Provat gjenerale të “Pushteti i grave”
komedia nesër në Teatrin Kombëta

Provat gjenerale të “Pushteti i grave”<br />komedia nesër në Teatrin Kombëta
Komedia “Pushteti i grave” ka zhvilluar sonte në mbrëmje provat gjenerale në Teatrin Kombëtar.
  
Komedia brilante e Aristofanit, do të ngjitet nesër në Teatrin Kombëtar me regjinë dhe përshtatjen skenike të Spiro Dunit.
 
Komedia do të shfaqet për tre ditë rresht, në datat 14-15 e 16 Prill. “Pushteti i grave” që ka për autor komedianin dhe dramaturgun e famshëm satirik të Athinës, Aristofanin, mbështet rolin e gruas në shoqëri.
 
Temat e tij ishin shumë demokratike për kohën. Vetëm 19 vjet pas “Lisistratës” në vitin 392 para Krishtit, Aristofani i rikthehet temës së politikës dhe pronës me komedinë “Pushteti i grave”.
 
Aristofani ka lindur në vitin 445 para Krishtit në Athinën e shekullit të artë të Perikliut. Cilësohet si përfaqësues etalon i komedisë satirike athinase, asaj që sot emërohet “Komedia Antike”.
 
Është i vetmi që shkroi 46 vepra gjatë shekullit të pestë para Krishtit, nga të cilat kanë shpëtuar 11 vepra të plota dhe 924 fragmente të pjesshme. Aristofani kishte tepër miqësi me Eskilin, por u ndikua shumë nga Euripidi aq sa asokohe doli termi “europidoaristofanizon”. Aristofani vdiq në vitin 386 para Krishtit, në qytetin e tij të dashur Athinë, jetës shoqërore dhe problematikave së cilës i kushtoi gjithë veprat e tij.
 
Sipas regjisorit Spiro Duni vepra e Aristofanit edhe pse u shkrua në antikitet tingëllon shumë aktuale.
 
“Provoj të shkruaj vetë një komedi, i frymëzuar dhe duke variuar mbi komedinë e Mjeshtrit të Madh. Kjo pa patur synimin të bëhem komediograf por thjesht nisur nga fakti që do marr nga Aristofani atë që na shërben më shumë, atë që na bën aktualë përjetë autorët e mëdhenj”, shprehet regjisori Duni.
 
Ndërsa për sa i preket përputhjes së situatave politike me realitetin, regjisori ka gjetur disa pika takimi.
 
“Kjo është demagogjia dhe premtimet e pafund të atyre që lakmojnë pushtetin e së nesërmes.Marr nga Aristofani natyrën e konfliktit, ngjarjen bazë, dialogët ekspresivë dhe i harmonizoj në një vepër të re që nuk është as për Greqinë e antikitetit, as për Shqipërinë sot dhe as për ndonjë vend tjetër konkretisht. Është gjetur simbolikisht një vend pa emër, në të cilin ndodhin ngjarjet e veprës, zhvillohen ato dhe hedhin ide që do t’i shërbejnë sado pak përmirësimit të gjendjes shpirtërore dhe argëtimit të spektatorëve tanë”, thotë Duni duke u shprehur më tej, se i është dashur shumë punë për ta kthyer veprën e Aristofanit në të tijën.
 
Në komedinë “Pushteti i grave” luajnë aktorët Flaura Kureta, Naun Shundi, Helidon Fino, Laert Vasili, Rajmonda Bulku, Elia Zaharia, Ligoraq Riza, Sokol Angjeli, Ardian Cerga, Krafil Shena, Andon Koço, Gladiola Harizaj, Niada Saliasi, Luli Hoxha, Gjergj Mena, Klodian Hoxha, Dori Çaushi, Julinda Emiri.
Skenografia është e Fatbardh Markut, ndërsa kostumografe është Laedia Hajdari.
 
Komedia do të shoqërohet edhe me muzikë e koreografi, ku do të marrin pjesë kitaristi Klement Marku, violinisti Zeqir Sulku, ndërsa koreografia është e Artan Ibërshinit. Në skenë do të ngjiten balerinat Xheni Saliu, Romina Taga, Erlinda Matoshi, ndërsa muzika do të jetë e Elina Dunit, këngëtare e njohur, që është edhe e bija e regjisorit Spiro Duni.

pushteti i gruas

pushteti i gruas

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kontrolle në hotelin ky dyshohet se ndodhen 2 persona të shumëkërkuar! Policia lokale nuk ishte njoftuar

RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kontrolle në hotelin ky dyshohet se ndodhen 2 persona të shumëkërkuar! Policia lokale nuk ishte njoftuar