Proteston opozita kosovare: 10
ditë kohë qeverisë për dorëheqje

Proteston opozita kosovare: 10<br />ditë kohë qeverisë për dorëheqje
Partitë opozitare në Kosovë kanë protestuar sot,në 8-të vjetorin e Pavarësisë kundër qeverisë Mustafa -Thaçi dhe kundër dy marrëveshjeve me Serbinë e Malin e Zi për “Zajednicën” dhe “Demarkacionin”, duke i lënë 10 ditë kohë qeverisë që të japë dorëheqjen.

Kjo protestë ka nisur me thirrje kundër qeverisë dhe largimit të saj, protestë që është shoqëruar me flamurin kombëtar dhe protestuesit janë grumbulluar tek Biblioteka Kombëtare e pastaj janë nisur drejt sheshit ‘Skëndërbej” ku janë mbajtur edhe fjalët e rastit të tre liderëve të Vetëvendosjes, Nismës dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, të cilët kanë theksuar se qeveria e Kosovës ka rënë dhe se protesta e sotme është mesazhi i fundit që populli i çon qeverisë. 

Krerët e Vetëvendosjes, Nisma dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës kanë theksuar se vendi është në një situatë të rëndë të cilën nuk e do asnjë qytetar dhe se populli kërkon zgjedhje të parakohshme, për një qeveri që zhvillon Kosovën dhe nuk e copëton atë.

Protesta e radhës do të mbahet më 27 shkurt, duke i lënë 10 ditë kohë qeverisë për të dhë dorëheqjen.



(Video e plotë- që nga fillimi i protestës)
  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin