PRISHTINË - Protesta e opozitës së bashkuar kundër marrëveshjes së krijimit të komunave serbe në Kosovë dhe të demarkacionit me Malin e Zi, degjeneroi në dhunë ndaj institucioneve dhe forcave të policisë duke lënë një bilanc prej 28 të plagosur dhe 34 persona të arrestuar. Mbështetësit e partive opozitave  hodhën bomba molotov në godinën e  qeverisë, duke i vënë flakën katit të parë. Dhuna solli reagimin e menjëhershëm të policisë, e cila ju përgjigj me gaz lotsjellës protestuesve në sheshin "Skëndërbej" dhe "Zahir Bajaziti" në Prishtinë.

Mes të plagosurve janë 24 policë, 2 qytetarë dhe dy gazetarë. Sipas Policisë në protestë morën pjesë rreth 8 mijë vetë, ndwrsa sipas partive opozitare kjo është protesta më e madhe e organizuar.

Tre liderët kryesor opozitës së Kosovës, Fatmir Limaj, Ramush Haradinaj dhe Visai Ymeri të cilët kërkuan që protesta të jetë paqësore, paralajmëruan se 9 janari shënon fillimin e një serie protestash deri në rrëzimin e Qeverisë dhe mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme.

"Ju nuk mund të qeverisni në Republikën e Kosovës. Keni shkelë kushtetutën e Republikës. Jepni llogari për shkeljen e kushtetutës nëse refuzoni, ne refuzojmë qeverisjen tuaj. Ne jemi bashkuar. Ne nuk duam të na qeverisin ata që kanë shkelur kushtetutën. Ky është mesazh i qytetarëve të Kosovës. Të mbrojmë kushtetutën, vendin tonë. Ka ra qeveria e republikës së Kosovës" deklaroi përpara protestuesve, Ramush Haradinaj.

"Nuk ka forcë që gjunjëzon një popull të tërë. Zajednica po kërcënon Kosovën. Akuza ndaj Hashim Thacit dhe Isa Mustafës po përdorin shtetin për interesat e veta. Vucicit dhe Dacicit nuk mund ti japin Trepcën, as Mitrovicën. Është koha e bashkimit, demokracisë jo garës për mbijetesë. Kjo kohë fillon pa Isën e Hashimin. Poshtë qeveria që të fitojë republika" ka thënë Fatmir Limaj.

protesta kosove

Protesta

 
Ora 19:00 Policia: 28 të plagosur, 34 të arrestuar
Sipas Policisë së Kosovës, 28 persona kanë mbetur të lënduar gjatë protestës, mes tyre 24 policë, 2 qytetar dhe dy gazetarë.  " Policia e Kosovës ka arritur të arrestoj tridhjetë e katër protestues të dhunshëm, tek të cilët janë gjetur mjete të dyshuara, si thika, koktej molotovi e gjëra që ju kanë shërbyer për kamuflim. Përdorimi i mjeteve të rrezikshme nga një grup protestuesish, si ai i koktej molotovit i cili konsiderohet mjet i rrezikshëm vdekjeprurës drejt zyrtarëve policor, është akt kriminal dhe i kundërligjshëm", thotë policia përmes një njoftimi zyrtar.
 
Sipas policisë numri i protestuesve vlerësohet të ketë qenë afërsisht rreth tetë mijë pjesëmarrës.

protesta ne kosove i arrestuar

protesta ne kosove i arrestuar
Sendet e sekuestruara te arrestuarve

policia kosove protesta
 
"Fillimisht rreth orës 14:00 protestuesit janë tubuar tek Biblioteka Kombëtare në Prishtinë, për të vazhduar më pastaj në drejtim të sheshit tek Teatri Kombëtar, ku për lëvizjen e lirë të protestuesve dhe qytetarëve, duke përfshirë edhe ri-drejtimin e trafikut janë kujdesur njësitet relevante policore.
 
Rreth orës 14:45 kanë filluar fjalimet e liderëve politik të opozitës të cilët ju kanë drejtuar masës me fjalimet e tyre.
 
