Protestues të shumtë "pushtuan" ambientet e Universitetit Politeknik të Tiranës, pasi rojet private të godinës penguan një grup studentësh të shpalosnin për më gjatë një banderolë me mbishkrimin "Ju erdhi fundi", drejtuar klasës politike.
Ndryshe nga çfarë u tha në podiumin para Kryeministrisë, ishin rojet private ato që ua hoqën banderolën studentëve, dhe jo Policia e Shtetit, e cila e ka të ndaluar të shkelë në ambientet universitare.
Tashmë, protesuesit nuk mjaftohen vetëm me bashkimin e tyre me studentët, por kërkojnë të marrin mbrapsht edhe banderolën me përmasa të mëdha.
Lajmi kryesor:
Dita e 30-të e tubimit nis me tensione për një banderolë, protestuesit ‘mësyjnë’ te Politekniku dhe shqyejnë derën! (VIDEO)











