Protestuan kundër vaksinimit të detyrueshëm, 150 të arrestuar në Berlin

Protestuan kundër vaksinimit të detyrueshëm, 150 të arrestuar në Berlin

Protestuesit në Berlin

Policia në Berlin ka njoftuar se ka arrestuar rreth 150 persona, të cilët protestuan kundër vaksinimit të detyrueshëm kundër COVID-19. Një ditë pas protestës, policia tha se rreth 150 njerëz u mblodhën në tubimin e një organizate, e cila përfshin njerëzit skeptikë ndaj koronavirusit, e që janë kryesisht aktivistë të ekstremit të djathtë.

Ky grup i aktivistëve ka marrë përsipër organizimin e protestave kundër politikave të qeverisë. Sipas policisë, të mërkurën ka pasur edhe protesta të tjera të shpërndara. Gjatë këtyre protestave, policia ka arrestuar rreth 150 persona. Për 32 të arrestuar filluan hetimet për prishje të qetësisë, rezistencë dhe fyerje ndaj oficerëve.

Gjithashtu oficerët e policisë kanë shqiptuar 108 gjoba ndaj personave që nuk mbanin maska në fytyrë, të cilat janë të obligueshme dhe nuk mbanin distancën e nevojshme. Në këto protesta morën pjesë më pak njerëz sesa pritej./REL/

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë