Lufta/ Ndihmat humanitare bllokohen nga bombardimet! Kievi: Bjellorusët janë mbledhur në kufi! Biden mund të vizitojë Europën! FMN: Rrezikohet siguria globale e ushqimit

UKRAINË-19 ditë nga lufta në Ukrainë dhe situata nuk duket aspak e mirë. Rusia është afruar më tej në kufirin pranë NATO-s, ndërsa Kievi është bombarduar gjatë natës ku janë shkatërruar shumë banesa. Presidenti ukrainas, Zelensky, i bëri thirrje NATO-s të mbyllë hapsirën ajrore, përndryshe raketat e Rusisë do të bien edhe në territorin e tyre.

Sot është zhvilluar takim online për raundin e 4 të negociatave mes Kievit dhe Moskës, ndërsa të dyja palët negociatore kanë shprehur optimizëm se mund të arrihet një gjë konkrete mes tyre. Takimi u zhvillua përmes një videokonference, ndërkohë që rinisin nesër paradite. 

Edhe pse asgjë nuk ka rrjedhur për rezultatin e bisedimeve, deklaratat e filtruara lënë hapësirë ​​për shpresë të kujdesshme. Ndërkohë që vijojnë përpjekjet për negociata, OKB ka paralajmëruar se një konflikt bërthamor, dikur i paimagjinueshëm, tani është në sferën e të mundshmes. Nga ana tjetër FMN ka vënë alarmin për pasojat e ekonomike të kësaj lufte, jo vetëm për Ukrainën, por për të gjithë botën. Sipas një raporti të FMN, rrezikohet siguria globale e ushqimit dhe se lufta në Ukrainë do të thotë uri në Afrikë. Teksa bombardimet vijojnë, numri i refugjatëve ukrainas ka shkuar në 5 milionë.

Rusia ka izoluar Ukrainën nga tregtia ndërkombëtare detare, duke e bllokuar në Detin e Zi. Ndërsa Australia njoftoi sanksione të reja të hënën për oligarkët rusë, biznesmenët kryesorë dhe anëtarët e familjeve të tyre. Në total, 33 persona u goditën me sanksione, duke përfshirë pronarin e Klubit të Futbollit Chelsea, Roman Abramovich, CEO i Gazprom Alexey Miller dhe Dmitri Lebedev, Kryetar i Rossiya, një nga transportuesit më të mëdhenj ajror të Rusisë.

Ditën e djeshme raketat ruse kanë bombarduar një bazë ushtarake në Yavoriv, afër kufirit polak. Ky sulm ka alarmuar NATO-n dhe SHBA, të cilat janë shprehur njëzëri se do të mbrojnë çdo territor që është pjesë e Aleancës së Atlantikut të Veriut. Nga sulmet në këtë bazë humbën jetën 35 persona, ndërsa nga Moska Zyrtare viktimat u quajtën 'merecenarë të huaj'. Dje u vra edhe gazetari amerikan, Brent Renaud, i cili më parë kishte punuar për Neë York Times, fitues i çmimit 'Pulitser' në gazetari. 

Në përditësim...

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:48
Me lot në sy, ushtari rus flet për pushtimin në Ukrainë: Kërkoj falje për civilët e fëmijët e vrarë, Putin të urdhërojë përfundimin e luftës

Një grup ushtarësh rusë të kapur rob nga Ukraina janë shfaqur me lot në sy dhe të penduar për vrasjen e civilëve dhe fëmijëve në Ukrainë. Ushtari rus Galkin Sergey Alekseevich shpërtheu në lot në konferencën për shtyp në Interfax Ukraine ndërsa kolegu i tij mbante kokën me duar.

“Unë kërkoj falje për veten time, për skuadrën time në çdo shtëpi në çdo rrugë për çdo qytetar të Ukrainës, për të moshuarit, për gratë, për fëmijët për pushtimin tonë të këtyre tokave.

Kërkoj ndjesë të rëndë për pushtimin tonë të pabesë. Për gjeneralitetin e njësive tona ushtarake do të doja t’i them një gjë – se ata kanë vepruar frikacakë, se kanë vepruar tradhtisht ndaj nesh”.

34-vjeçari, nga Roschchinsky, vazhdoi t’i lutej Putinit që të “ndalojë dërgimin e ushtarëve” për të vrarë në Ukrainë. I rrethuar nga shokët e tij në të dyja anët me një mikrofon para, ai i kërkoi vendit të tij të dorëzonte armët.

“Unë do të doja t’u thoja të gjitha regjimenteve të ushtrisë ruse – dorëzoni armët. Ndaloni bombardimet, ndaloni dërgimin e ushtarëve për të vrarë civilë e kryer sulme ajrore,” tha Alekseevich.

Ora 22:36
Kina: Jemi përkushtuar për të promovuar negociatat e paqes mes Rusisë dhe Ukrainës

"Kina është e përkushtuar për të promovuar negociatat e paqes për Ukrainën". Kështu deklaroi shefi i politikës së jashtme të Partisë Komuniste Kineze, Yang Jiechi, i cili sot takoi Këshilltarin Amerikan për Sigurinë Kombëtare Sullivan në Romë,  sipas agjencisë Bloomberg . Kina, thotë ai, kundërshton me vendosmëri dezinformimin, shpifjen dhe mashtrimin. "Të gjitha palët duhet të ushtrojnë përmbajtje për të mbrojtur civilët," shton ai.

Ora 22:24
Qeveria britanike, shpërblim para për ata që presin refugjatë ukrainas

Qeveria britanike po përgatit një skemë të re e cila do t’iu ofrojë 467 dollarë në muaj çdo rezidenti në Britani që hap dyert e shtëpisë së tij për refugjatët e larguar nga lufta në Ukrainë. Sipas ministrit Michael Gove, pjesë e skemës së quajtur “Shtëpi për Ukrainën” mund të bëhen të gjithë ukrainasit, pa pasur një limit për përfituesit. Ai shton se refugjatët që mbërrijnë në Britani do të kenë akses të pakufizuar në të gjitha shërbimet, shëndetësi dhe punësim. Sipas Gove, mikpritësi duhet të sigurojë akomodim për ukrainasit për minimumin 6 muaj dhe shpesh herë do të kontrollohet nëse i plotëson kushtet.

Ora 22:03
Media e Kievit: Autokolona të armikut nga Bjellorusia drejt kufirit

1647291950_BelarusRussiaUkraineAnnexationPutin.jpg

Në Bjellorusi, një kolonë e madhe e pajisjeve ushtarake është parë në tranzit drejt kufirit me Ukrainën. Kjo u raportua nga agjencia ukrainase UNIAN, duke cituar një video të një dëshmitari në vend.

“Kolona armike nga Bjellorusia po i afrohet kufirit ukrainas”, nënvizojnë mediat ukrainase, duke saktësuar se “në video shfaqen kamionë ushtarakë dhe mjete të tjera të blinduara. Përpara kolonës ka një automjet të shënuar me shkronjën "V", që mund të tregojë - vazhdon ai - lidhjen e tij me Forcat e Armatosura Ruse.

 

Ora 21:37
SHBA mund të bllokojë aksesin e Rusisë në ujërat ndërkombëtare! Nuk përjashton një embargo totale

1645555407_rusiaa.JPG

Shtetet e Bashkuara nuk po përjashtojnë një embargo totale tregtare nga Rusia për pushtimin e Ukrainës.

Zëvendëssekretari i Thesarit Ëally Adeyemo ja deklaruar se ndër opsionet e disponueshme është edhe bllokimi i aksesit të Rusisë në rrugët ujore ndërkombëtare.

Ora 21:21
Zelensky bisedë telefonike me kryeministrin izraelit

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky zhvilloi një bisedë telefonike me kryeministrin izraelit Naftali Bennett. Lajmi është bërë me dije nga vetë Zelensky përmes një postimi në Twitter. Brenda ditës së sotme, Bennett zhvilloi një bisedë telefonike edhe me president rus Vladimir Putin.

Kujtojmë që kryeministri izraelit është vetëofruar të zhvillojë negociatat mes Rusisë dhe Ukrainës.

 

Ora 20:45
Të gjitha fitimet e siguruara në Rusi, Pfizer do ia dhurojë Ukrainës

1637071885_pfizer.JPG

Kompania farmaceutike Pfizer ka vendosur t’i dhurojë të gjitha fitimet e saj në Rusi, Ukrainës në kuadër të mbështetjes humanitare.

Ndërkohë që nga kjo kompani ende do të vazhdojë dërgimi i ilaçeve në Rusi,por në valën e sanksioneve ndaj Rusisë, Pfizer tha se "do të ndërpresë të gjitha investimet e planifikuara me furnitorët vendas që synojnë të ndërtojnë kapacitete prodhuese në vend."

Ora 20:39
Kryebashkiaku Kharkivit: 600 ndërtesa dhe 50 shkolla të shkatërruara

Rreth 600 ndërtesa banimi dhe 50 shkolla janë shkatërruar në Kharkiv dhe nuk mund të restaurohen. Ky është bilanci i bërë nga kryebashkiaku Igor Terekhov, sipas zyrës së shtypit të bashkisë së qytetit

Ora 20:26
Më 16 mars Zelensky mban fjalim online në Kongresin amerikan

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, më 16 mars do të mbajë një fjalim online në Kongresin amerikan.

