Proteston Shkelqim Meta:
Rama s'ka mandat, të largohet

Proteston Shkelqim Meta:<br />Rama s'ka mandat, të largohet
Disa anëtarë të Partisë Socialiste, kanë kërkuar përpara selisë rozë këtë të hënë largimin e kryeministrit Edi Rama, nga drejtimi i partisë. Mësohet se anëtarët e mbledhur para PS-së, kërkojnë largimin e Ramës pasi sipas tyre, ai po shkel statutin e PS-së duke qëndruar në krye të partisë ndonëse prej 3 vitesh i ka mbaruar mandati.

Mes socialisëve protestues ishte edhe Shkëlqim Meta, i cili ka qenë edhe ish-kandidatë për kryetar të PS-së. Sipas tij kjo protestë vjen pas shkeljes së statutit të PS-së, nga kryetari aktual Edi Rama të cilit i ka mbaruar mandati prej 3 vitesh.

“Protestojmë sot për të bërë publike prezantimin e shumë problematikave të PS, por veçanërisht, çështja e zgjedhjes së kryetarit aktual. I ka mbaruar mandati në 2013 dhe ai vazhdon të drejtojë këtë forcë politike pa zgjedhje duke u përpjekur të bëjë modifikime në statut,” u shpreh Meta.
 
Po ashtu ai tha se duke filluar nga sot, është krijuar lëvizja ”Çohuni Socialistë”, e cila ka si synim zbatimin me insistim të statutit të PS-së. Sipas Shkelqim Metës, në të gjithë degët e PS në Shqipëri, do të vijojë nisma për mbledhjen e firmave për një mocion mosbesimi ndaj kryetarit të Partisë Socialiste Edi Rama.

protesta te ps me logo

protesta te ps me logo
Në orën 13.00 pritet të mbahet mbledhja e grupit parlamentar të Partisë Socialiste.

Protesta  nuk kishte se si të mos komentohej nga ish-kryeministri Sali Berisha. Përmes një statusi në Facebook, Berisha hedh dyshime mbi takimet e socialistit Shkëlqim Meta, i cili ishte në krye të protestës, me kryetarin e Kuvendit Ilir Meta, duke shtuar se “Meta po i çan Ramës partinë”.
 
Postimi i plotë i Sali Berishës

Meta i çan partine Edi Rames. Organizon proteste para selise se PS!

Te dashur miq, sot ne mengjes nje grup i madh socialistesh, me teser te PS ne dore, ne nje rast te paprecedente organizuan nje proteste para selise se kesaj partie me kerkesen per largimin e Edi Rames, i cili sipas tyre po shkaterron PS, e ka kthyer ate ne nje çiflig te tij, po ben baterdine me vjedhjet ne tendera se bashku me ministrat e tij, dhe prej tre vitesh ka shtyre dhe nuk zhvillon zgjedhjet ne PS.

Grupi i protestuesve, qe kerkon te hyje ne seline e PS por nuk lejohet nga policia, nuk ka lidhje me LMN apo Syrizen e Blushit. Ai udhehiqet nga socialisti ekstremist dhe ish kandidati per kryetar i PS z. Shkelqim Meta.

Pavaresisht nga mbiemri i tij Meta, Shkelqimi nuk eshte vellai i Ilir Metes. Keshtu qe hyrjedaljet e tij te shpeshta ne seline e parlamentit nuk dihet nese kane lidhje me zyren e kryetarit te Kuvendit, pra me takime me Ilir Meten apo me ndonje eksponent te larte te PS.

Rama, i tronditur nga protesta socialiste para selise se PS, bllokoi menjehere transmetimin e saj nga mediat. Por pavaresisht se kush fshihet prapa tij, ne te vertete Meta po i çan Rames partine!!

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

NBA/ Oklahoma lider në Perëndim, fiton Celtics! Zhgënjejnë Golden State dhe Denver

NBA/ Oklahoma lider në Perëndim, fiton Celtics! Zhgënjejnë Golden State dhe Denver