Pas dhunës dhe ofendime që kemi parë më parë brenda shtëpisë së Big brother Vip, këtë javë banorët janë argëtuar me njëri-tjetrin dhe kanë qeshur së bashku. Prova e radhës i ka bërë banorët të këndojnë, ku Luizi ishte juria brenda shtëpisë dhe do vendoste kush kishte vokalin më të bukur dhe më të qartë. Por, mesa duket edhe këtë herë problemet me Oltën vazhdojnë. Luizi, i cili është vendosur në pozicionin e jurisë, kishte një koment epik për Oltën. Ai tha që nëse ajo do kishte kënduar me ‘playback’, performanca do kishte dalë më i bukur.
Sfida nisi me Kristin, i cili e çeli garën me këngën “Jeanny” të Falco.
Gara vijoi më pas me Tean, Kiarën, Diolën, Bjordin, Oltën, Efin, Enin dhe me të gjithë banorët e tjerë me radhë.