Provimet, 450 maturantë “kundër” 
vlerësimit të dhënë nga AKP-ja 

Provimet, 450 maturantë “kundër” <br />vlerësimit të dhënë nga AKP-ja 
TIRANE- Nga 45 mijë maturantë që kanë dhënë provimet me zgjedhje, kanë kërkuar që të tërheqin fotokopjen e testit vetëm 150. Të dhënat e Agjensisë Kombëtare të Provimeve tregojnë se ka pasur një numër të ulët të kandidatëve që kanë kërkuar tezën për të kontrolluar rezultatin dhe vlerësimin që kanë dhënë korigjuesit.

“Ka përfunduar procesi i kërkesave për të tërhequr testin dhe janë 150 kërkesa që kanë ardhur nga Drejtorinë Arsimore në AKP. Të gjitha këto kërkesa do të shqyrtohen nga institucioni dhe do të dërgohet fotokopja e tezës, në çdo drejtori, duke filluar nga java e ardhshme. Numëri më i madh i kërkesave është bërë në qarkun e Tiranës, konkretisht 100 nga 150 që është totali”, - u shpreh në një prononcim për gazetën, drejtoresha e Agjensisë Kombëtare të Provimeve Rezana Vrapi. Të dhënat e AKP-s, tregojnë se lënda që është kërkuar më shumë fotokopja e tetsit është Matematika e Thelluar.
Numëri i ulët i ankesave ka qënë dhe në provimet e detyruara. Agjensia Kombëtare e Provimeev thotë se në dy provimet e detyruara, atë të Gjuhë-Letërsisë dhe Matematikës kanë kërkuar fotokopjen e tezës vetëm 300 maturantë nga 42 mijë që dhanë provimin. Numëri i ulët i ankesave sipas AKP-s, tregon se maturantët janë të ndërgjegjëshëm për vlerësimin, duke u bazuar dhe te skemat që janë publikuar për çdo provim. Të gjithë maturantët që kanë marrë një fotokopje të testit, mund të kontrollojnë çdo pikë që kanë dhënë vlerësuesit, por edhe nëse ka gabime rezultati nuk mund të ndryshojë.

Sipas Rregullores së Maturës Shtetërore “maturantët nuk mund të kërkojnë rivlerësim të rezultatit”, si për provimet e detyruara dhe për provimet me zgjedhje. Të pyetur nga gazeta përfaqësues të Ministrisë së Arsimit thonë se se “edhe në raste kur vërehen gabime, (nuk mund të ketë pasi kontrollohet nga 2 vlerësues), vlerësimi mbetet i pandryshuar”.

Aplikimi me formularin A2
Kur është mbyllut faza e ankesave, maturantët janë në pritje të publikimit të formularit A2. Por, pa u miratuar më parë kuotat e pranimit në universitete, nuk mund të publikohet formulari A2.  Sipas Ministrisë së Arsimit kuotat do të shqyrtohen nga MAS dhe pritet të miratohen në mbledhjen e ardhshme të Këshillit të Ministrave.

Pas publikimit të kuotave dhe formularit, A2, do të nisë plotësimi i tij duke përzgjedhur 10 degë. Maturantët pritet të kenë 1 javë kohë në dispozicjon për të zgjedhur degët me të cilat do të konkurojnë në Universitet.

Ndërkohë Agjensia Kombëtare e Provimeve ka publikuar dhe paketen informuse të formularit A2, që janë koefiçentët, pikët e fituesit të fundit një vit më parë dhe formula e llogaritjes së pikëve “online”. Ashtu si një vit më parë, këtë vit mesatarja përbën 26% të pikëve totale, provimet e detyruara nga 20% secili, ndërsa provimet me zgjedhje nga 17%. Rregullorja e maturës shtetërore 2015-t parashikon se menjëherë pas plotësimit të formularit A2, Agjensia Kombëtare e Provimeve do të publikojë Librin e Transparencës me pikët e kandidatëve për çdo degë.


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 19 Korrik 2015

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)   

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

Kryebashkiakët e Berishës 'tradhtojnë mosbindjen civile', shkojnë në takimin e Ramës

Kryebashkiakët e Berishës 'tradhtojnë mosbindjen civile', shkojnë në takimin e Ramës