbasan! Të rinjtë e FRPD-së ndezin qirinj në dyert e Bashkisë Gjirokastër

Vrasja e 25-vjeçarit Klodjan Rashës ka sjellë protesta dhe në disa qytete të vendit tonë përveç Tiranës.

Në Elbasan, vetëm 3 persona dolën në protestë përpara Drejtorisë së Policisë, mes tyre një fëmijë i vogël me pankartë në duar, "Nuk dua të kem frikë nga policia".

Ndonëse pak në numër, kjo është një protestë simbolike ku këta 3 persona janë solidarizuar me qindra protestues në Tiranë.

Ato kërkojnë të ketë drejtësi dhe kërkojnë largimin e Ministrit të Brendshëm.

Ndërkohë në Gjirokastër të rinjtë e FRPD-së kanë ndezur qirinj në përkujtim të 25-vjeçarit Rasha. Qirinjtë janë ndezur në shkallët hyrëse të godinës së Bashkisë.

Pasi është mbajtur 1 minutë heshtje, të rinjtë dhe 2 gra vendase kanë apeluar për ndëshkimin e autorëve të kësaj ngjarje dhe kërkuan dorëheqjen e Ramës dhe Lleshajt.

 

Ora 18:47
I bie të fikët protestueses, u shtir si motra e Klodjan Rashës! Qytetarët i japin ndihmën e parë

1607536087_WhatsAppImage20201209at18.45.34.jpeg

I bie të fikët protestueses, e cila u hoq në protestë se ishte motra e Klodjan Rashës! Kanë qenë protestuesit ato që i kanë dhënë ndihmën e parë. Ajo u shpreh se ka ardhur nga Italia për ceremoninë mortore të vëllait të saj, teksa në një intervistë për Report Tv më pas tha se kishte marrë pjesë në protestë për të kërkuar drejtësi.

Ora 18:41
Protesta për vrasjen e Klodjan Rashës, 9 policë të lënduar

1607535947_Screenshot10.jpg

Burime për Report Tv raportojnë se deri tani janë lënduar 9 efektiv policie, 5 para Ministrisë së Brendshme dhe 4 të kryeministria. Efektivët janë plagosur në kokë dhe trup nga gurët dhe sendet që protestuesit kanë hedhur në drejtim të tyre.

Ora 18:35
Protestuesit shkulin pllakat e Bulevardit, qëllojnë në drejtim të Policisë! Efektivët i përgjigjen me spraj

1607536389_12a8c23889464976a776e94f0943e9f9.jpg

Ka agravuar protesta te Kryeministria. Protestuesit kanë shkulur pllakat e Bulevardit dhe kanë qëlluar në drejtim të policisë. Kjo është protesta e parë ky qytetarët janë kundër efektivëve të Policisë. Efektivët hedhin spraj.

Ora 18:33
Protesta te Kryeministria, policia shoqëron disa protestues

1607535629_Screenshot9.jpg

Disa protestues janë marrë nga policia, ndërsa pamjet u panë në media gjatë raportimit live të protestës.

Ora 18:32
Mbërrijnë përforëcime, FNSH largon protestuesit nga dera e kryeministrisë (VIDEO)

Mbërrijnë përforësime nga Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, shpërndajnë protestuesit nga dera e kryeministrisë.

Ora 18:32
Protestuesit tentojnë të hyjnë në Kryeministri, shkelmojnë me dhunë derën

1607535435_Screenshot1.jpg

Protestuesit tentojnë të hyjnë më dhunë në kryeministri, tërhiqet policia. Disa qytetarë tentojnë të hapin derën e Kryeministrisë me dhunë.

Ora 18:24
Tensionohet situata te dera e Kryeministrisë/ Protestuesit çajnë kordonin e policisë, hidhen flakadanë e shashka

1607534626_Screenshot2.jpg

Është tensionuar situata te kryeministria. Përveç shashkave, janë hedhur edhe flakadanë në drejtim të kryeministrisë dhe policive.

Ora 18:17
Pasi rrëzojnë pemën e Vitit të Ri, protestuesit qëllojnë policinë me zbukurimet! Hidhen edhe shashka, sillen përforcime nga uniformat blu (VIDEO)

Pasi rrëzuan pemën e Vitit të Ri, protestuesit kanë qëlluar në drejtim të kordonit të Policisë që është vendosur në pjesën e shkallëve të Kryeministrisë. Ndërkohë, nuk kanë munguar as shashkat. Ndërkohë, mësohet se ka një shtim të forcave të Uniformave blu.

Ora 18:16
Protestuesit i vënë flakën dhe rrëzohet Pema e Krishtlindjeve para Kryeministrisë (VIDEO)

Disa të rinj pas disa tentativash për t'i vënë flakën dhe rrëzuar pemën e Krishtlindjeve para Kryeministrisë kanë arritur të rrëzojnë pemën.

