Një pjesë e madhe e protestuesve janë pozicionuar në Sheshin Skënderbej në Tiranë, ku efektivët e Policisë kanë hedhur një sasi të madhe gazi lotsjellës, për t’i shpërndarë.
Nga pamjet e siguruara nga Report Tv, shihet se protestuesit janë të pajisur me gurë e sende të forta, për të sulmuar mbi efektivët. Madje njëri prej tyre, mban në dorë një shufër metalike me një gjatësi rreth 2 metër, i gatshëm për t’u hedhur në sulm.
Ndërkohë efektivët e Policisë janë pozicionuar mes selisë së PS dhe Teatrit të Kukullave, në gatishmëri për mbajtjen nën kontroll të situatës, në rast të një sulmi të mundshëm nga ana e protestuesve.
Lajmi kryesor:
Protestat e dhunshme/ Zjarr Ministrisë së Infrastrukturës e të Mjedisit, molotovë Bashkisë e BSH! Breshëri fishekzjarresh policisë! Këlliçi, Nallbati dhe Stresi u prijnë protestuesve pranë PD
LAJMET MË TË VLERËSUARA










