Sot në seancën gjyqësore ku pritet të jepet masa e sigurisë për 19 të arrestuarit nga protesta e 16 shkurtit, protestuesit kanë shfaqur sjellje të pahijshme duke mos respektuar institucionin.

Ata kanë lëshuar ovacione dhe thirrje në drejtim të kryeministrit Edi Rama: "Rama ik". Sjellja e tyre ka shkaktuar të qeshura në radhët e gjyqtarëve të pranishëm në sallë.

Protestuesit u arrestuan nga policia pasi tentuan të hyjnë me forcë në ambientet e kryeministrisë gjatë protestës së organizuar nga opozita me datë 16 shkurt.

Florenc Hoxha, ish-kreu i Policisë Bashkiake në kohën kur Basha ishte kryetari i Bashkisë Tiranë