Tensione mes protestuesve dhe efektivëve të Policisë në Zogun e Zi në Tiranë. Protestuesit, në vijim të bllokimit të rrugëve të kryeqytetit, kanë dashur të vijojnë marshimin, por efektivët e Policisë krijuan një ‘gardh’ duke u’a pamundësuar vijimin e marshimit.
Aty protestuesit kanë vijuar me thirrje kundër efektivëve të Policisë, por edhe kundër Qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama. Në pamundësi për të vijuar marshimin në drejtim të Bulevardit Zogu i Parë, protestuesit janë kthyer dhe kanë vijuar marshimin drejt 21 Dhjetorit.
Lajmi kryesor:
Protestuesit të përçarë, ndahen sërish në 2 grupe! Një pjesë bllokojnë Unazën e Vogël të Tiranës dhe Zogun e Zi, trafik i rënduar! Policia: Lironi rrugët (VIDEO)
LAJMET MË TË VLERËSUARA




