Provimet e shtetit për mësuesit
testi i parë më 15 korrik

Provimet e shtetit për mësuesit<br />testi i parë më 15 korrik
TIRANE - Të gjithë ata që kanë mbaruar shkollën e lartë për mësuesi dhe duan ta ushtrojnë këtë proffesion, duke filluar nga data 15 korrik duhet t’u nënshtrohen provimeve të shtetit.

Sezoni i provimeve të shtetit për mësuesit do të nisë më 15 korrik. Kështu ka bërë të ditur Agjencia Kombëtare e Provimeve, sipas së cilës sezoni do të përfundojë në 26 korrik.

Provimi i parë do të jetë ai i gjuhës shqipe, në 15 korrik, ndërsa më pas do ti nënshtrohen testit mësuesit e historisë dhe gjeografisë. Në 18 korrik do të jenë tre orare të ndryshme për mësuesit e matematikës dhe fizikës, dhe ne 19 korrik do të jetë informatika.

Provimet vijojnë me gjuhët e huaja, ku ata të gjuhës angleze do të ti nënshtrohen testit në 22 korrik dhe gjuha italiane, frënge, greke, një ditë më pas.

Në 24 korrik do të jenë mësuesit e biologjisë dhe kimisë dhe në 25 ata të edukimit fizik, shkencave sociale dhe arsimit fillor.

Artet figurative dhe muzika do të mbyllin sezonin në 26 korrik. Mësuesia është profesioni më i ri që është përfshirë në profesionet e rregulluara.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarj.com (print) 11.06.2013
 
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

E konfirmojnë në Kosovë, Ilir Daja largohet nga FC Ballkani! Gati rikthimi te Dinamo në Superligë

E konfirmojnë në Kosovë, Ilir Daja largohet nga FC Ballkani! Gati rikthimi te Dinamo në Superligë