Krerët e Senatit amerikan, Chuck Schumer dhe Nancy Pelosi kanë thënë përmes një letre se “mezi presim presidentin ukrainas për t’i shfaqur mbështetjen tonë për popullin e Ukrainës teksa trimërisht mbron demokracinë”.

“Kongresi mbetet i palëkundur në përkushtimin tonë për të mbështetur Ukrainën teksa përballet me agresionin e ashpër të Putinit”, kanë thënë ata.

Zelensky ka mbajtur fjalim para Parlamentit britanik dhe Parlamentit Europain. Ndërkohë, nesër ai të mbajë një fjalim në parlamentin kanadez.

Ora 20:24
Përfundon takimi SHBA-Kinë në Romë! Uashingtoni: Mbështetja për Rusinë do të ketë implikime

"Shtetet e Bashkuara kanë paralajmëruar aleatët e tyre se Kina ka sinjalizuar hapjen e saj ndaj mundësisë së furnizimit me armë Rusisë".

Lajmi është bërë i ditur nga Financial Times, siç është raportuar më parë.

"Nëse Kina do të zgjidhte të mbështeste materialisht Rusinë në këtë luftë, ka të ngjarë të ketë pasoja për Kinën," tha një burim i lartë i Pentagonit, i pyetur nga FT, i cili nuk donte të thoshte nëse Kina vërtet ka ofruar ndihmë ushtarake në Moskë.

Ndërkohë në Romë ka përfunduar takimi mes oficerit amerikan të sigurisë kombëtare, Jake Sullivan, dhe një përfaqësuesi të lartë kinez.  Të dy nënvizuan gjithashtu "rëndësinë e mbajtjes së hapur të linjave të komunikimit midis dy vendeve", siç nënvizohet në një shënim nga Shtëpia e Bardhë, e cila nuk jep detaje të tjera mbi bisedimet.

Ora 20:11
Melitopoli në duart e rusëve, ulin flamurin ukrainas në sheshin kryesor të qytetit

Flamuri ukrainas në sheshin e ‘Fitores’ të Melitopolit është ulur pas pushtimit nga trupat ushtarake ruse. CNN ka verifikuar vërtetësinë e fotove të postuara në rrjetet sociale. Gazeta lokale e lajmeve ‘RIA-Melitopol’ postoi një nga fotot, duke thënë se flamuri u ul nga punonjësit e punëve publike.

Trupat ruse morën kontrollin e Melitopolit më 26 shkurt. Të premten, njerëz të armatosur arrestuan kryebashkiakun e zgjedhur Ivan Fedorov dhe më vonë atë ditë zyra e prokurorit për rajonin separatist të mbështetur nga Rusia Luhansk e akuzoi atë për terrorizëm.

Ora 19:58
SHBA paralajmëron Kinën: Mbështetja për Moskën do të ketë pasoja

"Qëllimi i takimit të sotëm ishte të shprehim shumë qartë në Pekin shqetësimet tona për përfshirjen e tij në luftën në Ukrainë dhe t'i përsërisim Kinës se çdo lloj mbështetjeje për Moskën, ushtarake apo ekonomike, do të ketë implikime". Kështu tha zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, Ned Price, pas takimit në Romë mes kreut të sigurisë kombëtare amerikane, Jake Sullivan dhe kreut të diplomacisë së Partisë Komuniste Kineze, Yang Jiechi. Price shpjegoi se administrata Biden këshilloi qytetarët amerikanë në Rusi që të largoheshin menjëherë nga vendi. Në një komunikim zyrtar nga Shtëpia e Bardhë saktësohet se në takimin e sotëm pati një diskutim thelbësor për luftën e Rusisë kundër Ukrainës. Të dy përfaqësuesit "theksuan gjithashtu rëndësinë e mbajtjes së hapur të linjave të komunikimit midis Shteteve të Bashkuara dhe Kinës", thuhet në njoftimin e Shtëpisë së Bardhë.

Ora 19:33
Italia: Angazhim në BE-së për të vendosur një tavan për çmimet e gazit

Për të përballuar pasojat ekonomike të luftës në Ukrainë, qeveria evropiane do të punojë drejt masave të mëtejshme në frontin e krizës energjetike, veçanërisht në frontin e një tavani evropian për çmimet e importit të gazit. Lajmin e kanë dhënë për Corriere burime nga qeveria italine.

Ora 19:24
Bombardimi në bazën ushtarake pranë Polonisë, rusët vranë 3 britanikë, ish-pjesëtarë të forcave speciale

Mediat britanike japin një lajm shumë të fortë orët e fundit. Tre ish-ushtarë të forcave speciale britanike dyshohet të jenë vrarë nga sulmi rus me raketa në bazën ushtarake Yavoriv në Ukrainë, pranë kufirit me Poloninë, ku mbetën të vdekur rreth 180 persona, raporton Daily Mail.

Burime për “The Mirror” kanë bërë të ditur se 3 britanikët nuk kanë qenë pjesë e “legjionit ndërkombëtar” të krijuar në Ukrainë, të cilët ndodhen rreth 10 kilometra nga zona ku ndodhi sulmi.

Igor Konashenkov, një zëdhënës i Ministrisë ruse të Mbrojtjes, tha se baza ushtarake ishte goditur nga armë ‘me rreze të gjatë dhe precizion të lartë’, pasi aty qëndronin mercenarë të huaj dhe kishte një sasi të madhe armatimesh të ardhur nga shtete të huaja.

“Shkatërrimi i mercenarëve të huaj që mbërritën në territorin e Ukrainës do të vazhdojë”, tha zyrtari rus, i cili shtoi se në sulm janë vrarë të paktën 180 persona, megjithëse zyrtarët ukrainas konfirmuan 35 të vrarë dhe 134 të plagosur fillimisht.

Ora 19:21
Plagoset rëndë gazetari britanik në Ukrainë

Një gazetar britanik u plagos rëndë në Ukrainë dhe aktualisht ndodhet në terapi intensive. Këtë e ka bërë të ditur prokurorja Irina Venediktova. Punonjësi i pavarur amerikan Brent Renaud vdiq dje në Irpin, në periferi të Kievit.

Ora 18:55
BE gati paketën e katërt të sanksioneve kundër Rusisë

BE ka gati paketën e katërt të sanksioneve kundër Rusisë. Presidenca franceze nuk e detajoi paketën, por përmes një postimi Twitter-it njofto se kjo paketë sanksionesh do të pasohet edhe nga vendimi i SHBA-së për revokimin e klauzolës së kombit të favorizuar nga pikëpamja tregtare në Moskë, e cila nënkupton lëshime për tarifat e importit/eksportit. Sipas Reuters , do të ketë një ndalim të metaleve ruse, një ndalim të eksportit të mallrave luksoze (përfshirë makinat me vlerë më shumë se 50 mijë euro) dhe ndalimin e investimeve në kompanitë e naftës dhe në sektorin e energjisë. Lista e oligarkëve të sanksionuar pritet gjithashtu të zgjerohet për të përfshirë pronarin e Chelsea, Roman Abramovich , i cili tashmë është goditur nga Britania e Madhe.

Ora 18:53
OKB: 40 milionë dollarë si ndihmë humanitare për Ukrainën

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, ka thënë se ky institucion do të ndajë edhe 40 milionë dollarë si ndihmë humanitare për Ukrainën.

Duke folur nga Nju Jorku, ai ka thënë se fondet do të ndihmojnë për furnizime të ushqimit, ujit, ilaçeve dhe furnizimeve tjera në këtë shtet, si dhe ofrimin e parave të gatshme për ata që kanë nevojë.

Guterres ka paralajmëruar se ndonjë përshkallëzim i mëtejmë i luftës në Ukrainë – qoftë aksidental apo i qëllimshëm – kërcënon “gjithë njerëzimin”.

Duke e përshkruar vendimin e Rusisë për vendosjen e forcave bërthamore në gatishmëri të lartë si “zhvillim drithërues”, ai ka shtuar se ideja e konfliktit bërthamor – dikur diçka e “paimagjinueshme”, tani është kthyer në kufirin e të mundshmes.

Guterres ka bërë thirrje për “armëpushim” dhe “negociata serioze” të bazuara në Kartën e OKB-së dhe ligjit ndërkombëtar.

Ora 18:47
Putin telefonatë me kryeministrin izraelit

Presidenti rus Vladimir Putin dhe kryeministrit izraelit, Naftali Bennett kanë zhvilluar sërish një bisedë telefonike për situatën në Ukrainë. Së bashku me Turqinë, Izraeli është renditur si një nga ndërmjetësit e mundshëm në konflikt.

Ora 18:28
SHBA paralajmërojnë aleatët: Kina mund t'i ofrojë mbështetje ushtarake Rusisë

Shtetet e Bashkuara kanë paralajmëruar aleatët se Kina ka sinjalizuar se mund të furnizojë me armë Rusinë. Lajmi është bërë i ditur nga Financial Times, e cila citon burime nga Departamenti Amerikan i Shtetit.

Ora 18:27
Goditja e kullës televizive në Rivne, Ukraina: 9 të vdekur

Të paktën 9 persona kanë humbur jetën si pasojë e sulmeve ruse kundër kullës televizive në Rivne, në veriperëndim të Ukrainës. Këtë e ka bërë të ditur guvernatori i rajonit Rivne, Vitaliy Koval, cituar nga mediat lokale.

Ora 18:21
Ministri i Mbrojtjes nga Moska: "Ne e dimë se ku janë mercenarët e huaj, do t'i godasim"

1647278504_1RUSSIAUKRAINECONFLICTjpeg.jpg

Ushtria ruse e di vendndodhjen e mercenarëve të huaj në Ukrainë dhe do të kryejë "sulme kirurgjikale kundër tyre" për t'i shënjestruar ata. Kështu ministria e mbrojtjes e Moskës, cituar nga TASS, pas bombardimit të djeshëm në bazën e Yavoriv, ​​pranë kufirit polak.

Ora 18:12
Bombardohet shkolla në Ukrainë, predha i merr jetën 15-vjeçarit

Një djalë 15-vjeçar u vra nga një predhë në një shkollë pranë qytetit verilindor të Kharkiv. Shkolla sipas zyrtarëve ukrainas u godit nga artileria ruse.  

“Një numër shtëpish private u dëmtuan gjithashtu” nga bombardimet, shkroi Zyra e Prokurorit Rajonal të Kharkiv në një postim në Facebook

Ora 17:53
Takimi i Scholz me Erdogan, kancelari gjerman: Dënojmë sulmin rus ndaj Ukrainës, kërkojmë armëpushim të menjëhershëm

“Me presidentin Erdogan jemi absolutisht dakord në dënimin absolut të sulmit rus ndaj Ukrainës”. Kështu tha kancelari gjerman Olaf Scholz në Ankara, në një konferencë për shtyp së bashku me presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan.

“Duhet të aktivizohet një armëpushim i menjëhershëm dhe të sigurohen korridoret humanitare për civilët”, shtoi kancelari gjerman. Ai përshëndeti bisedimet e drejtpërdrejta mes ukrainasve dhe rusëve si “shumë të rëndësishme”.

"Nuk mund të ketë vetëm një zgjidhje diplomatike për këtë konflikt", tha kancelari.

Ora 17:44
OKB: Konflikti bërthamor i mundshëm

"Perspektiva dikur e paimagjinueshme e një konflikti bërthamor tani është kthyer në sferën e të mundshmes." Ky është alarmi i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres. Ai deklaroi po ashtu se janë dhuruar 40 milionë dollarë të tjera për t'u përdorur në ndihmë të Ukrainës së pushtuar nga forcat ruse. Kreu i selisë së OKB-së ka nisur një apel për "ndërprerje të menjëhershme të armiqësive" dhe "negociatat serioze bazuar në parimet e Kartës së OKB-së dhe të drejtën ndërkombëtare".

Ora 17:44
OKB: Të paktën 636 civilë të vrarë që nga fillimi i pushtimit në Ukrainë

1647276381_6400russiaukrainewar32189badc8c025160013749s885x5161646597654.jpg

Të paktën 636 civilë ukrainas janë vrarë që nga fillimi i pushtimit rus, sipas një numri të dhënë nga Zyra e Çështjeve Humanitare të OKB-së.

Ndër viktimat ishin 46 të mitur, fëmijë apo adoleshentë. 1125 të tjerë u plagosën. Numri, i përditësuar në mesnatë, mbulon vetëm viktimat e konfirmuara, por numri i vërtetë ka të ngjarë të jetë shumë më i rëndë.

Ora 17:16
FMN: Ukraina në shok ekonomik! Lufta rrezikon sigurinë globale të ushqimit

Pushtimi rus i Ukrainës "vë në rrezik sigurinë globale të ushqimit". Kështu deklaroi Fondi Monetar Ndërkombëtar, në një raport paraprak për Ukrainën. Për shkak të bllokimit të eksporteve të produkteve bujqësore nga Ukraina dhe Rusia, në fakt, lufta po shkakton tashmë një rritje të mprehtë të çmimeve, me pasoja për vendet më të varfra. "Lufta në Ukrainë do të thotë zi buke në Afrikë," tha drejtoresha e përgjithshme e FMN-së Kristalina Georgieva. Fondi Monetar Ndërkombëtar vuri alarmin po ashtu se në Ukrainë pritet recesion i thellë  dhe kosto të mëdha rindërtimi. Sipas tyre Kievi po përballet me një “goditje masive humanitare dhe ekonomike” me PBB-në që pritet të bjerë me 10% këtë vit. “Rreziqet negative janë shumë të larta”, shton Fondi.

Ora 17:07
Shtëpia e Bardhë po vlerëson mundësinë e një udhëtimi të Biden në Evropë

1645559432_biden.JPG

Shtëpia e Bardhë po shqyrton një udhëtim në Evropë të Presidentit Joe Biden në javët e ardhshme.

Sipas raporteve udhëtimi, i cili ende nuk është finalizuar, do të fokusohej në luftën në Ukrainë dhe do të synonte të qetësonte aleatët amerikanë në rajon.

Ora 17:01
Shërbimi sekret i Ukrainës: Rusia po përgatit planin që ta lërë pa bukë Ukrainën dhe botën

Departamenti i Inteligjencës së Mbrojtjes ukrainase përmes një njoftimi në rrjetet sociale ka denoncuar se forcat ruse kanë nisur luftë sistematike në dëmtimin e makinerisë agrikulturore në Ukrainë. Me këto veprime, thonë autoritetet ukrainase, Rusia planifikon ta lë pa bukë Ukrainën, dhe jo vetëm atë.

Institucionet e sigurisë së Ukrainës kanë dalë me një njoftim, ku flasin për planin rus, që të dëmtohet agrikultura e shtetit të tyre.

"Pushtuesit qëllimshëm po i dëmtojnë makinerinë agrikulturore të Ukrainës. Raste të veprimeve të tilla sistematike janë regjistruar në Brovarsky, në rajonin e Kyivit”, thonë nga Inteligjenca e Mbrojtjes ukrainase, transmeton Gazeta Express.

Sipas njoftimit, veprimet e tanishme të forcave ruse mbi agrikulturën ukrainase, kanë për qëllim dëmtimin dhe rrezikimin e të mbjellave të periudhës së pranverës.

 

Ora 16:41
Kryeministri ukrainas: Ndaloni luftën para se Evropa të digjet

“Ka ardhur koha për të ndaluar këtë pushtim, përpara se Evropa të digjet”. Kështu ka deklaruar kryeministri ukrainas Denys Smihal në një fjalim të shkurtër video në Këshillin e Evropës. "Në 18 ditë, kanë vdekur mijëra civilë, duke përfshirë 90 fëmijë", tha ai.

Ora 16:38
Moska: Ukraina po rekruton mercenarë nga xhihadistët e ISIS

Rusia akuzon Ukrainën për rekrutimin e xhihadistëve nga ISIS dhe organizata të tjera ekstremiste islamike në Lindjen e Mesme për të luftuar kundër trupave të Moskës. Kështu deklaroi zëvendësministri i Jashtëm rus Oleg Syromolotov, duke iu përgjigjur të njëjtave akuza të bëra ditët e fundit nga Kievi, sipas të cilave Moska do të kishte rekrutuar 16,000 anëtarë të ISIS.

"Regjimi i Kievit, i mbështetur nga sponsorët e tij perëndimorë, po rekruton mercenarë nga terroristët që luftuan në Lindjen e Mesme, para së gjithash në Siri," thotë Syromolotov.

Madje sipas tij shtyrja e xhihadistëve për të luftuar përkrah trupave ukrainase do të ishte perspektiva e "hakmarrjes" ndaj rusëve për disfatat e pësuara në Siri.

Ora 16:34
Trupat ruse shpërthejnë municionin në termocentralin Zaporizhzhya

Trupat ruse kanë hedhur në erë municione përballë termocentralit bërthamor të Zaporizhzhya. 

BBC shkruan një mesazh nga kompania e energjisë bërthamore e Ukrainës, Energoatom, thotë se nuk është ende e qartë nëse nivelet e rrezatimit janë prekur që nga shpërthimi.

Rusia mori kontrollin e stacionit më të madh bërthamor të Evropës më 4 mars , pasi u godit nga bombardimet.

Centrali, i vendosur rreth 550 km (342 milje) në jug-lindje të kryeqytetit Kiev, në brigjet e lumit Dnieper, prodhon rreth 20% të të gjithë energjisë elektrike në Ukrainë.

Ora 16:32
Gjermania: Gati për sanksione më të ashpra për Moskën

"Pozicioni i Gjermanisë për sanksionet kundër Moskës "është i qartë: ne duam presion maksimal ndaj Putinit. Ne duam të izolojmë Rusinë politikisht, financiarisht dhe ekonomikisht. Jemi të hapur për shtrëngim të mëtejshëm të sanksioneve".

Kështu deklaroi ministri gjerman i Financave, Christian Lindnder. “Ne duhet të diskutojmë së bashku se si mund të zvogëlojmë ndikimin negativ ekonomik në popullsinë dhe ekonominë tonë”, theksoi ai.

Ora 16:11
Shefi i Gardës Kombëtare të Rusisë: Ofensiva ushtarake e Moskës Ukrainë nuk po shkon siç ishte planifikuar

Kjo është deklarata më e fortë deri më tani nga Kremlini ku pranohet se pushtimi rus i Ukrainës ka qenë më i ngadalshëm se sa pritej.

