Është mbyllur pa tensione dita e 15 e protestës, që nisi rreth orës 14:00 te ministria e Arsimit dhe më tej vijoi para kryeministrisë.

Pas qëndrimit për gati dy orë te Rruga e Durrësit dhe me një pjesëmarrje të ulët, një grup të rinjsh tentuan të krijonin incidente duke djegur disa kosha mbeturinash.

Edhe në bulevardin Dëshmorët e Kombit ata i vunë flakën një peme, ndërsa nuk pati përplasje me policinë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:11
Protestuesit e maskuar raportojnë 'live' me gazetarin e Report Tv: Ta haj zemrën (VIDEO)

Ndërsa gazetari Isa Myzyraj ishte duke raportuar live rreth protestës para kryeministrisë, disa protestues kanë zgjedhur të qëndrojnë pranë tij.

“Ta haj zemrën”, dëgjohet të thotë njëri prej tyre.

Ora 17:02
Pas heqjes së pllakës përkujtimore të Aleks Nikës, protestuesit mesazh para kryeministrisë: 21 Janar ka përditë (VIDEO)

 

’21 Janar ka përditë’ kanë shkruar protestuesit me bojë të kuqe në bulevardin para kryeministrisë.

Shkrimi vjen pas heqjes së pllakës përkujtimore të Aleks Nikës dy ditë më parë.

Ora 16:53
Nisin incidentet e para, protestuesit i vënë flakën një peme! Vajzat bëjnë 'selfie' (VIDEO)

 

Protestuesit i kanë vendosur flakën një peme teksa kanë marshuar drejt Kryeminstrisë.

Nga pamjet shihet se teksa pema është në flakë tre vajza shihen duke bërë 'selfie'

Ora 16:19
Protesta, katër kazanë të djegur para Ministrisë së Arsimit! Protestuesit marshojnë drejt Kryeministrisë (VIDEO)

 

Protestuesit u kanë vënë flakën katër kazanëve mbeturinash para Ministrisë së Arsimit.

Ndërkohë ata janë larguar nga zona dhe po marshojnë në drejtim të Kryeministrisë.

Ora 15:09
Dita e 15-të, protestuesit djegin koshin e mbeturinave në mes të rrugës (VIDEO)

 

Në ditën e 15-të të protestës, protestuesit janë grumbulluar para Ministrisë së Arsimit.

Situata duket se paraqitet e qetë, përveç një episodi të djegies së një koshi mbeturinash dhe disa kartona në mes të rrugës.