Protesta e sotme e opozitës nisi pa lider dhe u shpërnda nëpër të gjitha rrugët e Tiranës për t'u larguar pa e përmbushur misionin e saj për largimin e qeverisë Rama.

Protestuesit qëndruan për tre orë përpara parlamentit duke u përpjekur të çajnë kordonin e policisë.

Por përvecse nuk përmbushën misionin e tyre politik ata lanë sheshin para parlamentit të mbushur me bidona dhe plehra të cilat më pas u pastruan nga punonjëset e bashkisë.

Edhe në protestat e mëparshme protestuesit kanë lënë pas ambalazhe që kanë konsumuar përgjatë orëve të protestës pavarësisht se në fund kanë thënë se do të rikthehen sërish për të përmbushur misionin për largmin e Ramës.