“Jo gjithçka po shkon aq shpejt sa ne do të donim”, tha Viktor Zolotov, i cili është një aleat i ngushtë dhe ish-truproja i Presidentit Vladimir Putin.

Ora 15:38
Rusia dërgon në kufi me Ukrainën mbërritën 400 mercenarët e parë nga Siria

400 mercenarët e parë që Moska rekrutoi në Siri do të kishin mbërritur në kufirin midis Rusisë dhe Ukrainës. Kjo u njoftua nga agjencia Kiev UNIAN. Kampet do të ishin ngritur rreth Rostovit. Kremlini kishte njoftuar se kishte punësuar 16,000 ish-luftëtarë të luftës në Lindjen e Mesme.

Ora 15:26
Bisedimet Rusi-Ukrainë rinisin nesër

Delegacionet nga Rusia dhe Ukraina që morën pjesë në raundin e katërt të negociatave sot morën pushim. Bisedimet do të rifillojnë nesër.

“Në negociata është bërë një pushim teknik deri nesër. Për punë shtesë në grupet e ndarjes dhe sqarimin e disa përkufizimeve. Negociatat vazhdojnë”, thonë burime për corriere nga Kievi. 

Ora 14:49
Delegacionet Kiev-Moskë 5 orë në tryezë, Zelensky: Bisedimet janë të vështira, jemi të gjithë duke pritur lajme

1647255778_1647255270bisedime.jpg

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se raundi i katërt i bisedimeve është mjaft i vështirë.

“Bisedimet janë të vështira, por po vazhdojnë. Të gjithë jemi duke pritur lajme. Këtë mbrëmje do të raportojmë për rezultatin”, tha Zelensky në një video-mesazh.

Prej më shumë se 5 orësh delegacionet e dy vendeve janë ulur në tryezën e bisedimeve.

Ora 14:33
Elon Musk sfidon Putin në dyluftim për artet marciale: Kush fiton merr Ukrainën

Elon Musk sfidon Putinin në një dyluftim të arteve marciale për të “fituar” Ukrainën.

Sfida-provokim erdhi nga miliarderi përmes një postimi në rrjetin e tij social Twitter.

Ora 14:14
Bisedimet Kiev-Moskë, kush u zëvendësua dhe kush mungoi nga tryeza

Prej më shumë se 5 orësh delegacioni i Kiveit dhe Moskës po diskutojnë lidhur me ecurinë e luftën në Ukrainë.

Po cilët janë përfaqësuesit e dy vendeve?

Delegacioni rus

  • ALEXANDER FOMIN, zëvendës ministri i Mbrojtjes rus
  • Andrei Rudenki, zëvendës ministri i Jashtëm rus
  • VLADIMIR MEDINSKY, shef i delegacionit rus

Në raundin e parë, të dytë dhe të tretë kanë qenë të pranishëm  BORIS GRYZLOV, ambasadori rus në Bjellorusi dhe LEONID SLUTSKY, kreu i politikës së jashtme në Duma

Delegacioni i Ukrainës

  • ANDRIY KOSTIN- deputet
  • DAVYD ARKHAMIA, kryetar partie
  • MYKHAILO PODOYLAK, këshilltar i presidentit Zelenski
  • MYKOLA TUCHYTSKYI, ambasador i Ukrainës në BE dhe MB

Në raundin e parë, të dytë dhe të tretë i pranishëm i ka qenë edhe OLEKSII REZNIKOV, shefi i delegacionit ukrainas.

Ora 14:07
Zelensky: Ne do të rindërtojmë gjithçka

"Rusia vazhdon të shkatërrojë infrastrukturën tonë, vazhdon të godasë qytetet tona. Por ne do të rindërtojmë çdo rrugë në çdo qytet. Çdo shtëpi, çdo apartament ukrainas. Tani që pushtuesi është ende në tokën tonë, ne duhet ta godasim atë sa më mirë që të mundemi për t'i mbrojtur ata. qytetet, për të mbrojtur fshatrat, për të mbrojtur çdo metër të tokës tonë”. Kështu presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky në një video të re, të postuar në kanalin e tij Telegram, në të cilën kthehet për të folur nga rrugët e Kievit. "Ndihmoni njëri-tjetrin - shton ai - mbështesni njëri-tjetrin. Mbështetni mbrojtjen dhe mbrojeni shtetin. Së bashku do të fitojmë".

Ora 13:58
Moska largohet nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës

Delegacioni rus në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, organi parlamentar i Këshillit të Evropës, ka pezulluar pjesëmarrjen dhe nuk do të marrë pjesë në mbledhje. Këtë e ka bërë të ditur agjencia ruse e lajmeve Ria Novosti, duke cituar një anëtar të delegacionit rus.

Ministria e Jashtme njoftoi javën e kaluar pezullimin e pjesëmarrjes së Moskës në Këshillin e Evropës.

Ora 13:04
Putin autorizon bankat të shesin shufra ari! Obligacionet e qeverisë ruse do të paguhen në rubla

Vladimir Putin ka nënshkruar një ligj që autorizon bankat ruse të shesin rezervat e tyre ajrore tek individët privatë në këmbim të valutës së fortë (dollarë dhe euro). Është një sistem përmes të cilit Moska synon të anashkalojë të paktën pjesërisht sanksionet pasi ka shufra ari me vlerë 123 miliardë dollarë. Ditët e fundit Kongresi Amerikan kishte hartuar një projektligj që synon të mbyllë këtë të metë , duke sanksionuar ata që blejnë ar nga Rusia.

Gjithashtu ministria ruse e financave tha se kishte miratuar një procedurë të përkohshme për shlyerjen e borxhit në valutë të huaj, por paralajmëroi se pagesat do të bëhen në rubla nëse sanksionet i pengojnë bankat të paguajnë borxhet në monedhën e emetimit.  Pamundësia për të shlyer borxhin në dollarë ose euro e bën më konkret rrezikun e mospagimit.

Ora 13:04
Moskë: Do të marrim kontrollin total të qyteteve

Ushtria ruse nuk përjashton marrjen e “kontrollit total” të qyteteve të mëdha të Ukrainës. Kështu deklaroi Kremlini përmes zëdhënësit të tij Dimitri Peskov. Në orët e fundit, ofensiva e Moskës është fokusuar në Kiev

Ora 12:42
Linja e Çernobilit është dëmtuar sërish

Linja që ushqente termocentralin bërthamor të Çernobilit dhe qytetin e Slavutych u dëmtua përsëri nga banorët pasi ekuipazhi i riparimit të Ukrenergo e kishte riparuar atë. Termocentrali bërthamor i Çernobilit është një objekt i rëndësishëm që nuk mund të lihet pa një furnizim të besueshëm energjie.

Ora 12:39
 Fillojnë bisedimet SHBA-Kinë në Romë

Në Romë kanë nisur edhe bisedimet mes Sekretarit të Sigurisë së Shtetit të SHBA-së, Jack Sullivan dhe kryetarit të komisionit të jashtëm të Pekinit, Yang Jiechi. 

Ora 12:38
Moska mohon të ketë kërkuar ndihmë nga Kina

Kremlini gjithashtu ka mohuar të ketë kërkuar ndihmë ushtarake dhe ekonomike nga Kina. Lajmi u bë i ditur dje nga Financial Times dhe CNN. Pak orë më parë, edhe Pekini e kishte cilësuar lajmin si dezinformim.

Ora 12:25
Protestuesit pushtuan vilën prej 25 milionë paundë të oligarkut rus në Britani: Kjo pronë është çliruar

 

Protestuesit pro-ukrainas pushtuan sot një shtëpi prej 25 milionë paundë në Belgravia, në pronësi të një oligarku rus, disa ditë pasi miliarderi i naftës u “godit” me sanksione.

Prona është çliruar”, kjo ishte pankarta të cilën varën mbi pronën e miliarderit rus.

Rezidenca i përket familjes së Oleg Deripaska, një nga shtatë oligarkët që i’u vendosën sanksione nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar javën e kaluar për shkak se konsideroheshin “njerëzit e Putin”.

 

 

Ora 12:00
Negociatat Kiev-Moskë, Ukraina: Dialog i vështirë, arsyet e mosmarrëveshjes sistemet e ndryshme politike

1647255778_1647255270bisedime.jpg

Këshilltari i zyrës së Presidentit të Ukrainës, Mykhailo Podolyak komentoi rrjedhën e negociatave me Federatën Ruse deri tani.

" Palët shprehin në mënyrë aktive qëndrimet e tyre të specifikuara. Komunikimi po mbahet por është i vështirë. Arsyeja e mosmarrëveshjes janë sisteme shumë të ndryshme politike. Ukraina është për dialog të lirë brenda shoqërisë dhe një konsensus i detyrueshëm. Rusia është për ultimatum në shoqërinë e saj", shkruan ai.

Ora 11:55
Kundërsulmon Ukraina, shpërthen raketën në rajonin e Dobasin, raportohen 20 viktima mes të cilëve edhe fëmijë

 

Forcat ukrainase kundërsulmuan me raketa rajonin e Dobasit. Sipas agjencisë ruse “Tas” u raportuan 20 viktima, disa prej të cilëve ishin edhe fëmijë, ndërsa kanë mbetur të plagosur edhe 23 të tjerë.

