Protestoi kundër luftës në Ukrainë live në televizionin rus, gazetarja: Më morën 14 orë në pyetje dhe nuk më lejuan as të flas me familjen

Protestoi kundër luftës në Ukrainë live në televizionin rus, gazetarja: Më morën 14 orë në pyetje dhe nuk më lejuan as të flas me familjen

Gazetarja ruse Marina Ovsyannikova 'pushtoi' titujt e mediave me gjestin e saj të guximshëm, ku protestoi live në televizionin shtetëror rus kundër pushtimit të Ukrainës.

Redaktore në Channel 1 të kontrolluar nga shteti, ajo u arrestua pasi doli në ekran duke mbajtur në duar një pankartë që lexonte "jo luftë". Veprimi i kushtoi asaj një gjobë prej 257 euro, ndërsa pas daljes nga gjykata, gazetarja u shpreh se ishte marrë 14 orë në pyetje dhe se nuk kishte fjetur prej dy ditësh.

"Marrja në pyetje ka zgjatur më shumë se 14 orë, nuk më kanë lejuar të kontaktoj me familjen apo miqtë e mi, më është ndaluar të kisha një avokat. Ishte vendimi im kundër luftës. E mora vetë këtë vendim sepse nuk më pëlqen që Rusia të fillojë këtë pushtim. Ishte vërtet e tmerrshme," tha.

Gazetarja i bëri thirrje popullit rus të protestojë kundër luftës, duke thënë se vetëm ata kanë fuqinë për të "ndaluar gjithë këtë çmenduri". "Mos kini frikë nga asgjë. Ata nuk mund të na burgosin të gjithëve," tha ajo.

Nuk është e qartë nëse ajo do të përballet me akuza të veçanta në lidhje me protestën e saj në TV livepasi sipas një ligji penal të ri në Rusi, ndalohet që veprimet ushtarake të Rusisë në Ukrainë të quhen "pushtim".

Pas ngjarjes, Ovsyannikova u arrestua menjëherë, ndërsa për disa orë askush nuk dinte asgjë për të, por më pas u publikua një foto ku ajo dukej në gjykatë bashkë me avokatin.

Para incidentit, ajo regjistroi një video në të cilën tha se i vinte turp të punonte për atë që ajo e quajti 'propagandë e Kremlinit'.

"Më vjen turp që i lejova vetes të them gënjeshtra nga ekrani i televizionit. Më vjen turp që lejova që rusët të shndërrohen në zombie. Ne thjesht e pamë në heshtje këtë regjim çnjerëzor”, tha ajo.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës