Protestuesit kanë nisur me fjalimet e para duke bërë thirrje për largimin e qeverisë Rama. Një protestuese tha se është momenti për të kthyer fëmijët nga emigracioni, ndërsa i drejtoi një mesazh kryeministrit duke u shprehur se diaspora s’do të vijë për pushime, por për protestë.

“Është koha të kthejmë fëmijët tanë nga emigracioni! Shqipëria u takon vetëm atyre! Fëmijët tanë duhet të kthehen në Shqipëri! Për të gjithë ata që thonë pse jemi mbledhur, të gjithë ne e kemi një hall. Boll është boll! Z. Kryeministër, kam një lajm për ty: diaspora këtë radhë nuk do të vijë për pushime, por do të vijë në protestë! Falënderim i veçantë për të gjithë ata që kanë ardhur nga larg, por edhe për të gjithë shqiptarët anë e mbanë botës që po bëjnë protesta. Boll është boll!”, tha ajo duke iu bashkuar thirrjeve “Rama në burg, Berisha në burg!”, tha ajo.


Lajmi kryesor:

LIVE TV- ‘Zvërneci’/ Qytetarët sërish në protestë: Dorëheqje! Sjellin para kryeministrisë gomonen: Emigrimi nuk është zgjidhje