Kanë bojkotuar 2 herë zgjedhjet në shenjë proteste, sot janë penduar që kërkuan rrugë. Këta janë banorët e fshatit Kraps që u bënë të famshëm për bojkotimin e zgjedhjeve.
Përtej mungesës së ujit të pijshëm dhe kanalizimeve, braktisja e punimeve të rrugës prej 6 muajsh e ka bërë jetesën në këtë fshat të padurueshme.
Sot banorët bllokuan rrug për një orë. Banorët presin përfundimin e punimeve për të rindërtuar muret rrethues.
Kjo situatë i rrezikon kryesisht fëmijët nga aksidentet rrugore. Trotuarët janë ndërtuar gjysmë metër mbi nivelin e banesave duke shkaktuar përmbytje në mot me shi.
Protesta e banorëve është mbështetur nga PD e Fierit. Kreu i saj Luan Baci tha se do t’i shkojnë cështjes deri në fund.
Punimet për segmentin Fier - Kraps nisën 1 vit më pare, por projekti ka mbetur i papërfunduar për mungesë fondesh. Banorët vec të tjerash nuk kanë marrë dëmshpërblimin për prishjet që u bënë për zgjerimin e rrugës.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com