Teksa janë mbledhur para Ministrisë së Arsimit, një protestues tha për Report Tv se kërkesa e vetme e tyre është dorëheqja e Ramës.
"Unë po protestoj për shkakun se Edi Rama, kur ne protestuam tre muaj paqësisht, nuk zgjodhi të fliste. Edhe unë iu bashkova protestës që të bëj dhunë dhe t'i tregoj që o do flasësh, o do tërhiqesh", tha ai.
Cilat janë kërkesat e tua konkretisht? Pra, çfarë kërkon ti?
"Kërkesa ime e vetme, edhe e të gjithë protestuesve këtu, është dorëheqja. Sepse kur ne protestuam tre muaj paqësisht dhe zgjodhëm të flisnim, Edi Rama nuk donte të fliste me ne. Tani që ne u ngritëm dhe u revoltuam, ai po zgjedh të flasë, por ne nuk duam të flasim tani. Është tepër vonë.
Edhe doja të thosha se i përshëndes të gjithë shqiptarët që kanë marrë pjesë në protestë, nga diaspora, ngado që të jenë. Dhe juve që rrini në shtëpi, hani fara, hani patatina dhe na shihni nga televizori, ju bëj thirrje edhe juve të vini këtu, në sheshin e burrave, ta hedhim poshtë këtë legenin", tha ai.
Është kjo forma se si duhet të protestoni? Ti je student?
“Jo, unë e kam lënë gjimnazin që 14 vjeç, sepse unë, me mendimin tim, për sa ju bëni tre vite dhe merrni diplomën, unë për tre vite punoj dhe hap një biznes. A më kupton”, tha ai.
Pra, e le shkollën sepse të duhej të punoje?
"E lashë gjimnazin sepse doja të punoja. Jo sepse më duhej, por doja vetë. Unë personalisht mendoj që gjimnazi është harxhim kohe. Në qoftë se ti bën tre vite dhe merr diplomën, unë për tre vite, që i thonë 36 muaj, sikur 400 mijë lekë të marr, kush e di sa kam bërë. A më kupton?", shtoi i riu.
"Ai jo vetëm na ka neglizhuar tre muaj që kemi protestuar paqësisht, por edhe është tallur me ne dhe na ka gjuajtur me gaz lotsjellës, me shkopinj gome. Edhe ne shumë mirë ia bëjmë që i gjuajmë me gurë, sepse vetë e nisi luftën. Dhe një luftë që ti nuk e fiton dot, nuk duhet ta nisësh", përfundoi ai.
Lajmi kryesor:
Protestuesit: Gati të përballemi me pasojat! I riu me maskë: E lashë gjimnazin, për 3 vjet bëj lek dhe unë hap biznes (VIDEO)







