Në ditën e 105-të të tubimit në Tiranë, kur pretendohej se në shesh ndodheshin edhe shqiptarë të diasporës, protestuesit janë përçarë sërish në dy grupime.

Ende pa përfunduar fjalimet para godinës së Kryeministrisë, një grup me thirrjet ‘mosbindje civile’ u shkëput dhe nisi bllokimin e rrugëve të Tiranës.

Ata u ulën përkohësisht në rrugën e Unazës së Vogël të Tiranës, pranë urës së Lanës, duke sjellë kësisoj trafik të rënduar automjetesh në një pjesë të kryeqytetit.

Marrë shkas nga situata e krijuar, efektivët e Policisë u ka bërë thirrje protestuesve që të lirojnë rrugët, në mënyrë që qarkullimi i mjeteve t'i kthehet normalitetit.

Më pas grupi i protestuesve që kishte bllokuar rrugën te ura e Lanës, është nisur drejt Zogut të Zi, për të bllokuar rrugën atje, e cila është një arterie kyçe për kryeqytetin.

Gjatë marshimit për në Zog të Zi protestuesit kanë bllokuar përkohësisht edhe rrugën te 'Shallvaret' dhe Rrugën e Durrësit. Në Zogun e Zi ka pasur edhe një prani të efektivëve të Policisë, të cilët duket se kanë ndjekur nga pas protestuesit, me qëllim mbarëvajtjen e marshimit. Aty protestuesit janë stacionuar, me qëllim bllokimin e qarkullimit. Më pas kanë vijuar në zonën e 21 Dhjetorit dhe nga rruga e Kavajës janë drejtuar për në Sheshin Skënderbej.

Ndërkohë më herët mbrëmjen e sotme, një incident ka ndodhur në bulevardin Dëshmorët e Kombit, ku një autoambulancë është bllokuar mes protestuesve, një pjesë e të cilëve tentuan t’i bllokojnë rrugën. Pas pak minutash, autoambulanca arriti të kalojë.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 23:31
Protestuesit bllokojnë rrugën në Zogun e Zi, Policia ‘gardh’ te rrethrrotullimi! I ndalon të vijojnë marshimin (VIDEO)

Tensione mes protestuesve dhe efektivëve të Policisë në Zogun e Zi në Tiranë. Protestuesit, në vijim të bllokimit të rrugëve të kryeqytetit, kanë dashur të vijojnë marshimin, por efektivët e Policisë krijuan një ‘gardh’ duke u’a pamundësuar vijimin e marshimit.

Aty protestuesit kanë vijuar me thirrje kundër efektivëve të Policisë, por edhe kundër Qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama. Në pamundësi për të vijuar marshimin në drejtim të Bulevardit Zogu i Parë, protestuesit janë kthyer dhe kanë vijuar marshimin drejt 21 Dhjetorit.

R.Xh/Shqiptarja.com
Sa e vlerësoni këtë artikull?
3.0 / 5 (2 vlerësime)

Komente

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • beri: 12/09/2026 21:53

    Nuk e kuptoj përse policia i lejon këta plera të degjeneruar të bllokojnë rrugët.

    Përgjigju
    • Adri: 12/09/2026 22:48

      Merrini zvarrë këta qafpalarë. Vetëm dajaku i sjell në islla këta birbollanë.

  • Sondazhi i ditës: 7 Shtator, 07:56

    Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë?