Sot maturantët në të gjithë vendin zhvillojnë provimet e fundit të gjimnazit të nevojshme për të nisur universitetin. Por në Lazarat provimet e lëndës me zgjedhje mbeten një “mision i pamundur” në kushtet kur në fshat jeta është e pasigurt për shkak të të shtënave të ajër të mbrojtësve të kanabisit. 

Për të mos i privuar maturantët e këtij fshati nga e drejta për të nisur studimet e larta, është gjetur një zgjidhje për t'i transportuar maturantët e Lazaratit në Gjirokastër të dhënë provimin e lëndëve me zgjedhje.

Për të shmangur çdo rrezik maturantët janë shoqëruar drejt Gjirokastrës nga Ministria e Arsimit dhe forcat policore.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)