Ndërsa pak para orës 15:00, përderisa lideri i VV-se mbante fjalim, një grup i protestuesve të dhunshëm kanë filluar të hedhin mjete të ndryshme, fishekzjarrë, gurë masiv dhe koktej molotovi drejt zyrtarëve policor dhe drejt objekteve shtetërore, në këtë rast drejt objektit të Qeverisë së RKS-se.
 
Vlen të potencohet se Policia e Kosovës me qëllim të mos eskalimit të situatës edhe përkundër gjuajtjeve të pandërprera, ka qëndruar në formë kordoni duke vëzhguar situatën dhe duke ju bërë thirrje protestuesve që të ndalojnë hedhjen e mjeteve të ndryshme drejt zyrtarëve policor, por edhe drejt objekteve shtetërore. 
 
Protestuesit e dhunshëm kanë vazhduar pa ndërprerë me hedhjen e mjeteve të ndryshme dhe të rrezikshme drejt policisë dhe objektit të qeverisë, duke i dëmtuar disa xhama dhe duke i venë zjarrin me koktej molotovi një pjese të objektit të Qeverisë.

protesta kosove
 
Policia e Kosovës referuar situatës së krijuar dhe me qëllim të vënies së situatës nën kontroll, është detyruar të intervenojë me njësitet e saja relevante, të cilat kanë përdorur mjetet e ligjshme, duke përfshirë gazin lotsjellës për shpërndarje të turmës.
 
Protestuesit edhe gjatë shpërndarjes së tyre kanë vazhduar pa ndërprerë hedhjen me ngjyrë, gurë masiv, koktej molotovi drejt policisë dhe automjeteve policore duke i vënë zjarrin në pjesën e përparme dy (2) automjeteve të PK-se, të cilat është arrit t’iu shuhet zjarri nga vet zyrtarët policor me mjetet për shuarjen e zjarrit.
 
Po ashtu edhe një zyrtarit policor i është hedhur në trup një koktej molotovi, por fatmirësisht përveç lëndimeve të pësuara gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetë.
 
Njëkohësisht protestuesit kanë dëmtuar edhe shenja të komunikacionit rrugor, dhe kontejner të mbeturinave të cilëve ju kanë vënë zjarrin, dëmet në tërësi në automjete policore, pajisje policore dhe prona publike vlerësohen të jenë të konsiderueshme".
 


kosove


protesta kosove

IFrameOra 18:50 Kreu i VV: Protesta deri në dorëheqje,dëmet e plagosjet, përgjegjësi e qeverisë
Nënkryetari i Vetëvendosjes, Driton Çaushi ka deklaruar se hapi tjetër që duhet të jetë në Kosovë, pas protestës së sotme, është dorëheqja e qeverisë, në të kundërtën qytetarët dhe partitë opozitare do të vijojnë protestat deri në largimin e saj.

Kjo është qeverisje diktatoriale që po mban me dhunë pushtetin në Kosovë. Hapi i radhës i takon qeverisë, dorëheqja që nuk negociohet tanimë e nëse vazhdojnë me të njëjtën arrogancë, atëherë opozita dhe qytetarët nuk do të ndalen me protesta deri në rënien e kësaj qeverie” ka thënë ai.

Ndërkohë, lidhur me plagosjen e efektivëve të policisë, dhunimit të institucioneve të Kosovës dhe disa gazetarëve, Çaushi ka thënë se kjo është përgjegjësi e qeverisë, e cila, sipas tij, ka bërë që qytetarët e Kosovës të kërkojnë përmes dhunës largimin e saj, pasi nuk ka dëgjuar kërkesat e tyre.

Ne duhet të kuptojmë situatën në të cilën ndodhemi. Atë që po përjetojnë qytetarët prej 16 viteve, varfërinë dhe cënimin e sovranitetit nga politikanët e korruptuar. Kishte reagime të ndryshme nga protestuesit që qëlluan godinën e qeverisë dhe janë të zakonshme në rrethana në të cilat jetojnë qytetarët e Kosovës” ka shtuar Çaushi.

Sipas tij, është e qartë se cila është kauza e opozitës dhe ajo ka të bëjë me kundërshtimin e marrëveshjes për komunat me shumicë serbe dhe atë me Malin e Zi. Qeveria e mori mesazhin tonë, tha ai duke shtuar se kjo s’ka të bëjë me interesin e ndonjë interesi politik por me interesat e mbrojtjes së republikës së Kosovës.