Ora 10:44
19 ditë luftë, të paktën 90 fëmijë të vrarë në Ukrainë

ukraine.jpg" style="height:389px; width:780px" />

Të paktën 90 fëmijë kanë mbetur të vrarë nga sulmet ruse në Ukrainë këto 19 ditë të luftës.

Lajmin e ka bërë me dije Prokuroria e Përgjithshme e Ukrainës.

"Numri më i madh i viktimave është në rajonin e Kievit, Kharkiv, Donetsk, Chernihiv, Sumy, Kherson, Mykolayiv dhe Zhytomyr,", thuhet një njoftim.

Ora 10:41
Kievi zbardh pikat e kërkesave të tyre në negociatat me Moskën

Kiev ka zbardhur pikat e kërkesave të tyre në negociatat me Moskën, ku fokusi do të jetë armëpushim i menjëhershëm, tërheqje e të gjitha trupave ruse dhe padyshim paqja.

"Pozicionet tona nuk kanë ndryshuar: paqe, armëpushim i menjëhershëm, tërheqje e të gjitha trupave ruse dhe vetëm atëherë do të jemi në gjendje të flasim për marrëdhëniet tona fqinjësore dhe dallimet tona politike", tha Mykhailo Podolyak, kryenegociatori dhe këshilltari i presidentit ukrainas Volodymyr. Zelensky, në një video në Twitter, pak para rifillimit të negociatave online mes delegacioneve të Moskës dhe Kievit.

Ora 10:26
Rinisin negociatat përmes videokonferencës

Delegacioni ukrainas dhe ai rus rifillojnë negociatat këtë mëngjes përmes videokonferencës. Këtë e raporton The Kyiv Independent .  

Ora 09:59
Kuleba bën thirrjen: Na ndihmoni me armë që të fitojmë luftën kundër Putin! Shtoni sanksionet, izoloni edhe më shumë Rusinë

Ministri i Jashtëm Dmytry Kuleba i ka bërë thirrje sërish perëndimit të ndihmojë Ukrainën me armë, që sipas tij lufta e Putin të dështojë.

Ai i bëri thirrje vendeve të aplikojnë më shumë sanksione ndaj Rusisë në mënyrë që ta izolojnë plotësisht.

Sipas Kulebës këto dy thirrje të tij duhet të plotësohen, edhe për të shmangur një luftë në të cilën do të përfshihen më shumë vende.

“Ukraina po lufton me sukses. Ne kemi nevojë që ju të na ndihmoni. Na siguroni të gjitha armët e nevojshme që ne të luftojmë. Aplikoni më shumë sanksione ndaj Rusisë dhe izoloni atë plotësisht. Ndihmoni Ukrainën që lufta e Putin të dështojë dhe në këtë mënyrë do të shmangni një luftë më të madhe”, shkruan Kuleba.

Ora 09:52
Harroni për një moment pamjet e tmerrit, gëzimi i këtij vogëlushi ukrainas kur merr një çokollatë është fantastik (VIDEO)

 

Një buzëqeshje e një fëmijë teksa merr një çokollatë, pasi ia doli të ikte nga Ukraina, është prekëse dhe e mjaftueshme për të kuptuar se çfarë shkatërrimi po i bëhet brezit të së ardhmes. Vullnetarët nga qyteti polak Medyka mirëpritën refugjatët ukrainas, duke i siguruar atyre ujë dhe ushqim, por për disa fëmijë ishin rezervuar disa çokollata dhe reagimi i një fëmijë është fantastik, pas tmerrit që ka përjetuar.

Sipas policisë kufitare polake, rreth 1.5 milionë njerëz kanë hyrë në vend nga Ukraina që kur Rusia filloi pushtimin më 24 shkurt.

 

Ora 09:40
Kina: Lajmi i SHBA se Rusia na ka kërkuar ndihmë është dezinformim

Ministria e Jashtme kineze e ka cilësuar si “dezinformim” lajmin se Rusia i ka kërkuar mbështetje ushtarake Kinës.

Ora 09:02
Lamtumira mbrapa kësaj fotografie, nëna puth për herë të fundit djalin e vrarë nga bombardimet ruse në Ukrainë

Përqafimi i një nënë që i jep lamtumirën e fundit djalit të saj të vrarë nga bombardimet ruse.

Në Ukrainë 19 ditët e fundit janë dhënë shumë lamtumira, por çdo lamtumirë fsheh historinë dhe dhimbjen e saj.

Në këtë foto shihet përqafimi i fundit që një nënë i jep djalit të saj të vrarë nga bombardimet ruse, disa minuta përpara se arkivoli të mbyllet.
Prekja e butë e nënës së veshur me të zezë, prek këdo që e sheh këtë fotografi.

Djali u vra në Kishën e Apostujve më të Shenjtë Pjetër dhe Pal në Lviv , Ukrainë .

Ora 08:51
Gazprom vazhdon të dërgojë gaz në Evropë

Kompania ruse e energjisë Gazprom ka njoftuar se do të vazhdojë të dërgojë gaz, në një vëllim të konsiderueshëm të pandryshuar (109.5 milionë metra kub në ditë) në Evropë përmes Ukrainës.

Ora 08:46
Hapen 10 korridore humanitare, në 14:00 armëpushim në rajonin e Lungansk

Zëvendëskryeministri i Ukrainës raporton se për sot janë rënë dakord për 10 korridore humanitare. Gjithashtu sot në orën 14:00 sipas kohës lokale, nis evakuimi i banorëve të rajonit të Lugansk me autobus për në stacionin hekurudhor Novozolotarivka tha kreu i administratës shtetërore rajonale Serhiy Haidai. 

Ora 08:46
Bombardohet pallati 9-katësh dhe fabrika e avionëve në Antonov në Kiev

Forcat ruse goditën periferinë veriperëndimore të Kievit gjatë natës dhe shënjestruan disa zona në lindje të kryeqytetit. Sulmet ruse gjatë natës edhe në qytetet veriperëndimore të Irpin, Bucha dhe Hostomel. 

"Trupat e Moskës nuk kanë bërë shumë përparim në 24 orët e fundit," tha stafi ushtarak ukrainas. Gjithashtu predhat kanë sulmuar edhe një ndërtesë apartamentesh nëntëkatëshe në lagjen Obolonsky, ku raportohet për 2 të vdekur deri tani.

Edhe fabrika e avionëve në Antonov, në veri të Kievit, u godit nga bombardimet ruse. Fillimisht u tha se u godit aeroporti, por më pas u konfirmuar se ibjektiv kishte qenë fabrika e  avionëve.  

Ora 08:04
Takimi i delegacioneve Moskë-Kiev me videokonferencë sot në orën 09.30

Bisedimet online midis delegacioneve të Kievit dhe Moskës do të fillojnë në orën 9:30 të mëngjesit. Kjo u njoftua nga Anton Gerashchenko , këshilltar i ministrit të brendshëm ukrainas. Dje kryenegociatori ukrainas, Mikaylo Podolyak, tha se "Rusia ka filluar të flasë në mënyrë konstruktive". 

Ora 07:48
E dhimbshme/Po priste të lindte, por materniteti u bombardua nga rusët në Mariupol, gruaja shtatzëne nuk i mbijetoi plagëve, humbi edhe fëmijën

 

Një nga gratë shtatzëna të plagosur në bombardimin e maternitetin në Mariupol nga një sulm ajror humbi jetën së bashku me fëmijën e saj të palindur.

Të gjithë e mbajmë mend momentin kur personeli shëndetësor ka hyrë në ndërtesën e spitalit të rrënuar dhe ka nxjerr një nga një gratë e lënduara shtatzëna dhe trupat e pajetë të disa prej tyre që nuk arritën t’i mbijetonin sulmit.

Mes tyre ishte edhe kjo nënë e re që më padurim ka pritur ardhjen e fëmijës së saj...por forcat ruse nuk mëshiruan asgjë, as atë dhe as bebin e saj akoma të palindur.

Lajmin e ka bërë me dije në faqen e saj në rrjetin social gazetarja e Zërit të Amerikës Asya Dolina.

Ora 07:30
Kievi zgjohet nën bombardime, vriten 2 persona plagosen 3 të tjerë (VIDEO)

 

Të paktën dy persona kanë vdekur dhe tre janë plagosur pasi një eksploziv rus goditi një ndërtesë banimi në kryeqytetin ukrainas.

Këshilltari i ministrisë së brendshme të Ukrainës, Anton Gerashchenko, konfirmoi numrin e viktimave dhe të plagosurve nga bombardimet e  mëngjesit të sotëm.

Shërbimi Shtetëror i Emergjencave më herët tha se një predhë artilerie ruse kishte goditur një ndërtesë banimi nëntë katëshe dhe kishte dëmtuar disa apartamente.

Ndërkohë, mediat lokale raportojnë se një kullë televizive pranë Rivne në Ukrainën perëndimore është goditur nga një raketë ruse. Nuk dihet nëse ka viktima.

Ora 06:52
Të evakuuarit nga Mariupoli: Na kanë bombarduar ditë e natë

Njerëzit që arritën të shpëtonin nga Mariupol në Ukrainën jugore kanë folur për BBC-në për skenat e tmerrshme në qytetin ku forcat ruse kanë intensifikuar rrethimin.

