Protestojnë punëtorët e HEC-eve
i larguan pas privatizimit të tyre

TIRANE - Punonjësit e dy hidrocentraleve, tashmë të privatizuara, Bistrica 1 dhe 2, kanë zhvilluar një protestë paqësore para portës së administratës së këtyre HEC-eve. Rreth 60-70 persona, ish-punonjës të larguar nga puna, kanë kundërshtuar masat administrative të ndërmarra pas privatizimit nga kompania turke “KURUM”.

Sipas tyre, vendimet e fundit të përfaqësuesve të firmës “KURUM” për largimin e punonjësve nga puna, përbëjnë një shkelje të kontratës kolektive, të Kodit të Punës dhe të vetë Kushtetutës së Shqipërisë. Protestuesit, të mbështetur nga sindikatat, kanë kërkuar kthimin në vendet e punës.

HEC-et Bistrica 1 dhe 2 kanë qenë burim jetese për banorët e qytezës së Bistricës, që është krijuar faktikisht nga familjet e punësuara në hidrocentrale dhe deri sot 80% e këtyre familjeve mbahen nga puna në hidrocentral.

Banorët janë trajtuar me statusin e një vendbanimi industrial dhe nuk kanë përfituar sipërfaqe toke nga ligji 7501 për tokën bujqësore dhe rrezikojnë të mbeten mes katër rrugëve, ndërkohë që, sipas ligjeve në fuqi, qeveria dhe privatët duhet t’i trajtojnë me një vëmendje të veçantë.

Shkrimi u botua sot në Gazetën Shqiptarja.com (print) 03.09.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 21 Janar, 08:38

    14 vite nga vrasja e 4 protestuesve, do bëjë SPAK drejtësi për 21 janarin?



×

Lajmi i fundit

Foshnja një ditëshe rrëmbehet në spital/ Çifti e vesh vajzën me rroba djemsh, prindërit përjetojnë orë tmerri

Foshnja një ditëshe rrëmbehet në spital/ Çifti e vesh vajzën me rroba djemsh, prindërit përjetojnë orë tmerri