Ka nisur në Tiranë protesta e 30-të kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama. Si zakonisht, edhe kësaj radhe protestuesit u mblodhen në sheshin “Skënderbej”, nga ku nisën marshimin drejt Kryeministrisë.

Në thirrjet e tyre, protestuesit nuk kursejnë as kreun e Partisë Demokratike, Sali Berisha, për të cilin gjithashtu kërkojnë burgim.

Një prej organizatorëve të protestës, Arben Kola, ka paralajmëruar se ditën e nesërme protestuesit do të mblidhen në Rrjoll, pasi aty është rivendosur gardhi që u hoq disa ditë më parë nga protestuesit.

Po ashtu Kola ka paralajmëruar se protestuesit nesër do të ndalen edhe te Kuvendi, për të protestuar.

“Nesër kemi 2 beteja, një në Rrjoll për ata që janë të fortë dhe dinë të përdorin kazmat, levat, çekiçat dhe një do jetë para Parlamentit, apo Hajnamentit”, tha një prej organizatorëve të protestës, Arben Kola.

Në një marshim 'të pazakontë', protestuesit janë futur brenda ambienteve të Universitetit Politeknik të Tiranës. Ky marshim u bë pasi te Politekniku u shpalos një banderolë gjigande ku shkruhej 'ju erdhi fundi'. Sipas organizatorëve të protestës, banderola nuk qëndroi për shumë gjatë e varur, pasi policia ua hoqi nga duart studentëve që po e mbanin në ballkon.

Kjo situatë përçau turmën e protestuesve para Kryeministrisë. Disa prej tyre vazhduan të qëndronin aty, ndërsa të tjerët marshuan me nxitim drejt Politeknikut, në mbështetje të studentëve.

Lajm në përditësim...

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:12
Protestuesit braktisin sheshin dhe futen te Politekniku për të mbështetur studentët që shpalosën banderolën 'Ju erdhi fundi'

1782756593_universiteti.jpg

Protesta e sotme para Kryeministrisë nuk shkoi si zakonisht dhe shkak u bë një banderolë me përmasa gjigante, e shpalosur në faqen ballore të Universitetin e Politeknikut në Tiranë.

"Ju erdhi fundi", ishte shkruar me shkronja kapitale në banderolën me përmasa të mëdha, e cila nuk qëndroi për shumë gjatë e varur, pasi sipas organizatorëve të protestës, policia ua hoqi nga duart studentëve që po e mbanin në ballkon.

Kjo situatë përçau turmën e protestuesve para Kryeministrisë. Disa prej tyre vazhduan të qëndronin aty, ndërsa të tjerët marshuan me nxitim drejt Politeknikut, në mbështetje të studentëve. Protestuesit u futën në ambientet e Politeknikut.