Një protestuese në tubimin përballë kryeministrisë ngriti shqetësime për shitjen e tokave, ligjin për investitorët e huaj dhe projektet në Skavicë, Nartë e Sazan, ndërsa iu drejtua mediave të huaja në gjuhën angleze duke thënë se lëvizja qytetare është bashkuar nga zhgënjimi që qytetarët kanë ndaj të gjitha qeverive, si të majtë ashtu edhe të djathtë.
"Ju falënderojmë që po na jepni hapësirë, sepse shumica e mediave nuk po na pasqyrojnë. Kjo është një lëvizje e të rinjve, që ka nisur prej kohësh, por vetëm tani të gjithë janë bashkuar, sepse kanë parë se çdo qeveri i ka tradhtuar, qoftë e majtë apo e djathtë. Ata kanë miratuar legjislacion që lejon shitjen e tokave kujtdo që e shohin të arsyeshme. Ky është ligji i investitorëve të huaj. Kjo është arsyeja pse njerëzit kanë dalë në rrugë, sepse po shohin projekte si Skavica në veri, si edhe Narta dhe Sazani" tha ajo.
Lajmi kryesor:
LIVE TV - Protesta për Zvërnecin, qytetarët thirrje për dorëheqjen e Ramës para kryeministrisë: Qeveri tranzitore! Nis marshimi në kryeqytet







