TIRANE- Nesër nis testimi për të gjithë ata nxënës të cilët kanë rezultuar mbetës në provimit e lirimit. Sipas urdhrit të dalë pak ditë më parë nga Ministria e Arsimit, në datën 27 gusht do të zhvillohet provimi i Gjuhës Shqipe, ndërkohë që në datën 30 gusht ai i Matematikës. Provimet kombëtare të arsimit bazë do të nisin në orën 10.00 dhe zgjasin 2 orë e 30 minuta. Sa i përket hartimit të testeve ato do të kryhen sipas rregullores përkatëse.
Ndërkohë sa i përket provimeve të Maturës Shtetërore në udhëzimin e MAS është parashikuar që ato të zhvillohen në muajin shtator. Më saktësisht, provimi i gjuhës së huaj do të zhvillohet më 10 shtator, gjuhë shqipe dhe letërsi në 13 shtator. Kurse provimi i Matematikës më 16 shtator dhe ai i lëndëve me zgjedhje 22 shtator.
Sipas rregullores për provimet me detyrim, testi do të përmbajë 25 pyetje, nga të cilat 13 janë përgjigje alternative dhe vlerëson me 13 pikë dhe 12 pyetje me zgjidhje që vlerësohen me 37 pikë.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com