GREQI- Teksa e gjithë Greqia po digjet nga protestuesit aspak paqësor për vendosjen e vaksinimit me detyrim në vend dhe masave anti-COVID, rastet e infektimeve dhe viktimave nga COVID-19 vazhdojnë të rriten.

Në 24 orët fundit, ku kryeqyteti helen është mbuluar nga tymi, kanë humbur në për spiralët e vendit betejën me jetën, 51 qytetarë, pothuajse të gjithë të pavaksinuar.

Në një kohë kur protestuesit po thyejnë dhe shkatërrojnë gjithçka që i del përpara, duke mos llogaritur COVID-19 dhe duke kërkuar të zhduken “armët” për ta luftuar atë, kanë rezultuar pozitivë me virusin 1.608 persona.

Varianti delta përbënë tashmë kërcënimin kryesor në luftën e mbetur me pandeminë, për shkak të shpejtësisë në përhapje.

Qytetarët grekë, duket se nuk do të heqin kaq lehtë dorë nga kërkesa e tyre lidhur me vaksinimin e detyrueshëm në vend, dhe certifikatën e vaksinimet.

Për të tretën herë në muajin shtator, ata janë mbledhur përpara parlamentit dhe kanë kërkuar të hiqen të gjitha kufizimet.

Pavarësisht insistimit të tyre, qeveria greke nuk duket se do t’i marri parasysh këto kërkesa, për shkak të përpjekjeve për të mbajtur nën kontroll pandeminë dhe valën e saj të re.