Ora 18:03
Protestuesit i vendosin flakën pemës së Krishtlindjeve në Kryeministri (VIDEO)

Protestuesit i kanë vendosur flaken pemës së Krishtlindjeve , por që është shuar në kohë. Pak më herët protestuesit kanë tentuar ta rrëzojnë dhe t'i heqin zbukurimet.

1607533427_Screenshot4.jpg

Ora 18:03
Mashtroi mediat se ishte motra e Klodjan Rashës, protestuesja: Sivjet prisnim ta martonim, jo ta përcillnim për në varreza! Policia gjuan me armë në ajër, jo në kokë (VIDEO)

Në protestë ishte e pranishme edhe një vajzë, e cila u shtir në mediat se ishte e motra e Klodjan Rashës. Duke u prezantuar si Sibora Rasha ajo tha për Report Tv se sivjet prisnin që ta martonin Klodjanin dhe jo ta përcillnin për në varreza. Sibora Rasha, e cila tha se ka ardhur nga Italia, thotë se i vëllai nuk kishte asnjë problem me Policinë dhe as armë si dhe ishte djalë i mirë, prandaj familja e saj kërkon drejtësi.

“Unë isha në Itali kur kam marrë vesh në mes të natës dhe jam nisur direk nga Itali dhe kur familja nuk e dinte, e dinte se ishte arrestuar nga policia. Dua ta di për çfarë është vrarë vëllai im. Vëllai im kishte shkuar me marrë cigare. Për familjen është krim i madh, gjaku është derdhur para derës të shtëpisë. Vëllai punonte me babanë ku i dilte puna, kryesisht në ndërtim dhe po e përgatisnim për dasmë jo për ta çuar në varreza. Ne duam arsyen për çfarë është vrarë.  Duam të dimë policia do na mbrojë apo do na vrasë.  Vëllai im ka qenë i qetë dhe familjarë, por jo probleme me armë siç thotë shteti. Shteti duhet ta mbrojë popullin dhe jo ta vrasi.  Shteti gjuan me armë në ajër dhe jo në kokë apo në zemër, duam të drejtën tonë, prandaj jemi këtu” tha ajo.

Ora 17:44
Protestuesit të revoltuar tentojnë të rrëzojnë pemën e Krishtlindjes para Kryeministrisë, por tërhiqen

Disa protestues kanë tentuar të rrëzojnë pemën e Krishtlindjes e vendosur te kryeministria, të zemëruar dhe revoltuar për vrasjen e 25-vjeçarit, Klodjan Rasha.

Ata janë parë teksa kanë tentuar ta rrëzojnë pemën, por më pas janë tërhequr.

Ora 17:40
U vra nga policia/ Protestuesit shkruajnë emrin e Klodjan Rashës te 'Muri i Kujtesës'

Në “Murin e Kujtesës” ku janë të shënuar në formë simbolike me yje, efektivët e policisë të rënë në krye të detyrës, protestuesin kanë shkruar edhe emrin e Klodjan Rashës.

Protesta vijon akoma, teksa demostruesit nga Ministria e Brendshme janë zhvendosur tashmë tek Kryeministria.

Ora 17:34
Protestuesit para dyerve të Kryeministrisë, policia krijon kordon mbrojtës

Pas Ministrisë së Brendshme, protestuesit i janë drejtuar Kryeministrisë ku janë vendosur para dyerve të saj. Situata është e qetë ku ka vetëm thirrje se 'Lleshaj duhet të jap dorëheqjen' dhe 'nuk vritet i riu', ndërsa policia ka krijuar një kordon mbrojtës mes qytetareve dhe Kryeministrisë.

Ora 17:34
Qytetarët para Ministrisë së Brendshme i bashkohen atyre në Kryeministri

1607531063_Screenshot4.jpg

Qytetarët që po zhvillonin një protestë paralele në Ministrinë e Brendshme janë zhvendosur drejt protestuesve para Kryeministrisë.

Ora 17:33
Protesta për vrasjen e Klodjan Rashës/ Një grup të rinjsh përplasen me njëri- tjetrin, qëllojnë me çadra (VIDEO)

Tensione në protestën për vrasjen e Klodjan Rashës. Protestuesit janë përplasur me njëri tjetrin, ku siç shihet në pamjet që Report Tv sjell, kanë goditur njëri- tjetrin me çadër.

Ora 17:30
Protesta për vrasjen e Klodjan Rashës/ Të pranishëm dhe ish- deputetja e LSI dhe të rinjtë e LRI

1607531343_Screenshot8.jpg

Të pranishëm në protestën kundër vrasjes së Klodjan Rashës, janë edhe ish- deputetja e LSI-së, Floida Kërpaçi dhe të rinjtë të LRI-së.

Ora 17:22
Shoku i viktimës me lot në sy, policisë: Mund të ishte nipi yt që kthehet në shtëpi, kë po mbron? (VIDEO)

Shokët e viktimës Klodjan Rasha kanë qenë të pranishëm në protestë , ku njëri prej tyre me lot në sy i është drejtuar një efektivi i policie se kë po mbronte, pasi në vend të Klodjanit mund të ishte kushdo, mund të ishte edhe nipi i tij.

