Teksa anëtarët e Partisë Socialiste dilnin nga mbledhja e Asamblesë së PS-së në Tiranë e organizuar në Galerinë e Arteve, studentët e mbledhur pranë Universitetit Politeknik kanë lëshuar thirrje kundër kryeministrit Edi Rama.

“Rama jep dorëheqjen” dhe “Qeveri e krimit, arrestoni Ramën” ishin thirrjet e protestuesve. 

Ndërkohë, protestuesit ndodhen në zonën e Sheshit “Nënë Tereza”, ku shihen edhe një numër i konsiderueshëm efektivësh policie të pranishëm në terren.

Sipas pamjeve, protestuesit po tentojnë të marshojnë përgjatë Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, ndërsa situata monitorohet nga forcat e policisë.


Lajmi kryesor:

Protestat/ Studentët organizohen për herë të parë, zgjedhin delegatët! Deklarata: S’ka dialog me Ramën, të bashkohemi (VIDEO)