“Shqipëria nuk është në grabitje”, ishte thirrja e një protestuesi përpara kryeministrisë. “Zhvillim për oligarkët” e quajti ai investimin në Zvërnec, të cilin e cilësoi si rastin që ka zbuluar funksionimin e qeverisë dhe grabitjes së vendit. Protestuesi bëri thirrje për hetimin e investimit nga SPAK dhe për reagim nga ndërkombëtarët.

“Çfarë është ky zhvillim që këta na thonë se jemi kundër? Ky është ai zhvillimi i Shqipërisë me oligarkët, për oligarkët. Ky nuk është zhvillim, ky është një tumor që po rritet në trupin e Shqipërisë që duhet ta pastrojmë. Duhet energji e madhe derisa ta detyrojmë për dorëheqjen. Zvërneci ka treguar si punon sistemi i Ramës dhe pikërisht grabitja e Shqipërisë. I bëjmë thirrje SPAK-ut të na mbrojë nga ky projekt kriminal, të hapë proces dhe ta ndjekë me transparencë! Një thirrje tjetër e bëjmë për ata ndërkombëtarë që akoma nuk po flasin, nuk po mbajnë një qëndrim politik ndaj këtij regjimi që duhet të dënohet politikisht nga ata që mendojnë se Evropën dhe SHBA duhet t’i kemi në krah!”, tha protestuesi.


Lajmi kryesor:

LIVE TV- ‘Zvërneci’/ Qytetarët në protestë, sjellin para kryeministrisë gomone: Emigrimi nuk është zgjidhje! Për herë të parë artikulohet krijimi i një partie dhe thirrje për qeveri teknike