Protestuesit në Athinë, grushta
deputetit të Demokracisë së Re

Protestuesit në Athinë, grushta<br />deputetit të Demokracisë së Re
Një deputet i parlamentit grek është goditur me grushta gjatë një proteste në orët e pasdites në Athinë. Jorgos Kumucakos, deputet i Demokracisë së Re, u godit me grushta dhe sende të forta prej demonstruesve me origjinë nga krahina e Pondisë, territore ku banonin grekë që në lashtësi, por që u zaptuan prej otomanëve gjatë genocidit turk në fillim të shekullit XX.

Protesta u organizua në kryeqytetin helen prej organizatave të grekëve të larguar nga këto zona, pas një deklarate të ministrit grek të Arsimit, Nikos Filis, se në atë periudhë nuk u krye genocid, por spastrim etnik, çka egërsoi pasardhësit e gati një milionë viktimave të asaj periudhe që jetojnë sot në Greqi.

Deputeti Jorgos Kumucakos fillimisht iu bashkangjit turmës për të protestuar, por disa prej të pranishmëve fillimisht e fyen e më pas e goditën. Dyshohet se agresorët janë anëtarë të grupimeve ekstremiste të djathta, që si zakonisht akuzojnë partitë e qendrës për qëndrime të buta ndaj Turqisë dhe vendeve të tjera të rajonit, që sipas tyre kanë pretendime territoriale ndaj Greqisë.

Zoti Kumucakos u dërgua në spital për kurim, ndërsa policia ka filluar punën për identifikimin e autorëve të ngjarjes.Akti u dënua nga të gjitha partitë politike në vend.Tch

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Blinken në Izrael: Moment vendimtar për armëpushimin

Lufta/ Blinken në Izrael: Moment vendimtar për armëpushimin