Duke folur mbi praninë e qytetarëve në protestën e sotme Çaushi tha se ai ishte tubim madhështor, madje më i madhi në 16 vite, pasi jo është qeveri antikushtetuese dhe ajo nuk duhet të qeverisë më.

Këto deklarata, Nënkryetari i Vetëvendosjes i bëri në një intervistë për Report TV.

kosove protesta

ksove protesta

kosove



Ora 18:30 Mblidhet Këshilli i Sigurisë së Kosovës
Menjëherë pas protestës së mbajtur nga opozita e Kosovës dhe bilancit që bëri policia për personat e plagosur dhe dëmet e shkaktuara nga përdorimi i dhunës, është mbledhur Këshilli i Sigurisë së Kosovës.

Ky Këshill shqyrtoi situatën e krijuar nga degjenerimi i protestës në akte dhune, që çuan në djegien e një pjese të godinës së qeverisë dhe goditjes që iu bë punonjësve të zbatimit të ligjit, të cilët ishin aty për të garantuar rend e siguri për qytetarët.

Këtë mbledhje të Këshillit të Sigurisë e ka drejtuar Kryeministri Isa Mustafa, ndaj të cilit opozita ka kërkuar largimin ndërkohë që ka paralajmëruar protesta të tjera.

Në këtë protestë, sipas policisë janë 12 persona të plagosur ndërkohë që janë ndaluar nga policia e Kosovës 24 protestues të cilët kanë ushtruar dhunë ndaj institucioneve dhe punonjësve të policisë.

Ja deklarata e plotë e Këshillit të Sigurisë
Këshilli i Sigurisë i Kosovës dënon fuqishëm eskalimin në dhunë të protestës së organizuar nga partitë opozitare në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë.

Duke e njohur dhe respektuar të drejtën për protestë paqësore, Këshilli i Sigurisë i Kosovës fton organizatorët e saj të ushtrojnë përgjegjësinë që u takon për t’i larguar nga rrugët e kryeqytetit të Kosovës, të gjithë protestuesit e dhunshëm.

Këshilli i Sigurisë kërkon nga partitë opozitare të heqin dorë nga ky skenar për përdorimin e dhunës dhe mjeteve të rrezikshme, për rrënimin e rendit institucional e kushtetues të Kosovës.

Është për keqardhje, që duke arsyetuar veprimin e protestuesve të dhunshëm, organizatorët e protestës, në mënyrë të qartë po marrin përsipër sulmet ndaj institucioneve të shtetit dhe sfidimin e Policisë së Kosovës në kryerjen e detyrës zyrtare për ruajtjen e rendit dhe të qetësisë publike.

Këshilli i Sigurisë i Kosovës kërkon nga organizatorët e protestës që të bashkëpunojnë me organet e shtetit për t’i vënë përpara drejtësisë përgjegjësit për pasojat e protestës, nga e cila janë lënduar disa pjesëtarë të Policisë së Kosovës, disa protestues, por edhe disa qytetarë, kalimtarë të rastit. Është përgjegjësi e organizatorëve të protestës lëndimi i njerëzve dhe dëmi material në pronat publike dhe private.

Këshilli i Sigurisë i Kosovës u jep mbështetje të plotë institucioneve kompetente të rendit dhe ligjit në Kosovë për menaxhimin e situatës së krijuar dhe për ruajtjen e institucioneve të shtetit dhe rendit kushtetues të Republikës së Kosovës.

Këshilli i Sigurisë i Kosovës kërkon nga organet e rendit dhe të ligjit, që konform ligjeve dhe Kushtetutës së Republikës së Kosovës, të marrin të gjitha masat për hetimin e plotë të ngjarjeve të sotme dhe vënien e përgjegjësve përpara drejtësisë.

Ora 17:00 Policia e Kosovës: Nga dhuna u plagosënpolicë, qytetarë e gazetarë
Baki Krelani, Zëdhënësi i policisë së Kosovës doli në një konferencë për shtyp,menjëherë pas protestës së dhunshme të opozitës ku ka deklaruar se janë plagosur disa persona, mes të cilëve policë, qytetarë dhe gazetar.