Ati Pavel Komashevsky, një prift, tha se zonat e banuara ishin bombarduar pa pushim ditë e natë me avionë që gjëmojnë lart dhe raketa Grad që shpërthyen. Ai tha se me ndërprerjen e energjisë elektrike dhe mbarimin e ushqimit dhe ujit, banorët filluan një grabitje masive të dyqaneve dhe farmacive. At Pavel tha se ai ishte larguar disa ditë më parë në një kolonë prej rreth njëqind makinash private. Planet për evakuim përmes një korridori humanitar u braktisën për shkak të bombardimeve ruse. Ai tha se autokolona u kthye në një pikë kontrolli ruse, por shoferët vendas ofruan një rrugë tjetër për të shkuar në territorin e kontrolluar nga forcat ukrainase.

Të dielën, Kryqi i Kuq Ndërkombëtar kërkoi akses për dërgesat e ndihmave dhe për një plan të rënë dakord për evakuimin e tyre.

Ora 06:44
Zëvendëskryeministrja e Ukrainës: 140,000 civilë janë evakuuar nga zonat e konfliktit

Zëvendëskryeministrja e Ukrainës Iryna Vereshchuk mbrëmë dha një përditësim mbi numrin e civilëve që kanë mundur të largohen nga vija e frontit. Ajo tha se gjithsej 140,000 janë evakuuar nga zonat e konfliktit, pavarësisht përpjekjeve jo të suksesshme për të larguar qytetarët nga qyteti jugor i rrethuar i Mariupol.

Dje, një korridor humanitar dështoi edhe një herë në portin e Detit të Zi, ndërsa bombardimet ruse vazhduan. Kuptohet se 2,187 njerëz kanë vdekur në Mariupol që nga fillimi i luftës.

Vereshchuk tha më tej: "Kolona ka qëndruar në Berdiansk dhe nesër do të përpiqet përsëri të arrijë Mariupol."

Ndërkohë, disa mijëra njerëz kanë arritur të largohen nga qytetet në rajonin e Kievit. Rreth 5,000 njerëz janë evakuuar nga rajoni lindor i Luhanskut.
 

Ora 06:23
Pushtimi i Ukrainës nga Rusia, sirena më e gjatë e sulmit ajror bie në Dnipro

Korrespondentja e BBC-së për Evropën Lindore, Sarah Rainsford, sapo ka postuar në Twitter se Dnipro, në juglindje të Kievit, po përjeton "sirenën e saj më të gjatë deri tani".

Ora 06:17
OBSH: Lufta në Ukrainë mund ta përkeqësojë pandeminë Covid-19

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) tha të dielën se është e shqetësuar se  lufta në Ukrainë  mund të përkeqësojë pandeminë Covid-19 dhe po përpiqet të bëjë më shumë për të kufizuar përhapjen e sëmundjeve infektive.

Rastet në rajon janë ulur nga java e kaluar, por ekziston rreziku i konsiderueshëm që të ketë sëmundje më të rënda dhe vdekje për shkak të shkallës së ulët të vaksinimit në Ukrainë. Shkalla e vaksinimit ndaj Covid-19 në Ukrainë është rreth 34%, ndërsa ajo fqinje e Moldavisë është rreth 29%, sipas  Our World In Data .

Ka pasur gjithsej 791,021  raste të reja të Covid-19  dhe 8,012 vdekje të reja në Ukrainë dhe në vendet përreth midis 3 dhe 9 marsit,  tha një raport i situatës së OBSH-së i  publikuar të dielën.
 

Ora 05:53
VIDEO/ Pamjet e rënda, momenti kur forcat ruse bombardojnë banesat në Mariupol

Kjo video e verifikuar nga BBC tregon ndërtesa të shumta të larta të Mariupol që bombardohen nga rusët. Incidenti ndodhi të dielën.

Autoritetet ukrainase thonë se Mariupol ka qenë subjekt i bombardimeve të pamëshirshme që kur trupat ruse e rrethuan atë më 2 mars, duke vrarë rreth 2,187 civilë. Që atëherë, rreth 400,000 njerëz që kanë mbetur në qytet nuk kanë pasur akses në ujë, ushqim dhe ilaçe.

Përpjekjet e përsëritura të qeverisë ukrainase për të ofruar ndihma kanë dështuar nga bombardimet ruse, duke shtuar frikën e një krize humanitare të afërt.

 

Ora 05:47
Ambasada e SHBA-së thirrje amerikanëve: Largohuni menjëherë nga Ukraina!

Ambasada amerikane në Kiev u ka bërë thirrje edhe një herë qytetarëve amerikanë që të largohen menjëherë nga Ukraina, pasi sulmet e vazhdueshme ruse e kanë bërë situatën "të dhunshme dhe të paparashikueshme".

Ambasada paralajmëroi qytetarët e mbetur amerikanë që të "konsideroni me kujdes" rrugët dhe rreziqet e udhëtimit, pasi rrugët e Ukrainës mund të jenë të mbushura me njerëz, të ekspozuara ndaj operacioneve luftarake ose të kenë përkeqësuar infrastrukturën për shkak të dëmtimit të urave dhe rrugëve.

Departamenti Amerikan i Shtetit zbuloi në janar se nuk ka një numërim të saktë të numrit të përgjithshëm të amerikanëve që ndodhen ende në Ukrainë, përveç personelit të mbetur të qeverisë amerikane.


Ora 05:24
FOTO/ Pushtimi i Ukrainës, publikohet harta që tregon deri ku kanë avancuar trupat ruse

Trupat ruse vazhdojnë të afrohen ngadalë me Kievin, ndërkohë që qytetet në pjesët jugore dhe perëndimore të vendit mbajnë gjithashtu sulme të vazhdueshme.

Ja një vështrim se ku kanë avancuar forcat ruse deri më tani. Shënim: Kjo hartë është krijuar duke përdorur të dhëna nga Instituti për Studimin e Luftës me Projektin e Kërcënimeve Kritike të AEI dhe tregon se ku forcat ruse kanë operuar ose kanë nisur sulme në Ukrainë, por nuk kanë kontroll mbi zonat.
 

Ora 05:10
FOTO/ Lufta në Ukrainë, mbështetësit pro Putinit dalin në rrugët e Beogradit

Dhjetra demonstrues pro-rusë u mblodhën në kryeqytetin serb të Beogradit të dielën, duke shprehur mbështetjen e tyre për pushtimin rus të Ukrainës. Demonstruesit valëvitën flamujt serb dhe rus. Disa automjete janë lyer me shkronjën Z, e cila është bërë simbol i luftës së Rusisë në Ukrainë pasi është parë në automjete ushtarake. Protesta thuhet se u koordinua nga një grup serb i së djathtës ekstreme.

Më 4 mars, mijëra serbë dolën në rrugët e Beogradit në një shfaqje publike të mbështetjes për Vladimir Putinin dhe Rusinë. Pastaj dy ditë më vonë, pati një marshim të madh kundër luftës.

Ndërsa Serbia votoi në favor të një rezolute të OKB-së që dënon pushtimin e Rusisë, ajo deri më tani nuk i është bashkuar listës në rritje të vendeve që kanë shpallur sanksione ekonomike për të ndëshkuar Moskën.

Ora 04:56
Britania e Madhe do të furnizojë Ukrainën me mbi 500 gjeneratorë

Kryeministri Boris Johnson ka thënë se Mbretëria e Bashkuar do të furnizojë Ukrainën me më shumë se 500 gjeneratorë. Gjeneratorët do të ofrojnë energji për shërbimet thelbësore, duke përfshirë strehimoret dhe spitalet. Ata gjithashtu do të sigurojnë energji të mjaftueshme për të furnizuar me energji 20,000 shtëpi.

Ky njoftim erdhi pasi Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky i bëri një kërkesë të drejtpërdrejtë Britanisë së Madhe për gjeneratorët.

Johnson tha se gjeneratorët do të ndihmojnë në lehtësimin e ndërprerjeve të energjisë elektrike në të gjithë Ukrainën. Ai shtoi se gjithashtu "do të ndihmojë në funksionimin e shërbimeve jetike në mënyrë që njerëzit e Ukrainës të mund të vazhdojnë të mbrojnë vendin e tyre".
 

Ora 04:33
Si të dalloni informacionet e rreme dhe gënjeshtrat në mediat sociale

Pushtimi rus i Ukrainës ka çuar në përhapjen e falsitetit të gjerë në platformat e mediave sociale si Twitter dhe Instagram. Me kaq shumë informacione që shpërndahen çdo ditë, mund të bëhet e vështirë të dallosh se çfarë është e vërtetë dhe çfarë jo.

Megjithatë, ka një sërë hapash që mund të ndërmerren për të dalluar postimet e rreme:

•Ki kujdes videot e vjetra. Shumë video të rreme përshkruajnë konflikte të tjera, ndonjëherë të shpërndara nga shikues me qëllime të mira, por të tronditur. Kërkoni të dhëna, si moti, shenjat rrugore dhe gjuhët e folura. Kërkimet e kundërta të imazheve mund të zbulojnë nëse një video është shpërndarë në internet më parë.

•Kini kujdes të vini re se kush po shpërndan përmbajtjen për të parë nëse ata janë të besuar dhe me reputacion. Disa nga videot mashtruese shpërndahen nga ata që janë në kërkim të pëlqimeve dhe shpërndarjeve, ndërsa të tjerat po përdorin mediat sociale për të rritur narrativat dhe agjendat e tyre politike.