"Mund të ishte nipi yt që kthehet në shtëpi, kë po mbron?", shprehet shoku i viktimës.

Ora 17:21
Protesta për vrasjen e Klodjan Rashës/ Dëgjohen thirrje 'Rama ik'

1607529792_Sequence03.00311313.Still016.jpg

Në protestë përveç thirrjeve ku kërkojnë dorëheqjen e ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj, janë dëgjuar edhe thirrje "Rama ik".

Ora 17:13
Disa të rinj thyejnë xhamat e Ministrisë së Brendshme, qytetarja: Mos e bëni, ne nuk jemi të dhunshëm (VIDEO)

Disa të rinj gjatë protestës të revoltuar kanë thyer xhamat e Ministrisë së Brendshme, por menjëherë ka ndërhyrë një qytetare, e cila u ka kërkuar të vetëpërmbahen pasi janë këtu kundër dhunës dhe se ato paguhen me taksat tona.

"Mos çuni, ne nuk jemi të dhunshëm. Ata paguhen me taksat tona", tha qytetarja.

Ora 17:12
Pas rreth një ore te Ministria e Brendshme, protestuesit zhvendosen te Kryeministria

 

Pas rreth një ore te Ministria e Brendshme, protestuesit janë zhvendosur drejt kryeministrisë.

Ora 17:04
Tensione në protestë, protestuesit përplasen me policinë, thirrje në korr: Lleshaj jep dorëheqjen

Prej disa minutash vijojnë tensionet në protestën para Ministrisë së Brendshme, ku protestuesit tentojnë të hyjnë brenda ambienteve të ministrisë , por nuk lejohen nga policia, e cila është vendosur si vijë mburojë mes institucionit dhe protestuesve. Ndërkohë që vijojnë thirrjet në korr që ministri Sandër Lleshaj të jap dorëheqjen.

Ora 17:04
Detaji në protestë/ Protestuesit qëllojmë me hurma në drejtim të Ministrisë së Brendshme

1607529792_Sequence03.00311313.Still016.jpg

Nisur nga detaji që dha në intervistë xhaxhai i Klodjan Rashës, se kur doli nga shtëpia kishte 2 hurma në dorë, protestuesit ishin pajisur me hurma duke qëlluar me to në drejtim të Ministrisë së Brendshme. Megjithatë, nuk kanë munguar edhe sende të tjera si gurë apo edhe çadra.

Ora 16:58
Protesta kundër vrasjes së Klodjan Rashës/ Lëndohet një polic

1607530924_1607529858policipalgosur.jpg

Një polic është dëmtuar në kokë, pasi është goditur nga protestuesit gjatë protestës kundër vrasjes së Klodjan Rashës. Ai është larguar nga protesta nga kolegët e tyre. 

Ora 16:53
Stresi në protestë: Për ça paguhen policët për të na vrarë ne? (VIDEO)

Gjatë protestës para ambienteve të Ministrisë së Brendshme, për vrasjen e të riut Klodian Rasha në Tiranë, ka folur edhe këngëtari Stresi, i cili është shprehur mjaft i revoltuar duke adresuar një sërë akuzash ndaj ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj.

“Ku ishte arma, janë poshtërsira të policisë. Kur vjen të vret një polic tek shtëpia çfarë pret ti. Jam rritur me të. Për ça paguhen policët për të na vrarë ne! Kërkoj nga Sandër Lleshaj që të vijë këtu dhe të japë dorëheqjen. Të shkojë në shtëpi, u vra në mënyrë të padrejtë”, tha Stresi.

Ora 16:50
Tensione të protesta/ Protestuesi qëllojnë me çadër dritaret e Ministrisë, tentojnë të futen brenda! Ndërhyn Policia (VIDEO)

Protestuesit qëllojnë me çadër dritaret e Ministrisë së Brendshme, tentojnë të futen brenda! Ndërhyn Policia. 

 

Ora 16:46
'Unë jam Klodjani'/ Qytetarët djegin maskën në shenjë proteste për vrasjen e të riut nga polici

Në shenjë protestë, protestuesin djegin maskën.  

Ora 16:41
Qindra qytetarë në protestë të Ministria e Brendshme: Le të vdesin prindërit e mi nga COVID, por një i ri nuk vritet për një maskë (VIDEO)

Qindra qytetarë kanë dalë në protestë te Ministria e Brendshme, ku kërkojnë drejtësi për Klodjan Rashën. Kjo protestë nuk ka një organizator, por qytetarë të ndryshëm kanë mbajtur disa fjalime të shkurtra.

"Të ngrihemi, unë jam Klodjani! Vdekje kriminelëve, krimineli më i madh është kryeministri Edi Rama, ai është vrasës. Ndëshkim për vrasësin, ta ndëshkojmë o shqiptar", tha në qytetar.

"Le të vdesin prindërit e mi nga koronavirusi, por ama nuk vritet një fëmijë për një maskë! Trupi i madh për shtetit", tha një tjetër.