Mediat kosovare raportojnë se udhëheqësit e veteranëve të luftës së UÇK-së janë në ambientet e Kryeministrisë së Kosovës.

Kujtojmë se ish-luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës zhvilluan ditën e djeshme një protestë, pasi nuk përfitojnë nga rritja e pagës minimale.

Protesta u shoqërua me tensione, ku veteranët thyer kordonin e policisë dhe u futën  brenda ambienteve të Kuvendit, ndërkohë që policia iu kundërpërgjigjë duke përdorur edhe gaz lotsjellës.

Ndërkohë opozita brenda Kuvendit kundërshtonte vazhdimin e seancës derisa të përcaktohej një takim mes Kurtit dhe veteranëve. Seanca u ndërpre disa herë por s’pati dakordim mes shefave të grupeve parlamentare që të vazhdohej me pikat e rendit të ditës.

Pas ndërprerjes së seancës veteranët u shpërndanë të qetë pas disa orë proteste.