Grupi bërthamor francez "Areva", njoftoi sot se ka nënshkruar në Pekin një protokoll marrëveshjeje me CNNC-në që parashikon futjen në kapital, por në nivel minimal, të grupit bërthamor kinez në aksionet e grupit francez.
"Protokolli i marrëveshjes, i nënshkruar me rastin e vizitës së presidentit francez, François Hollande në Kinë, parashikon gjithashtu një bashkëpunim industrial mes 'Areva'-s dhe CNNC-së në të gjitha aktivitetet e uraniumit, miniera, përpunim, riciklim, logjistikë, shpërbërje dhe çmontim", theksoi në një komunikatë grupi francez.
"Ky projekt do të sjellë shumë oportunitete për 'Areva'-n dhe CNNC-në. Thellimi i bashkëpunimit me partnerët tanë kinezë është një faktor fillestar për sukseset e ardhshme të 'Areva'-s", deklaroi presidenti i këshillit administrativ, Philippe Varin, gjatë ceremonisë së nënshkrimit të protokollit.
/Shqiptarja.com