TIRANE - Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Mirëqënies Sociale, Erion Veliaj, “u përplasën” me disa protestues gjatë ditës së sotme, gjatë Panarit të Punës.

Një prej protestuesve ka qenë shumë agresive dhe i ka kërkuar llogari ministrit Veliaj se përse e ka pushuar nga puna. Ajo pretendonte se është inxhiniere mekanike por nuk ka lidhje fare me këtë profesion. 

Protestuesja në fjalë është prej vitesh militante e flaktë e PD-së dhe është kryetare e kësaj partie në Kombinat, njësia 6.

Marrë nga Shekulli

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)