Protestuan për pallatin e dëmtuar rëndë nga tërmeti, mbështetësit e Belind Këlliçit kanë përfituar bonus qeraje dhe banesa të reja

Protestuan për pallatin e dëmtuar rëndë nga tërmeti, mbështetësit e Belind Këlliçit kanë përfituar bonus qeraje dhe banesa të reja

Banorët që përfituan bonus qeraje

Disa banorë tek rruga “Myslim Keta” në Tiranë, kanë kundërshtuar kërkesën e Bashkisë që të dalin nga pallati i tyre rrezik shembje prej tërmetit. Teksa protesta e këtij grupi banorësh duket e nxitur edhe nga Partia Demokratike me Belind Këlliçin, pjesa tjetër e banorëve të këtij pallati kanë shkuar tashmë tek pallatet e reja tek “5 maji”, sipas asaj çfarë parashikon vendimi i qeverisë. 

Po kush protestoi përkrah Belind Këlliçit? Nga një verifikim i thjeshtë rezulton se banorët që dolën krah kandidatit të PD-së për Bashkinë e Tiranës, jo vetëm që kanë aplikuar në programin e rindërtimit, por dhe kanë marrë bonus qeraje dhe pritet të futen në banesat e reja. 

-Ferzilete Cjapi e cila u shfaq në krah të Belind Këlliçit rezulton se është në programin e Rindërtimit. Pas aplikimit të bashkëshortit të saj Petrit Cjapi, ka dalë fitues në strukturën 1+1, në pritje të hedhjes së shortit për t’u sistemuar në banesat e reja. Aktualisht trajtohet me bonus qeraje.

- Gentian Koçi ka aplikuar në programin e Rindërtimit. Por edhe pse është njoftuar dhe rinjoftuar zyrtarisht, ai nuk është paraqitur për të firmosur për plotësimin e dosjes së aplikimit.
- Një tjetër banore që u shfaq në krah të Belind Këlliçit ishte dhe Xhevahire Isufaj e cila ka aplikuar në programin e Rindërtimit.

Ajo ka dalë fituese në strukturën 2+1 dhe është në pritje të hedhjes së shortit për t’u sistemuar në banesat e reja. Aktualisht trajtohet me bonus qeraje.
-Afërdita Berliku është gjithashtu një tjetër banore e cila ka aplikuar në programin e Rindërtimit. Ajo ka dalë fitues në strukturën 1+1 dhe është në pritje të hedhjes së shortit dhe aktualisht trajtohet me bonus qeraje.

-Edhe dy mbështetës të tjerë të Belindit, Arjan Seferi dhe Valentina Asllani janë përfitues të banesave. Për Arjanin ka aplikuar në programin e Rindërtimit, e ëma e tij, Spirudhulla Seferi  e cila ka dalë fituese në strukturën 1+1, në pritje të hedhjes së shortit, për t’u sistemuar në banesat e reja. Aktualisht po trajtohet me bonus qeraje. 
-Kurse Drita Muça ka aplikuar në programin e Rindërtimit, dhe ka dalë fituese në strukturën 1+1 dhe është në pritje të hedhjes së shortit për tu sistemuar në banesat e reja. Aktualisht trajtohet me bonus qeraje.

Nga ana tjetër Arbjan Mazniku ka nxjerrë blof kandidatin e opozitës për Bashkinë e Tiranës Belind Këlliçi në lidhje me banorët tek “Myslym Keta”. Në një intervistë për televizionin e familjes Berisha, Mazniku solli fakte se banorët e këtij pallati të dëmtuar nga tërmeti marrin bonus qiraje dhe ndërkohë do të strehohen në banesa të reja. Mazniku deklaroi se gjatë kësaj kohe ata kanë marrë dhe bonus qeraje.

“Janë shpallur fitues zonja Ferizlete Cjapi, ka aplikuar për të zoti Petrit Cjapi dhe është shpallur fitues për një strukturë 1+1 dhe është trajtuar që nga fillimi i vitit me bonues qiraje. Ka marrë bonus qiraje prej dy vjetësh. Ajo nuk duhet të qëndronte në atë banesë. I është paguar nga qeveria shqiptare bonusi i qirasë Zonja Xhevahire Isufaj ka dalë fituese për një banesë 2+1 dhe është trajtuar prej 2 vite e gjysmë me bonus qiraje. Zoti Sherif Laçi është shpallur fitues për një banesë 1+1. Zonjë Afërdita Përliku, e cila ishte një nga zonjat në moshë. Janë trajtuar prej dy vjetësh e kusur me bonus qiraje. Një pjesë e tyre pavarësisht se kanë marrë bonus qiraje kanë qëndruar në atë banesë. 30 nga familjet sot janë në banesat e reja te 5 Maji. Grupi i dytë i familjeve do të shkojë te 5 Maji në banesa shumë herë më të mira. Tentativa për të përdorur politikisht ata njerëz është kriminale dhe e shëmtuar”, tha Manziku.

M.Q./B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Atmosfera festive në Kosovë, tregu i Krishtlindjeve në Prishtinë tërheq vëmendjen e të huajve

Atmosfera festive në Kosovë, tregu i Krishtlindjeve në Prishtinë tërheq vëmendjen e të huajve