“Nga hedhja e mjeteve të forta e të rrezikshme si gurët, shishet dhe bombat molotov në protestë kanë pësuar lëndime 10 policë, 2 qytetarë dhe dy gazetarë” tha ai.

Krelani ka shtuar se në këtë protestë të dhunshme kanë marrë pjesë 8 mijë persona të cilët kanë ardhur me automjete të ndryshme nga qytetet e Kosovës, ndërkohë që ata kanë dhunuar jo vetëm punonjësit e policisë, por edhe katet e para të godinës së qeverisë së Kosovës.

policia kosoves

“Në protestë morën pjesë 8 mijë pjesëmarrës. Ne kemi sqaruar se nuk kemi penguar asnjë automjet me qytetarë që të marrin pjesë në protestë. Sapo fjalimet e liderëve të opozitës kanë përfunduar një grup prej disa dhjetëra protestuesish kanë gjuajtur ndaj zyrtarëve dhe objekteve shtetërore. Policia ishte e vetëpërmbajtur, duke mos reaguar ndonëse kishte dhunë dhe bomba molotov” ka thënë ai.

Referuar kësaj dhune drejt policisë, sipas Krelanit ajo ka ndërhyrë me mjete të ligjshme për të shpërndarë protestuesit e dhunshëm.

Ai ka shtuar se, policia ka ndaluar 42 persona nga Shqipëria të cilët i ka kthyer në pikën kufitare të Morinit bazuar në ligjet kufitare pasi mund të ishin cënim për vendin, ku ka shtuar se autobusët janë ndaluar për siguri të udhëtarëve për të bërë kontroll e identifikuar këta persona dhe më pas kanë hyrë në Prishtinë

Sipas tij, situata tashmë është vënë nën kontroll, ndërkohë që policia është e gatshme që të sigurojë rendin e qetësinë publike.
 
Ora 16:10  Policët në Kosovë plagosen
6 policë të Kosovës janë plagosur nga aktet e dhunës të cilat u ushtruan ndaj tyre nga disa protestues.

Ata janë dërguar për mjekim në spitalin e Prishtinës, pasi ata kanë marrë plagë nga gurët, bombat molotv dhe mjetet e tjera të hedhura në drejtim të tyre.

policet kosove

Ora 16:00  Protesta, nisin arrestimet e dhunuesve të policisë
Janë arrestuar 6 protestues të cilët kanë hedhur në drejtim të tyre bomba molotov



Ora 14:00 Nis protesta e partive opozitare në Kosovë
Ka nisur në Prishtinë protesta e radhës e opozitës, e para për këtë vit. Që prej prej orës 14:00 protestues të shumtë janë mbledhur përpara Bibliotekës Kombëtare.  Qytetarëve iu janë bashkuar dhe liderët kryesorë Ramush Haradinaj, Shpend Ahmeti, deputetët e Vetëvendosjes, Fisnik Ismalili , Dardan Sejdiu, Fatmir Limaj e Jakup Krasniqi nga Nisma për Kosovën.

Protestuesit e udhëhequr nga deputetët e opozitës po përshkojnë bulevardin sloganin “ për shtet me sovranitet”

Tri partitë opozitare, Vetëvendosje, AAK dhe NISMA, disa herë radhazi, nëpërmjet konferencave për shtyp, prononcimeve për mediet e intervistave, kanë paralajmëruar se 9 janari shënon fillimin e një serie protestash deri në rrëzimin e Qeverisë dhe shkuarjen në zgjedhje të parakohshme.

Ora 10:00 Kontrolli i baneses se Kurtit
Pak orë para protestës që është paralajmëruar nga opozita në Kosovë, policia ka kontrolluar banesën e Albin Kurtit për të vërtetuar nëse ish-lideri i Vetëvendosjes është duke respektuar masën e sigurisë që vendosi gjykata “arrest shtëpie”.
 
Ish-lideri i Vetëvendosjes,Albin Kurti ndodhet në banesën e tij, ndërsa më parë ka deklaruar se do të marrë pjesë në protestën që do të organizojë opozita sot në orën 14:00 në Prishtinë. 

Albin Kurti u arrestua dhe më pas u la në masën “arrest shtëpie”, pasi akuzohet për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës duke bllokuar seancat plenare.