•Mendo përpara se të ndash. Pjesa më e madhe e përmbajtjes në lidhje me luftën në mediat sociale është e frikshme dhe shkakton një reagim që i shtyn njerëzit të ndajnë postime pa ndërmarrë hapa për të verifikuar informacionin. Dezinformimi përhapet shpejt sepse luan me emocionet dhe paragjykimet tona ekzistuese.

Ora 03:56
Australia i bashkohet Perëndimit, vendos sanksione për 33 oligarkë rusë

Australia njoftoi sanksione të reja të hënën për oligarkët rusë, biznesmenët kryesorë dhe anëtarët e familjeve të tyre, tha Ministria e Jashtme.

Në total, 33 persona u goditën me sanksione, duke përfshirë pronarin e Klubit të Futbollit Chelsea, Roman Abramovich, CEO i Gazprom Alexey Miller dhe Dmitri Lebedev, Kryetar i Rossiya, një nga transportuesit më të mëdhenj ajror të Rusisë.

“Sanksionet e shpallura sot përforcojnë angazhimin e Australisë për të sanksionuar ata njerëz që kanë grumbulluar pasuri të madhe personale dhe janë me rëndësi ekonomike dhe strategjike për Rusinë, përfshirë si rezultat i lidhjeve të tyre me presidentin rus Vladimir Putin”, thuhet në deklaratën e Marise Payne, Australia. Ministër i Punëve të Jashtme.

"Shumë prej këtyre oligarkëve kanë lehtësuar ose përfituar drejtpërdrejt nga veprimet e paligjshme dhe të pambrojtura të Kremlinit në Ukrainë që nga viti 2014."

Australia ndjek SHBA-në, Britaninë e Madhe, Kanadanë, Bashkimin Evropian dhe Zelandën e Re, në sanksionimin e individëve kryesorë rusë mbi pushtimin e Ukrainës.
 

Ora 03:29
Çfarë po ndodh me luftën në Ukrainë? Nga kërkesa e Rusisë për ndihmë nga Kina, tek bisedimet SHBA-Francë

Ndihma e Kinës: Moska thuhet se i ka kërkuar Pekinit si furnizime ushtarake ashtu edhe ndihmë ekonomike. Një zyrtar i lartë amerikan ka paralajmëruar se Kina do të përballet me "pasoja të rënda" nëse ndihmon Rusinë t'i shmanget sanksioneve.

Bllokada detare: Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar thotë se Rusia ka vendosur një bllokadë mbi bregun e Detit të Zi të Ukrainës, duke e shkëputur në mënyrë efektive vendin nga trafiku detar ndërkombëtar.

Lutja e Zelensky: Në një fjalim të drejtpërdrejtë televiziv, presidenti ukrainas u bëri thirrje përsëri liderëve të NATO-s të vendosin një zonë ndalim-fluturimi, duke thënë se nëse nuk e bëjnë, "është vetëm çështje kohe" para se bombat ruse të bien në territorin e NATO-s.

Bisedimet SHBA-Francë: Presidenti i SHBA Joe Biden zhvilloi një telefonatë me presidentin francez Emmanuel Macron, në të cilën të dy udhëheqësit përsëritën angazhimin e tyre ndaj Ukrainës dhe për të mbajtur Rusinë përgjegjëse për pushtimin.
 

Ora 03:11
Furnizimi i armëve nga Kina për Rusinë do të ishte një luftë e re e ftohtë

Fakti që media të shumta po raportojnë se Rusia i ka kërkuar Kinës armë, na tregon disa gjëra. Ne nuk e dimë përgjigjen e Pekinit, që nënkupton se zyrtarët amerikanë që informojnë këtë po shpresojnë të shmangin mundësinë e një "Po-je". Sidomos kur këshilltari i sigurisë kombëtare i SHBA-së, Jake Sullivan, të takohet me diplomatin më të lartë të Kinës, Yang Jiechi, për të diskutuar mbi prespektivën ndërkombëtare, shkruan për Sky News korrespondenti i Azisë, Tom Cheshire.

A do ta armatoste Kina Rusinë?

Nuk ka kaluar shumë kohë që Vladimir Putin dhe Xi Jinping folën për një partneritet midis vendeve të tyre që nuk njihte "asnjë kufi". Por kjo ishte përpara pushtimit të Rusisë dhe ka arsye për të menduar se Kina do ta refuzojë. 

Së pari, kjo do të zemëronte liderët e BE-së në një kohë kur Kina po përpiqet të mbajë partnerin e saj më të madh tregtar. 

Së dyti, gjatë gjithë kësaj krize, Kina ka thënë se kushdo që dërgon armë në Ukrainë "po hedh benzinë ​​në zjarr". Do të ishte hipokrite.

Dhe së treti, Kina e ka pozicionuar veten si një ndërmjetës, megjithëse joaktiv, dhe ka folur publikisht për të drejtën e Ukrainës për sovranitet dhe integritet territorial. 

Megjithatë, kjo nuk do të thotë se nuk mund ose nuk do të ndodhë. Dhe ky do të ishte një skenar makth, me Ukrainën dhe Rusinë në konflikt, dhe me Perëndimin dhe Kinën që furnizojnë me armë të dyja palët. Kjo do të ishte vërtet një luftë e re e ftohtë.
 

Ora 02:50
Paralajmërimi i SHBA-së: Kina do të përballet me pasoja nëse ndihmon Rusinë t'i shmanget sanksioneve

Kina  do të përballet me pasoja nëse ndihmon Rusinë t'i shmangë sanksionet, thotë këshilltari amerikan për sigurinë kombëtare, Jake Sullivan. Ai i tha CNN të dielën: "Ne po komunikojmë drejtpërdrejt, privatisht me Pekinin, se do të ketë absolutisht pasoja për përpjekjet për shmangie të sanksioneve për Rusinë.

"Ne nuk do të lejojmë që kjo të shkojë përpara dhe të lejojmë që Rusia të ketë një rrugë shpëtimi nga këto sanksione ekonomike nga çdo vend, kudo në botë."

Zyrtarët amerikanë besojnë se Rusia i kërkoi Kinës pajisje ushtarake dhe mbështetje pas fillimit të pushtimit, por një zëdhënës i ambasadës së vendit në Uashington, tha: "Nuk kam dëgjuar kurrë për këtë".

"Ne mbështesim dhe inkurajojmë të gjitha përpjekjet që janë të favorshme për një zgjidhje paqësore të krizës," tha Liu Pengyu.
 

Ora 02:34
Kryebashkiakja e Melitopol të pushtuar nga Rusia: Kanalet televizive ruse do të fillojnë transmetimin

Galina Danilchenko, kryebashkiakja e sapo vendosur në Melitopolin e pushtuar nga Rusia, tha në një video televizive të dielën se "kanalet televizive ruse" do të fillonin transmetimin në rajon. Danilchenko pretendoi se kishte "një mungesë të madhe informacioni të besueshëm që po qarkullonte", si arsyetim për vendimin e transmetimit.  

Danilchenko u emërua si kryetare bashkie pasi kryetari i zgjedhur Ivan Fedorov u mor peng nga njerëz të armatosur të premten. Pasi ai u ndalua, zyra e prokurorit për rajonin separatist të Luhansk të mbështetur nga Rusia e akuzoi Fedorovin për vepra terrorizmi. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky kërkoi lirimin e tij të menjëhershëm, duke thënë se "rrëmbimi" ishte një "krim kundër demokracisë".
 

Ora 02:16
Biden bisedë telefonike me Macron: Mbështetje për Ukrainë, gati forcimi i sanksioneve ndaj Rusisë

Presidenti i SHBA Joe Biden foli me presidentin francez Emmanuel Macron të dielën në mbrëmje për të diskutuar përpushtimin rus ndaj Ukrainës.

Liderët shqyrtuan angazhimet e fundit diplomatike, sipas asaj që thuhet nga Shtëpia e Bardhë. 

"Presidenti Joseph R. Biden, Jr. foli sot me Presidentin Emmanuel Macron të Francës për të diskutuar luftën e Rusisë kundër Ukrainës. Ata rishikuan angazhimet e fundit diplomatike dhe nënvizuan angazhimin e tyre për ta mbajtur Rusinë përgjegjëse për veprimet e saj dhe për të mbështetur qeverinë dhe popullin e Ukrainës. "shpjegon Shtëpia e Bardhë.

Një burim francez i njohur me thirrjen tha se Macron, “paraqiti ngushëllimet e tij për vdekjen e gazetarit Brent Renaud . Ata ranë dakord të forcojnë sanksionet tashmë të marra kundër Rusisë, të mbështesin Ukrainën dhe të marrin të gjitha iniciativat për të ndaluar luftimet. Ata do të qëndrojnë në kontakt të ngushtë për të gjitha këto në ditët në vijim”.


 

Ora 01:59
Pushtimi nga Rusia, forcat ukrainase shkatërrojnë 4 avionë dhe 3 helikopterë

Komanda e Forcave Ajrore të Forcave të Armatosura të Ukrainën njofton se forcat e mbrojtjes kanë shkatërruar katër avionë, tre helikopterë dhe një avion pa pilot të Rusisë.

Modelet e grupit të shkatërruar, ishin të tipit Su-35, Su-34 dhe Su-25 dhe po përpiqeshin të nisnin sulme me raketa me bomba drejt Ukrainës. 


