Protestuesi për Report Tv: Unë jam një student, s'dua t'ia di për PD e PS! Kemi qenë të frustruar nga policia! S'dinë të sillen e të komunikojnë! Duhet ndryshim rrënjësor

Ajo që në fillim nisi si një protestë në emër të Klodjan Rashës, ku kërkohej drejtësi, tani ka nxjerrë në pah revoltën e të rinjve ndaj policisë.

Report Tv me gazetaren Eliza Gjediku ka pasur një komunikim me një nga protestuesit, i cili thotë se nuk është i nxitur nga asnjë parti politike. Ajo që e ka shtyrë që të dalë në shesh është dhuna psikologjike e fizike që uniformat blu kanë ushtruar! Sipas të riut, një student nga Tirana, Policia çalon në mënyrën e komunikimit dhe për këtë është i nevojshëm një ndryshim rrënjësor, jo vetëm largimi i ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj apo Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu. 

"Unë jam student, jetoj në Tiranë. Kam parë lajmë që thonë janë militant partie, jam asnjanës nuk dua t'ia di për PS e PD. Kam dalë për dhunën psikologjike e fizike për ne, dje po më ndalonin 5 policë, duke më thënë "direkt që do të çojmë në rajon" kur unë dola për punët e mia. Dua të tregoj që nuk jam dakord me dhunë  psikologjike, kemi qenë të frustruar nga policiët. Unë jam njeri dhe jam dakord që policia është një profesion i vështirë, mënyra që çalon është komunikimi dhe sjellja, dua që të ndryshohet kjo frymë. Nuk është vetëm largimi i drejtorit të Policisë së Shtetit, duhet ndryshuar e gjithë struktura, nuk di si si mund të ndryshohet kjo gjë", tha ai, teksa vihet re se është i pajisur me shall e kapele, që e penon identifikimin e tij. 

Ndalur të dhuna e minorenëve që është raportuar në 4 protestat e kaluara, ai tha se nuk është dakord, por shtoi se kurrsesi nuk duhet të cilësohen si sjelle kriminale.

"Unë mendoj se janë disa veprime të tepruara, por jo aq sa të konsiderohen kriminale. Kemi parë gjithë këto vite që policia po i rreh minorenët, ato ca shohin ca bëjnë, nuk besoj se janë ndikuar nga forca politike, njoh shokët e mia, unë nuk dua tia di për Ramën, Berishën, Bashën. Unë jam sportist dhe e shoh që sporti nuk vlerësohet.  Nuk dua të iki jashtë për një të ardhme më të mirë. Prandaj jam sot në protestë", tha ai.

Ndërkohë, një protestues tjetër, minoren, tha se ka dalë në protestë për "të drejtat e tij", por nuk tha asgjë të drejtë që i është mohuar.

"Po protestoj për të drejtat tona", tha minoreni dhe u largua. 


Lajmi kryesor:

Protesta zbehet në ditën e 5-të! Tensione te Drejtoria e Policisë, protestuesit tentojnë të çajnë gardhin metalik te pema e Vitit të Ri, hidhet gaz lotsjellës! Disa të shoqëruar


B.K./b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Të shtëna me armë zjarri në Durrës, nuk raportohet për të lënduar! Shkak sherri mes dy personave në lokal, dyshohet se u përdor 'Shotgun'

Të shtëna me armë zjarri në Durrës, nuk raportohet për të lënduar! Shkak sherri mes dy personave në lokal, dyshohet se u përdor 'Shotgun'