Është mbyllur pa tensione dita e 15 e protestës, që nisi rreth orës 14:00 te ministria e Arsimit dhe më tej vijoi para kryeministrisë.
Pas qëndrimit për gati dy orë te Rruga e Durrësit dhe me një pjesëmarrje të ulët, një grup të rinjsh tentuan të krijonin incidente duke djegur disa kosha mbeturinash.
Edhe në bulevardin Dëshmorët e Kombit ata i vunë flakën një peme, ndërsa nuk pati përplasje me policinë.
Ndërsa gazetari Isa Myzyraj ishte duke raportuar live rreth protestës para kryeministrisë, disa protestues kanë zgjedhur të qëndrojnë pranë tij.
“Ta haj zemrën”, dëgjohet të thotë njëri prej tyre.
’21 Janar ka përditë’ kanë shkruar protestuesit me bojë të kuqe në bulevardin para kryeministrisë.
Shkrimi vjen pas heqjes së pllakës përkujtimore të Aleks Nikës dy ditë më parë.
Protestuesit i kanë vendosur flakën një peme teksa kanë marshuar drejt Kryeminstrisë.
Nga pamjet shihet se teksa pema është në flakë tre vajza shihen duke bërë 'selfie'
Protestuesit u kanë vënë flakën katër kazanëve mbeturinash para Ministrisë së Arsimit.
Ndërkohë ata janë larguar nga zona dhe po marshojnë në drejtim të Kryeministrisë.
Në ditën e 15-të të protestës, protestuesit janë grumbulluar para Ministrisë së Arsimit.
Situata duket se paraqitet e qetë, përveç një episodi të djegies së një koshi mbeturinash dhe disa kartona në mes të rrugës.
-
Të djegësh e shkatërrosh, të vjedhësh e thyesh janë veprime shpellarësh dhe fatkeqësisht në Shqipëri ka shumë të tillë.
Përgjigju -
o ju kajte kina nanen po si bre spo shukeni zjarrin po doni me dale ne fot, turp
Përgjigju -
Ky eshte niveli i ketyre batakcinjeve,A mund te gjeni dot njerin nga keta qe ka mbaruar shkollen ose ka diplome te pa blere ,Ndersa miss botoksat kete pune kane dalin per fatin e tyre
Përgjigju -
Rrugacet bejne selfi injorantet drogazhijet bejne selfi
Përgjigju








Komente
Komento