 

Ora 01:46
BE dënon rrëmbimin e dy kryebashkiakëve në Ukrainë nga Rusia

BE-ja ka dënuar rrëmbimin e  kryebashkiakëve të dy qyteteve të Ukrainës nga forcat ruse.

Zyrtarët ukrainas thanë të dielën se njerëz të armatosur kishin rrëmbyer Yevhen Matveyev, kryebashkiak i qytetit juglindor të Dniprorudne.

Josep Borrell Fontelles, përfaqësuesi i lartë i BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, tha në Twitter : “BE dënon fuqishëm rrëmbimin e kryebashkiakëve të Melitopol dhe Dniprorudne nga forcat e armatosura ruse.

“Është një sulm tjetër ndaj institucioneve demokratike në Ukrainë dhe një përpjekje për të krijuar struktura të paligjshme alternative qeveritare në një vend sovran.”
 

Ora 01:33
Moldavia: Më shumë se 328,000 refugjatë kanë mbërritur nga kufiri me Ukrainën

Mbi 328,000 refugjatë kanë mbërritur në Moldavi nga Ukraina që nga fillimi i pushtimit rus më 24 shkurt, tha të dielën ministri i Jashtëm i vendit, Nicu Popescu.

"Rreth 101 mijë refugjatë janë nën strehim ose shtëpi private në të gjithë vendin, duke përfshirë 48,254 të mitur," shkroi Popesku në Twitter.

Ora 00:30
Lufta në Ukrainë, forcat e Rusisë rrëmbejnë një tjetër kryebashkiak

Një tjetër kryebashkiak ukrainas është rrëmbyer nga forcat ruse. Yevgeny Matveyev u filmua duke qëndruar përpara një tanku pasi udhëhoqi njerëzit e paarmatosur vendas për t'i rezistuar forcave të Vladimir Putinit. Matveyev është kryebashkiak i qytetit të Dniprorudne në Zaporizhzhia Oblast, shkruan The Sun.

Lajmi për rrëmbimin e tij u njoftua nga kreu i Administratës Shtetërore të Rajonit Zaporizhzhia, Oleksandr Starukh, të dielën në mëngjes. "Krimet e luftës po bëhen sistematike. Kryetari i bashkisë së Dniprorudne është rrëmbyer," shkroi Starukh.

Rrëmbimi i dytë vjen pasi Ivan Fedorov u filmua duke u tërhequr zvarrë nga forcat ruse me një çantë mbi kokë në qytetin Melitopol, në Ukrainën jugore.


 

 

Ora 00:21
Britania e Madhe: Mbërrijnë 21 fëmijët ukrainas me kancer, do sigurohet kurimi i tyre

Sekretari i Shtetit i Britanisë për Shëndetësinë dhe Kujdesin Social, Sajid Javid, shkruan se 21 fëmijë ukrainas që janë me kancer kanë mbërritur në Mbretërinë e Bashkuar.

Javid thotë tani Britania do të sigurojë që ata të marrin kujdesin e duhur që nevojitet për trajtim.

Ora 23:58
Zelensky i bën thirrje NATO-s: Mbyllni qiellin, përndryshe raketat e Rusisë do të bien edhe në territorin tuaj

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy ka mbajtur një tjetër fjalim sonte, në atë që ai e përshkruan si "ditën e 18-të të luftës sonë për jetën, për Ukrainën, për pavarësinë". Ai foli për sulmin pranë kufirit polak, duke thënë: “Atje nuk po ndodhte asgjë që mund të kërcënonte territorin e Federatës Ruse”.

“Vitin e kaluar, unë i kam paralajmëruar liderët e NATO-s se nëse nuk do të kishte sanksione të ashpra parandaluese kundër Rusisë, do të fillonte një luftë. Kishim të drejtë. Kam thënë për një kohë të gjatë që Nord Stream është një armë që do të godasë Evropën. Tani është e qartë. Dhe tani e përsëris përsëri, nëse nuk e mbyllni qiellin tonë, është vetëm çështje kohe para se raketat ruse të bien në territorin e NATO-s, apo në shtëpitë e qytetarëve të vendeve të NATO-s."

Ai foli për vdekjen e gazetarit amerikan Brent Renaud, duke e cilësuar atë si një “sulm të qëllimshëm nga ushtria ruse”. Zelenskyy tha se Ukraina ndjen mbështetjen e vendeve të tjera, duke përmendur Bullgarinë, Sllovakinë, Republikën Çeke, Rumaninë, Poloninë dhe Britaninë. Lidhur me përpjekjet për të organizuar një takim mes tij dhe presidentit rus Vladimir Putin, ai tha se kjo është "një rrugë e vështirë, por kjo rrugë është e nevojshme". Ai tha se disa korridore humanitare kishin qenë të suksesshme gjatë ditës, me përjashtim të dukshëm të Mariupolit, i cili u ndërpre nga trupat ruse.

"Ne do të përpiqemi përsëri derisa të mund të ndihmojmë njerëzit tanë," tha ai. Sepse ata janë tanët. Mariupoli ynë. Mariupoli heroik i ukrainasve!"

Ai përfundoi: “Po kalojmë kalvarin më të keq në historinë tonë, në jetën tonë. Ne do të mbrojmë gjënë më të çmuar që kemi. Duhet të mbajmë. Duhet të luftojmë. Dhe do të fitojmë. Unë e di këtë. Unë besoj në këtë."
 

Ora 23:49
VIDEO/ Të tjera pamje nga Ukraina, momentet kur droni “Bayraktar” shkatërron mjetet luftarake ruse

Të tjera pamje janë publikuar nga forcat ushtarake ukrainase teksa shihet si droni turk ‘Bayraktar’ i shkatërron makinerinë ruse të luftës.

Pamjet tregojnë momentin kur droni 'Bayraktar' bombardon mjetet luftarake dhe tanket e Rusisë. Ishin vetë zyrtarët e ushtrisë ukrainase që kanë publikuar këto momente.

Ora 23:41
Lufta në Ukrainë, Sekretari amerikan i Shtetit dënon sulmin e Rusisë pranë kufirit me Poloninë

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken dënoi sulmin e Rusisë pranë kufirit të Ukrainës me Poloninë herët të dielën, duke bërë thirrje që "brutaliteti" të ndalet ndërsa lufta po afrohet edhe më pranë NATO-s.

“Ne dënojmë sulmin me raketa të Federatës Ruse ndaj Qendrës Ndërkombëtare për Ruajtjen e Paqes dhe Sigurisë në Yavoriv, ​​afër kufirit të Ukrainës me Poloninë”, shkroi Blinken të dielën në Twitter.

Ora 23:35
Rusia vendos bllokadë në Detin e Zi, izolon Ukrainën nga tregtia ndërkombëtare detare

Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar thotë se forcat detare ruse kanë vendosur një bllokadë të largët të bregut të Detit të Zi të Ukrainës, duke e izoluar në mënyrë efektive Ukrainën nga tregtia ndërkombëtare detare.

Ora 23:20
Zelensky: Gjigandët e teknologjisë t'i japin fund mbështetjes së produkteve të Rusisë

Gjigandët e teknologjisë Microsoft, Oracle dhe SAP duhet të ndalojnë mbështetjen e produkteve të tyre në Rusi në shenjë proteste ndaj pushtimit të Ukrainës, thotë Zelensky. Në një postim në Twitter drejtuar firmave, Zelensky tha se nuk mund të ketë "gjysmë vendime" ose "gjysmë tone".

Oracle iu përgjigj postimit të tij në Twitter duke thënë se kishte përfunduar të gjitha operacionet në Rusi, kishte ndërprerë aksesin mbështetës. Për më tepër, Oracle tha se kishte pezulluar të gjithë partnerët rusë dhe filialet e tyre. Gjithashtu vuri në dukje se produktet e saj nuk ishin më të autorizuara për eksport, rieksportim ose transferim në Rusi. 

Më 3 mars, Oracle, së bashku me SAP, pezulluan të gjithë biznesin në Rusi. Të nesërmen, Microsoft njoftoi se do të pezullonte të gjitha shitjet e reja në vend.

Ora 23:12
Rusia paralajmëron kompanitë perëndimore në vend: Do ketë arrestime dhe ndëshkime për menaxherët që kritikojnë qeverinë

Rusia paralajmëron kompanitë perëndimore në vend se menaxherët që do të kritikojnë qeverinë mund të arrestohen dhe asetet e kompanive që tërhiqen nga vendi mund të sekuestrohen. 

Kjo është raportuar nga Wall Street Journal, sipas së cilës javët e fundit drejtësia ruse ka paralajmëruar McDonald's, IBM dhe Yum Brands, kompania së cilës i përket Kfc-së

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Beni: 14/03/2022 20:30

    Nuk jane per te lexuar gazetat se jane bere me keq se koha e komunizmit vetem propagande pro Nato dhe Shba dhe vetem mashtrime , kjo gje duhet te mare fund se eshte skandal mediat duhet te jene neutrale thjesht te thone te verteten dhe jo te mbajne anen e atij qe i paguan me shume turp i botes jeni vk te gjithe !

    Përgjigju
  • Loni: 14/03/2022 12:43

    Si heret o shba I bere thirrje bashkekombesve te tu per tu larguar nga Ukrahina !? Apo ju doli situata jasht kontrollit!? Idiotsi Alla usa!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë