Protestuesit francezë kanë shkatërruar dy qendra vaksinimi në Francë pas protestave për masat anti-Covid të miratuara nga qeveria. Njëra qendër e shkatërruar ndodhej në Francën jug-lindore, sipas autoriteteve, ndërsa një ditë më vonë u sulmua me zjarr një tjetër qendër në jug-perëndim.
Incidentet erdhën si pasojë e protestave kundër masave të Covid, ku të shtunën të paktën 100,000 persona dolën në rrugë për të protestuar kundër masave të reja.
Në masat e reja përcaktohet vaksinimi i detyrueshëm për punonjësit shëndetësorë dhe futjen në përdorim të kartave të shëndetit për të hyrë në vendet më publike.
Kritikët kanë akuzuar presidentin francez, Emmanul Macron për shkelje të lirive të tyre.
Në anën tjetër, mijëra persona kanë aplikuar për të marrë vaksinën, pas deklaratave të presidentit javën e kaluar, lidhur me masat e reja. Në përballje me përhapjen e variantit Delta të Covid-19, qeveria franceze u detyrua të miratojë masat e reja.
Franca është një nga vendet që është goditur më rëndë nga pandemia, ku më shumë se 111,000 persona kanë humbur jetën që nga fillimi i pandemisë si dhe ekonomia është dëmtuar rëndë.
Deri më tani, vetëm pak mbi gjysmën e popullsisë kanë marrë dozën e parë të vaksinës kundër koronavirusit dhe më pak se 40 për qind kanë marrë të dyja dozat.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarin?
-
Po
78.6%
-
Jo
19.6%
-
Nuk e di
1.8%
Vota total: 56
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Didier Deschamps largohet nga kombëtarja franceze e futbollit pas Botërorit 2026, në Francë gjejnë pasuesin
8 Janar, 08:33
-
Vdes lideri i së djathtës ekstreme në Francë, Jean-Marie Le Pen
7 Janar, 14:21
-
Ish-Presidenti Sarkozy përballet me drejtësinë, akuzohet se përfitoi fonde ilegale nga Gaddafi
6 Janar, 15:35
-
'Dhurata' e Macron për Kievin, mbërrijnë bombarduesit e frikshëm 'Mirazh 2000'
5 Janar, 13:35
-
Francë/ Mbledhja e parë të Këshillit të Ministrave të qeverisë Bayrou, Marcon bëri thirrje për guxim dhe stabilitet
3 Janar, 22:53
-
Kinë/ Shqetësim për virusin e ri misterioz, spitalet mbushen plot
3 Janar, 22:34
-
Intervista/ Meloni: Pakti për emigrantët me Shqipërinë, leksion për Europën! Roli i Italisë ka ndryshuar! Musk, gjeniu i kohës sonë portretizohet si përbindësh
3 Janar, 15:52
-
Francë/ Katër mjekë dhe një polic merren peng nga një i burgosur në burgun e Arles
3 Janar, 14:10
-
‘Mbaj përgjegjësi të plotë’, Macron pranon gabimin e tij në fjalimin e fundvitit: Shpërndarja e Parlamentit dështoi
1 Janar, 12:08
-
Edon Zhegrova në formacionin e vitit në Francë
30 Dhjetor 2024, 10:55
-
Po tentonin të kalonin me gomone nga Franca në Angli, mbyten tre emigrantë
29 Dhjetor 2024, 15:51
-
Po tentonin të kalonin me gomone nga Franca në Angli, mbyten tre emigrantë
29 Dhjetor 2024, 12:41
Franca,vendlindja e /Deklarates te te drejtave te njeriut dhe qytetarit/ ne 1789, por dhe Franca qe beri ekzekutimin e fundit me gijotine ne 1977 dhe Franca e 2021 ku turma te irrituar,pa tru,shkaterrojne dy qendra vaksinimi!! Ironike apo jo ?!
Përgjigju