Protestuesit pro-ukrainas pushtuan sot një shtëpi prej 25 milionë paundë në Belgravia, në pronësi të një oligarku rus, disa ditë pasi miliarderi i naftës u “godit” me sanksione.
“Prona është çliruar”, kjo ishte pankarta të cilën varën mbi pronën e miliarderit rus.
Rezidenca i përket familjes së Oleg Deripaska, një nga shtatë oligarkët që i’u vendosën sanksione nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar javën e kaluar për shkak se konsideroheshin “njerëzit e Putin”.
Lajmi kryesor:
Lufta/ Ndihmat humanitare bllokohen nga bombardimet! Kievi: Bjellorusët janë mbledhur në kufi! Biden mund të vizitojë Europën! FMN: Rrezikohet siguria globale e ushqimit











