Për nxënësit e maturës shtetërore, afrimi i provimeve të detyrueshme dhe atyre me zgjedhje, përbën një nga periudhat më të vështira për ta.
Angazhimi në mënyrë intensive në konsultime, që përcaktohen nga MAS për t'u ardhur në ndihmë maturantëve, shoqërohet me stres nga ana e nxënesve.
Sakaq, sipas një vëzhgimi të kryer nga ATSH-ja, nxënësit e shohin maturën shëtetërore si momentin kryesor për të përcaktuar drejtimin e jetës së tyre.
Provimet për 45 mijë maturantë në mbarë vendin janë përcaktuar nga Ministria Arsimit më herët se vitet e kaluara. Testi për secilin nga provimet e detyruara do të përmbajë 25 pyetje, nga të cilat 13 me përgjigje alternative, që vlerësohen me 1 pikë secila (13 pikë gjithsej) dhe 12 pyetje me zhvillim, të cilat vlerësohen me 37 pikë. Testi vlerësohet maksimalisht me 50 pikë. Testi për secilin nga provimet me zgjedhje do të përmbajë 20 pyetje, nga të cilat 10 pyetje do të jenë me përgjigje alternative, që vlerësohen me 1 pikë secila (10 pikë gjithsej) dhe 10 pyetje me zhvillim të cilat vlerësohen me 30 pikë. Testi vlerësohet maksimalisht me 40 pikë.
Gjuha e huaj do të jepet më 23 maj
Gjuha shqipe më 29 maj
Matematika me 9 qershor
Provimet me zgjedhje me 19 qershor
Provimet e detyruara zgjasin 2 ore e 30 minuta secila, ndersa provimet me zgjedhje zgjasin 3 orë. //atsh/