Protesta e opozitës ka shkaktuar përplasje mes protestuesve dhe policisë. Në momentin e çarjes së kordonit mbrojtës, disa prej tyre janë afruar në derën kryesore duke e sulmuar atë me mjete të forta.
Pasi kanë sulmuar hyrjen kryesore, ata kanë përdorur skelën e vendosur për të mbrojtur instalacionin për t'u ngjitur lart. Njëri prej tyre ka hequr një pjesë nga skela dhe ka thyer me forcë dritaren e katit të dytë të kryeministrisë. Turma u largua nga dera vetëm në momentin kur policia përdori gaz lotsjellës.
Pamje nga momenti i pëplasjes së protestuesve me policinë
Lajmi kryesor:
5 orë flakë e bomba molotov Kryeministrisë, opozita mbyll protestën (VIDEO + FOTO)
