Në një video që po qarkullon në rrjetet sociale, shihet Ballist Morina duke testuar flamurin e Shqipërisë së Madhe. Ai dëgjohet duke thënë: Kemi me ua kall datën, bash datën kemi me ua kallë.
 
Sidomos Bogdanovit. Rroftë Shqipëria”, vazhdon tutje. Ai planifikoi që flamurin ta lëshonte me helium, mirëpo plani i dështoi në fund duke zgjedhur dronin.
 
Ballist Morina është i vetmi që zyrtarisht ka marrë autorësinë e ngritjes së dronit në Beograd në ndeshjen mes Serbisë dhe Shqipërisë, e cila më parë ishte ndërprerë për shkak të hedhjes së fishekzjarrëve në fushë nga tifozët serbë.


d.b/shqiptarja.com